Kapitujt

Jobi: 34. Paaftėsia e tre dijetarėve pėr ta shfajėsuar Hyjin

34

1 Eliuhi e rimori fjalėn. Ai tha:

2 “Dėgjojini, o tė dijshėm, fjalėt e mia,

o ju tė ditur, mua mė vėshtroni!

3 Pasi veshi i dallon fjalėt

me shijim qiellza ushqimet:

4 prandaj tė shqyrtojmė ēka ėshtė e drejtė,

tė ēmojmė sė bashku ē’ėshtė mė mirė.

5 Pasi Jobi tha: ‘I drejtė jam,

porse Hyji tė drejtėn ma mori.

6 Jam i drejtė e rrenacak mė mbajnė,

i shigjetuar pa farė faji’,

7 ka ndokund burrė porsi Jobi,

qė e pi talljen porsi ujin?

8 Qė rrugon bashkė me keqbėrėsit,

qė ecėn me tė patenzonė?

9 Sepse tha: ‘Njeriut s’i vlen

me Hyjin miqėsisht tė sillet’.

10 Pra, mė dėgjoni burra tė menēur:

larg prej Hyjit paudhėsia

e prej tė Lumit padrejtėsia!

11 Sipas veprave njeriun shpėrblen,

sipas sjelljes shpaguan gjithkėnd.

12 Vėrtet Hyji kurrė keq s’bėn,

kurrė i Lumi s’e shkel tė drejtėn!

13 Kush atėherė ia beson botėn?

Mbarė rruzullin kush e sheston?

14 Po tė rikthente frymėn nė vete,

po tė tėrhiqte shpirt e frymė,

15 coftė do tė binin tė gjithė gjallorėt,

njeriu nė pluhur do tė kthehej.

16 Nėse merr vesh, dėgjo kėtė,

dėgjo zėrin e bisedės sime.

17 Mund tė sundojė kush e urren tė drejtėn?

Guxon tė dėnosh tė Drejtin e tė drejtėve,

18 qė mbretit i thotė: ‘Mbrapshtan!’

edhe prijėsve: ‘Tė patenzonė’!,

19 qė princave pajė s’u mban,

s’bėn dallim: skamnor e i pasur,

pse janė vepėr e duarve tė tija?!

20 Ēėk‑fėk zhduken nė thellėsi tė natės;

grinden popujt e shkatėrrohen,

zhduk dhunuesin pa vėshtirėsi.

21 Ai njeriut ia sheh udhėt,

nė shuplakė tė dorės hapat ia ka!

22 Nuk ka terr as hije vdekjeje

qė ta fshehė atė qė bėn keq.

23 Askujt Hyji mė parė s’i tregon,

kur i duhet para Tij nė gjyq tė dalė.

24 I zhduk tė mėdhenjtė pa hetuesi,

nė vend tė tyre tjerė vė nė pushtet,

25 sepse veprat fort mirė ua njeh,

dhe njė natė i pėrplas e i shqelmon.

26 Si keqbėrėsit ata i godet

mu aty ku mbarė bota i sheh!

27 Qėllimisht pse prej Tij u larguan,

t’i kuptojnė nuk deshėn udhėt e tija.

28 Tek Ai mbėrriti britma e skamnorit,

ua dėgjoi tė vobektėve klithmėn.

29 Nėse hesht kush mund ta dėnojė?

Nėse e fsheh f’tyrėn kush e sheh?

Por kujdeset pėr popuj e njerėz,

30 tė mos mbretėrojė i patenzoni

qė tė mos bėhet lak pėr popull.

31 Nėse ndokush Hyjit i thotė:

‘Ē’ m’u desh pėsova! Mė s’do tė mėkatoj.

32 Ēka s’kuptoj ti tani ma mėso,

keq nė punova, s’do tė vazhdoj.’

33 Si pas teje a s’do ta falė

pse ti gjyqin s’ia pėrfill?

Ty tė takon tė zgjidhėsh e jo mua:

zbraze, pra, dijen qė ke.

34 Njerėz’t e urtė mua do tė mė thonė,

ēdo i ditur qė do tė mė dėgjojė:

35 Jo, si i urtė nuk foli Jobi,

fjalėve tė tija u mungon dija!

36 Prandaj Jobi der nė fund le tė sprovohet

pse pėrgjigj si keqbėrės tė ishte,

37 mėkatit tė vet pse ia shton kryengritjen,

ndėrmjet nesh me shuplakė rreh,

kundėr Hyjit i shton blasfemitė”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Paaftėsia e tre dijetarėve pėr ta shfajė...