Kapitujt

Jobi: 23. Hyji ėshtė larg dhe e keqja ngadhėnjen

23

1 U pėrgjigj Jobi edhe tha:

2 “Edhe taniankimin e kam tė hidhur,

rėndė mbi mua peshon dora e tij.

3 Sikur tė dija vetė Atė ta gjeja,

oh tė mbėrrija deri nė fron tė tij!

4 Njė gjykim para Tij do tė hapja,

plot arsye do tė ishte goja ime.

5 Do t’i ndjeja arsyet qė do tė mė jepte,

do tė kuptoja se ēka Ai do tė mė thoshte.

6 A do tė nxehej nė rragatje me mua?

Jo! Mjaft do tė mė dukej tė mė dėgjonte ankimin!

7 Atėherė do tė shihte nje kundėrshtar tė drejtė,

ēėshtja ime do tė dilte ngadhėnjyese.

8 Nė shkofsha nė lindje Ai s’do tė mė dėftohet,

as nė perėndim s’do ta takoja,

9 majtė n’u sjellsha askund s’do ta ndeshja,

nėse marr djathtas, syri s’do tė ma shohė.

10 E pra, jetėn Ai mua mirė ma njeh,

le tė mė sprovojė: ar i pastėr dal!

11 Kėmba ime gjurmėve tė tija ecėn,

kurrė s’e shmanga nė jetė udhėn e tij.

12 Pikė pėr pikė Ligjin ia kam mbajtur,

fjalėt e tija nė zemėr i kam vėnė.

13 Ēfarė vendos kush e bėn tė ndėrrojė?

Ēka synoi Ai gjithmonė e zbatoi.

14 Do tė zbatojė ē’ka nė mend pėr mua,

si ēdo tjetėr qė e ka shestuar.

15 Prandaj dridhem para tij,

e mendoj e frika mė kap.

16 Hyji zemrėn mė ka ligėshtuar,

i Gjithpushtetshmi mė ka tmerruar.

17 S’ėshtė errėsira qė mė merr jetėn,

as terri qė f’tyrėn mė mb’lon.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Hyji ėshtė larg dhe e keqja ngadhėnjen