Kapitujt

Jobi: 32. Ndėrhyrja e Eliuhit

32

/31, 40b/ Kur Jobi u dha fund fjalėve tė veta, 1 ata tre njerėz pushuan t’i pėrgjigjeshin, sepse Jobi e mbante veten tė drejtė. 2 Por atėherė u hidhėrua dhe u zemėrua Eliuhi, biri i Barakelit tė Buzit, i fisit Ramaj. E u hidhėrua nė Jobin sepse thoshte pėr vete se ishte i drejtė para Hyjit. 3 Gjithashtu u zemėrua edhe nė miqtė e vet, sepse nuk ditėn tė gjejnė pėrgjigje, por vetėm e dėnuan Jobin. 4 Kėndej edhe Eliuhi priti deri sa foli Jobi, sepse ata qė flisnin ishin mė tė moēėm. 5 Por, si pa Eliuhi se ata tre nuk mundėn t’i pėrgjigjeshin, u hidhėrua shumė.

6 Atėherė e mori fjalėn Eliuhi, biri i Barakelit Buzit, dhe tha:

“Pėr kah mosha i ri unė jam,

kurse ju e arritėt pleqėrinė,

prandaj edhe frikė kisha dhe droja

t’jua tregoj mendimin tim.

7 Mendoja: ‘Le tė flasė mosha

dhe tė thinjurit dijen ta mėsojnė!’

8 Por sa po shoh ėshtė shpirti nė njerėzit,

ėshtė frymėzimi qė vjen prej tė Lumit,

qė njerėzve u jep kuptim.

9 Mosha e gjatė s’e jep urtėsinė

e shpesh pleqtė s’e dallojnė tė drejtėn.

10 Kėndej dhe unė ju ftoj tė mė dėgjoni,

dua edhe vetė t’jua dėftoj dijen.

11 Me vėmendje jua dėgjova fjalėt,

urtisė suaj veshin ia vura

tė zgjidhni ēėshtjen kur sprovuat.

12 U mundoja vesh t’ju marr.

Por mjerisht, sa unė po shoh,

ju asnjėri s’qetė tė zotėt

ta bindnit Jobin...

t’u pėrgjigjeshit fjalėve tė tija!

13 Ruaj se thoni: ‘Gjetėm dijen,

ta dėnojė Hyji e jo njeriu!’

14 Prandaj fjalė s’do tė them si kėto,

as si ju s’do t’i pėrgjigjem.

15 Mbetėn tė mundur, nuk pėrgjigjėn,

nga biseda hoqėn dorė.

16 Prita, por ata mė s’folėn,

pasi mbetėn shtang pa pėrgjegje,

17 mė takon mua tani tė pėrgjigj,

ta dėftoj dijen qė kam.

18 E kam mjaft veē fjalė pėr tė thėnė,

se mė shtyt shpirti brend nė krah’ror.

19 Jam fryrė si mushti i mbyllur

qė i pėlcet rrėshekėt e rinj!

20 Do tė flas qė pakėz tė shfrej,

buzėt do tė hap e do tė ligj’roj.

21 S’do tė shikoj se kush ēka ėshtė,

askėrkėnd unė s’do tė pėrkėdhel,

22 unė nuk di kurrsi tė lurtoj:

Basi im me shpejt do tė mė shuante”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Ndėrhyrja e Eliuhit