Kapitujt

Jobi: 40. Hyji e nėnshtron fuqinė e tė keqes

40

1 Zoti Jobin e theki e tha:

2 “Prozhmuesi s’do tė ndeshet me tė Lumin?

Kritikuesi Hyjit t’i pėrgjigjė”!

3 Jobi Zotit iu pėrgjigj:

4 “Heu! Pa mend fola! Si tė pėrgjigj?

Me dorė gojėn po e kyē!

5 Njė herė fola: s’e pėrsėris dot!

Dy herė fola: s’vazhdoj dot”!

BISEDA E DYTĖ

Hyji e nėnshtron fuqinė e tė keqes

6 Atėherė Hyji iu pėrgjigj Jobit nga stuhia e i tha:

7 “Porsi trimi ngjeshi ijėt:

dua tė tė pyes e ti mė mėso.

8 Gjyqin tim poshtė do ta hedhėsh,

tė mė dėnosh mua ta shfajėsosh veten?

9 Krahu yt a ėshtė si i Hyjit,

zėri yt gjėmon si i tij?

10 Ngjeshu, pra, me stoli e madhėri,

veshu, pra, me shkėlqim e me nder!

11 Zbraz stuhinė e zemėrimit tėnd,

me shikim pėrul krenarėt!

12 Vėre krenarin, pėr tokė pėrplase,

zhduki keqbėrėsin kudo tė ndodhė!

13 Tė gjithė sė bashku nė dhe mbuloji,

tė gjithė kyēi nė gropė tė errėt!

14 Atėherė unė do tė bėj dėshmi

se tė shpėton e djathta jote.”

Behemoti

15 “Shih Behemotin: e krijova porsi ty;

ai ha bar si tė ishte ka!

16 Nė ijė forca i qėndron

e fuqia nė muskuj tė barkut.

17 E ngreh bishtin thua ėshtė cedėr,

kofshėt krejtėsisht ia mbėrthejnė dejtė.

18 I ka eshtrat fishkull bronzi,

brinjtė e tij si pllaka hekuri!

19 Ėshtė vepra e parė e Hyjit,

Krijuesi me shpatė e pajisi.

20 Atij malet ia paguajnė tė dhjetat,

egėrsirat qė n’pėr to gjesdisin.

21 Nėn lotus shtrihet tė pushojė,

kallmi i kėnetės e balta e fshehin.

22 Hije i bėjnė gjethėt e lotusit,

e rrethojnė shelgjet e kėnetės.

23 Fryhet lumi, ai s’ēan kokėn,

nė fyt t’i hynte njė lumė i tėrė,

s’e shqetėson, ai vesh nuk vret!

24 Kush atė pėr syri e kap,

e lidh nė kunj e i shpon hundėn”?

Leviatani

25 “Leviatanin a e zė me grep?

Vallė me toje ia lidh gjuhėn?

26 A n’pėr hundė ia kalon zunkthin?

Ia shpon nofullėn me kėrrabė?

27 Tė kesh dhimbje a do tė tė pėrbejė?

Butė e ėmbėl do tė flasė me ty?

28 A thua me ty marrėveshje do tė bėjė

do ta bėsh shėrbėtor tė pėrhershėm?

29 Si me shpend do tė luash me tė,

do ta lidhėsh qė vajzat tė luajnė?

30 Bashkėgjahtarėt nė treg do ta qesin,

do ta ndajnė tregtarėt ndėr vete?

31 Me shigjetė do t’ia shposh shpinėn,

do t’ia therėsh kokėn me fuzhnjė?

32 Vėr njėherė dorėn mbi tė:

luftės gėzoju ‑ mė s’do tė ndeshesh!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jobi > Hyji e nėnshtron fuqinė e tė keqes