Kapitujt

Jobi: 20. Rendi i drejtėsisė nuk ka pėrjashtime

20

1 Fjalėn e mori Sofar Naamatiti e tha:

2 “Mendja mė shtyt pėrgjigje tė tė jap,

sepse nė mua vlon truri i ndriēuar.

3 Me fjalė tė tua paditėse mė ke ngacmuar,

i dijes sime shpirti do tė pėrgjigjė.

4 Pse a s’e di se gjithmonė,

qė kur u vu mbi tokė njeriu

5 se jetėpak ėshtė gėzimi i tė mbrapshtėve

se ēak‑fak kalon fati i mėkatarėve.

6 Nėse der nė qiell arrin madhėshtia e tij,

nėse me kokė ai retė ia del t’i ndeshė,

7 porsi plehu fshihet pėr gjithmonė,

kush e pa do tė pyetė: ‘Ē’e mori?’

8 porsi ėndrra vrik do tė zhduket,

do tė kalojė si vegimi i natės.

9 Kush e pa mė s’do ta shohė,

vendi i tij mė s’do ta kėqyrė,

10 tė bijtė tė varfrit do t’i dėmshpėrblejnė,

me duar tė veta plaēkat do t’i kthejnė.

11 Eshtrat e tij nė lule tė rinisė

bashkė me tė nė pluhur do tė prehen.

12 Pėr gojė tė tij e keqja ish’ e ėmbėl

ai e ruante nėn gjuhėn e vet.

13 Ruhet mirė tė mos e pėrpijė,

nėn qellzė tė vet e fsheh kujdesshėm.

14 Por ushqimi nė bark i kalbet,

helm shlligash i bėhet nė zorrė.

15 Pasuritė qė hėngri do t’i vjellė,

Hyji vetė prej barkut do t’ia nxjerrė.

16 Thithur ka prej shlligash helm:

gjuha e shlligės do ta vrasė!

17 Mos i paftė mė rrėketė e vajit,

pėrrenjtė qė rrjedhin mjaltė e tlyen!

18 Pa e shijuar do ta kthejė fitesėn,

s’do ta gėzojė tregtinė qė bėri.

19 Sepse tė varfėrin e shkeli, e ndrydhi,

rrėmbeu shtėpitė qė s’i ndėrtoi.

20 Barku i tij kurrė nuk u ngop,

visarėt s’do ta shpėtojnė.

21 S’la gjė pėr tė ngopur grykėsinė,

mirėqenia e tij gjatė s’do tė qėndrojė.

22 Nė kulm tė kamjes nė mjerim do tė bjerė,

gjithė e keqja do tė sulet mbi tė.

23 Nė dashtė ta fajė barkun e vet:

zemėrimin Hyji do ta lėshojė mbi tė.

24 Nėse armės sė hekurt ia del t’i shpėtojė,

do tė shitohet nga harku i bronztė.

25 Anė pėr anė do ta shitojė shigjeta

dhe mėlēinė rrufeja shigjetuese.

Kahdo t’ia mbajė do ta sulmojė tmerri.

26 Tmerri i frikshėm gjithkund nė pritė i rri,

e djeg flaka prej askujt e ndezur:

do t’i digjet gjithēka nė tendė i mbeti!

27 Qielli nė dritė do tė qesė mbrapshtinė e tij,

kurse toka kundėr tij do tė ngritet.

28 Shtėpinė e tij do ta marrė lumi,

hidhėrimi i Hyjit krejtėsisht do ta zhdukė.

29 Kjo ėshtė pjesa qė Hyji i jep tė paudhit,

trashėgimi qė prej Zotit merr”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Rendi i drejtėsisė nuk ka pėrjashtime