Kapitujt

Jobi: 24. Tė vobekėtit nga udha i dėbojnė

24

1 Pėrse i Lumi nuk vrojton do kohė?

Besimtarėt pse s’ia njohin ditėt?

2 Tė paudhit kufijtė i luajnė,

rrėmbejnė delet edhe i kullosin,

3 bonjakėve u marrin gomarin,

vejushės kaun pėr peng ia marrin.

4 Tė vobekėtit nga udha i dėbojnė,

tė shkretėt sė bashku detyrohen tė fshihen.

5 Ja tek janė si gomarėt nė shkretėtirė,

dalin nė punė pėr bukė tė fėmijėve,

kėrkojnė pre nė kullota tė njoma.

6 Korrin arat qė s’janė tė tyre,

vjelin vreshtat e mėkatarit.

7 Kalojnė natėn pa mb’lojė, zhveshur,

s’kanė me ēka tė mb’lohen prej tė ftohtit.

8 Lagen, ndragen malit nė shi,

pa banesė qetave u qasen.

9 Nga gjiri i ndajnė jetimat,

skamnorit peng fėminė ia marrin.

10 Tė zhveshur ecin pse s’kanė petka,

tė uritur bartin kallinj.

11 S’kanė mulli pėr tė shtrydhur vaj,

shtrydhin rrush e mbeten tė etur.

12 Tė sėmurė pėr vdekje rėnkojnė nė qytet,

tė plagosurit thėrrasin kushtrim,

por Hyji s’ua dėgjon luten.

13 Ata dritės i kundėrshtuan,

s’deshėn tė dinė pėr udhė tė tij,

dhe s’qėndruan nė shtigje tė tija.

14 Nė mėngjes ngritet vrastari,

vret skamnorin e tė vobektin.

15 Nė natė tė thellė lėvizin vjedhėsit

16a e nė errėsirė shtėpitė i thejnė.

15 Syri i pushtit ruan terrin

thotė me vete: ‘Askush s’mė sheh!’

e f’tyrėn ia mbulon vetes.

16b Gjatė ditės tė fshehur rrinė,

tė gjithė ata qė urrejnė dritėn.

17 Pėr ta agimi ėshtė hije vdekjeje,

tmerri i vdekjes i kap kur zbardh drita”.

Biseda e Sofarit /pjesa e parė/

18 “Ėshtė i lehtė mbi sipėrfaqe tė ujit,

pjesa e tij e nėmur ėshtė mbi tokė,

dhe askush s’e mėsyn vreshtin e tij.

19 Thatėsia e vapa e shterrin ujin e borės,

ashtu Sheoli i pėrpin mėkatarėt.

20 Kraharori i nėnės e harroftė

ėmbėlsirė pėr krimba u bėftė;

s’do tė kujtohet padrejtėsia

e do tė pritet porsi druri.

21 E mundoi gruan qė s’lind,

vejushės sė gjorė tė mira s’i bėri.

22 Por i Lumi e rrudh tė dėrhuzdtin,

nė kundėrshtoftė, e humb shpresėn e jetės.

23 E la tė mendojė se s’ėshtė nė rrezik,

sjelljes sė tij kurrė s’ia ndanė sytė.

24 Lart pėr pak ngriten e zhduken,

bien poshtė si ēdo gjė e vdekshme,

si njė kallėz qė drapri e pret.

25 Pse a s’ėshtė kėshtu? Kush nė gėnjeshtėr mė qet?

Poshtė mua fjalėt kush mundet tė m’i hedhė”?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Tė vobekėtit nga udha i dėbojnė