Kapitujt

Jobi: 21. Faktet flasin ndryshe

21

1 Jobi mori fjalėn e tha:

2 “Ju lutem dėgjojini fjalėt e mia,

kaq ngushėllim prej jush ta kem!

3 Mė lejoni njėherė tė flas

e pastaj sa tė doni qeshni.

4 Vallė a ankohem kundėr njė njeriu,

qė tė mos kem pse ta humbas duresėn?

5 Po mė vėshtroni: a s’shtangoheni,

me dorė gojėn a nuk do ta qepni?

6 Data mė kap kur mendoj veten,

rrėnqethje e tmerrshme krejt mė pėrshkon!

7 Pse keqbėrėsit a pak jetojnė?

Madje plaken e nė begati!

8 Bashkė me ta mbarė u shkon bami,

pinjollat ndėr sy u shtohen.

9 Tė sigurta i kanė shtėpitė e tė qeta,

thupra e Hyjit kurrė mbi ta nuk bie.

10 Mėzetėt e tyre si tė askujt,

lopėt iu pjellin, shterp s’u mbesin.

11 Fėmijėt e tyre tufa qengjash,

djemtė u kėrcejnė plot hare.

12 E luajnė cetrėn e tupanin

dhe kėnaqen me kėngė zambaresh.

13 Nė mirėqenie jeta u kalon,

plotėsisht tė qetė nė Nėntokė zbresin.

14 E pra kėta i thoshin Hyjit:

‘Na u hiq sysh!

S’duam t’i njohim udhėt e tua!

15 Kush ėshtė Hyji qė t’i shėrbejmė?

Ē’fitesė kemi nėse Atij i lutemi?’

16 Dorėn plot e kanė me tė mira

pa ēarė fare kokėn pėr Hyjin!

17 A shpesh tė mbrapshtėve u shuhet drita?

Kur papritmas e liga i gjen?

Sa herė tė liga nė zemėrim u ēon Hyji?

18 Pse a kashtė ėshtė ai thua nė erė,

apo byk qė e tret stuhia?

19 Pėr bamė tė tij Hyji e ruan ndėshkimin?

Atė tė godasė, ai vetė tė paguajė!

20 Ai me sy ta shohė se vdes

e le tė gjerbė nga zemėrimi i Hyjit.

21 Po a thua ngushtė ėshtė pėr shtėpi pas vdekjes,

kur numri i muajve tė tij tė jetė kryer?

22 Pse a ndoshta dija i mėsohet Hyjit

qė i gjykon krijesat atje lart?

23 Njėri vdes me tė gjitha tė mirat

shumė i pasur e plot qetėsi:

24 Me pėrmbrendėse tė ngarkuara me dhjamė,

palca eshtrave pa u munguar;

25 kurse tjetri vdes nė mjerim,

pa e pasė gėzuar nė jetė ndoj tė mirė,

26 e prapė sė bashku prehen nė dhe,

baras tė dy me krimba tė mb’luar!

27 Heu sa mirė i di mendimet tuaja,

se ē’shestoni kundėr meje tė thoni,

28 sepse mė pyetni: ‘Ku ėshtė sht’pia e prijėsit?

Ku ėshtė tenda ku banonin tė mbrapshtit?’

29 Pse a s’i pyetėt kalimtarėt udhės?

Provat e tyre s’keni si i mohoni

30 se nė ditė tė vėshtirė keqbėrėsi po kursehet

dhe shpėton nga dita e zemėrimit.

31 Kush pėr sjellje, ndėr sy e qorton,

e ndėshkon kush pėr tė kėqijat qė bėri?

32 Nė varr pėrcillet me nderime,

pėr mė tepėr varri i ruhet.

33 E lehtė pėr tė do tė jetė ledina,

pas e para i shkojnė tė gjithė njerėzit!

34 Ē’kuptim kanė, pra, ngushėllimet qė mė jepni?

Sa tė gabuara janė pėrgjigjet tuaja”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Faktet flasin ndryshe