Kapitujt

Jobi: 29. Ankimet dhe mbrojtja e Jobit:

29

1 Jobi vazhdoi poemėn e vet e tha:

2 “Oh, tė m’u ktheheshin muajt e shkuar,

ato ditė kur Hyji mė ruante,

3 kur mbi kokė mė ndriēonte dritėza e tij,

kur nė dritė tė Tij ēaja errėsirėn!

4 Tė bėhesha si nė rininė time,

kur si mik nė tendė mė vinte Hyji,

5 kur me mua ishte i Lumi

e pėrreth mecat e mi,

6 kur me qumėsht i laja kėmbėt,

kur nga guri rrėke mė rridhte vaji!

7 Kur unė dilja nė log tė kuvendit,

shkėmbin tim kur e vija nė shesh,

8 mė shihnin tė rinjtė e iknin tė fshihen,

pleqtė nė kėmbė brafshin e ashtu qėndronin!

9 Heshtnin prijėsit, zė s’lėshonin

e me dorė gojėn e mbyllnin.

10 Fisnikėt zėrin e rrudhnin

e pėr qellzė gjuha u ngjitej.

11 Kush mė dėgjonte mė mbante tė lum,

kush mė shikonte mė jepte nder.

12 Pse i ndihmoja tė varfrit qė kėrkon ndihmė

e bonjakut qė kush s’e pėrkrah.

13 Me bekime mė mb’lonte i vdekatari,

zemrės sė vejės ia dhuroja gėzimin.

14 Porsi petk vishja drejtėsinė,

shall tė leshtė e kisha tė drejtėn.

15 Sy pėr tė verbėrin, kėmbė pėr tė shqeptin isha,

16 babė pėr tė varfėrin, mbrojtės pėr tė huajin!

17 Keqbėrėsit turinjtė ia theja,

prej dhėmbėve ia nxirrja prenė!

18 Mendja mė thoshte: ‘Nė ēerdhėn time

plot shėngjergja unė do tė vdes.’

19 Rrėnja ime nė ujė arrin,

gemat natėn m’i lag vesa.

20 Nderi im gjithmonė nė rritje,

shigjeta ime gjithnjė do tė pėrtėrihet!

21 Ma dėgjonin, fjalėn mė pėrkrahnin,

ishin tė gatshėm tė m’i dėgjonin kėshillat.

22 Kush s’guxonte tė ma presė fjalėn,

mbi ta fjala si shi mė rridhte!

23 Mė prisnin fjalėn sikur pritet shiu,

gojėhapur si nė shi pėrtėritės!

24 Nėse u qeshja s’mund tė besonin,

mė vėrenin nė f’tyrė qė tė mė dinė

mendimin.

25 Kur doja tė shkoja ndėr ta,

gjithmonė zija kryet e vendit,

rrija si mbret me ushtri rrethuar,

sepse isha ngush’llues i tė mjerėve”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Ankimet dhe mbrojtja e Jobit: