Kapitujt

Jobi: 37. Vetėtima mbarė qiellin ēan

37

1 Po prej kėsaj zemra mė dridhet,

jashta parzmės do tė mė dalė!

2 Pa dėgjoni si i buēet zėri,

buēimėn qė i del nga goja!

3 Vetėtima mbarė qiellin ēan,

skajet tokės ia vezullon!

4 Bubullima ulėrin pas saj,

gjėmon zėri i madhėrisė sė tij,

gjė s’i ndal atėherė rrufetė!

5 Po, gjėmon Hyji me zė tė mrekullueshėm,

pėrfton vepra tė mėdha, tė pashqyrtueshme.

6 I urdhėron borės tė zbresė mbi tokė,

shtrėngatės tė bjerė me rrėmbim.

7 I kyē njerėzit brenda nė shtėpi

tė njohė secili kėshtu veprėn e tij.

8 Egėrsirat nė strofuj struken,

kyēen nė shpella, me ankth presin.

9 E rreptė ngritet nga jugu stuhia,

era sjell nga veriu cegmin,

10 Hyji fryn, akulli ngrin,

sipėrfaqja e uj’t ngurrohet.

11 Rufeja nga reja hidhet,

retė atėherė vetėtima lėshojnė

12 qė ndriēojnė gjithkund pėrreth,

gjithkah do Sunduesi i epėrm,

tek u urdhėron mbi faqe tė dheut,

13 ndonjė vend pėr ta shkretuar

ose mėshirė pėr t’i dėftuar.

14 Dėgjo kėtu, Job, e qetėsohu,

mrekullitė e Hyjit vėreji!

15 A mos di kur u urdhėron Hyji

e si retė rrufenė e lėshojnė?

16 Udhėt e mėdha tė reve ua di?

Punėt e mėdha tė Dijshmit tė pėrkryer?

17 Petkat e tua sa janė tė nxehta

kur tokėn s’e rreh shiroku?

18 Ndoshta qiellin me Tė e shtrive

tė fortė e tė l’muar si pasqyrė metali?!

19 Na trego ē’ t’i themi Atij,

pasi ne, tė errėsuar, s’dimė!

20 Fjalėt e mia ē’rėndėsi kanė pėr tė?

Nėse flet Ai, njeriu do tė pėrpihet!

21 Por tani dritėn s’e shohim,

kupa e qiellit me re u zu:

do tė fryejė era e i shpėrndan,

22 nga veriu shkėlqen drita e artė.

Pėrreth Hyjit njė madhėri e tmerrshme.

23 Tė Lumit s’mundemi t’i afrohemi,

i pakufishėm nė pushtet e nė drejtėsi:

i drejtė nė gjyq, askėnd nuk nėpėrkėmb.

24 Prandaj njerėzit le ta druajnė!

Ai nuk ndien pėr dije tė krenarėve.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Vetėtima mbarė qiellin ēan