Kapitujt

Zanafilla: 42. Takimi i parė i Jozefit me vėllezėrit e vet

42

1 Si dėgjoi Jakobi se nė Egjipt po shiteshin ushqime, u tha tė bijve: “Pse rrini si hu e shikoni njėri‑tjetrin”? 2 E vazhdoi: “Dėgjova se po shitet drithė nė Egjipt. Shkoni e na blini sa na duhet qė tė mbetemi gjallė e tė mos vdesim urie”!

3 Kėshtu, pra, u zbritėn dhjetė vėllezėrit e Jozefit pėr tė blerė drithėra nė Egjipt. 4 Jakobi e ndali nė shtėpi Beniaminin, vėllanė e Jozefit. Ai u tha vėllezėrve tė tij: “Qė tė mos pėsojė rastėsisht ndonjė tė keqe udhės.” 5 Bijtė e Izraelit hynė nė dheun e Egjiptit bashkė me tė tjerėt qė shkonin tė blejnė drithėra. Sepse, uria mbretėronte nė dheun e Kanaanit.

6 Tashti Jozefi ishte prijės nė dheun e Egjiptit, ishte ai qė i shiste drithėra popullit. Kur erdhėn vėllezėrit e tij dhe iu pėrkulėn nė nderim me fytyrė pėr dhe, 7 Jozefi i njohi, u foli mė ashpėr se njerėzve tė tjerė nga se mbahej si i huaj. I pyeti: “Prej nga po vini?” Ata i pėrgjigjėn: “Prej dheut tė Kanaanit! Erdhėm qė tė blejmė ushqimet e domosdoshme.”

8 Edhe pse Jozefi i njohi vėllezėrit , ata nuk e njohėn atė. 9 Iu kujtuan ėndrrat, qė i kishte parė dikur pėr ta. Prandaj, u tha: “Ju jeni hetues! Keni ardhur tė hetoni pikat e dobėta tė kėtij dheu”! 10 Ata i pėrgjigjėn: “Jo, o zotėri, nuk ėshtė ashtu! Shėrbėtorėt e tu erdhėn vetėm tė blejnė ushqime. 11 Tė gjithė ne jemi bijtė e njėrit. Jemi njerėz tė ndershėm dhe shėrbėtorėt e tu nuk kanė shestuar kurrė asgjė tė keqe”! 12 Por, ai u pėrgjigj: “Ndryshe ėshtė puna! Jo, po erdhėt tė brimoni pikat e ligshta tė kėtij dheu!” 13 E ata prapė: “Shėrbėtorėt e tu ‑ thanė ‑ jemi dymbėdhjetė vėllezėr, tė gjithė tė njė ati. Jetojmė nė dheun e Kanaanit. Mė i vogli ėshtė me babain tonė, kurse njė tjetėr nuk ėshtė mė”.

14 “He, pra, ashtu ėshtė, siē thashė unė ‑ u tha. ‑ Ju jeni hetues! 15 Dhe, ja, prova qė do tė jepni: pasha jetėn e faraonit, nuk do tė dilni prej kėndej, derisa tė mos vijė vėllai juaj mė i vogėl! 16 Dergoni njėrin prej jush qė ta sjellė, kurse ju tė tjerėt nė burg derisa tė vėrtetohen fjalėt tuaja a janė tė vėrteta apo tė rreme. Ndryshe, pasha jetėn e faraonit, jeni spiunė”!

17 Dhe i ndryu nė burg tri ditė.

18 Tė tretėn ditė i nxori nga burgu dhe u tha: “Unė jam njeri qė e druaj Hyjin. Bėni ēka po ju them dhe do tė mbeteni gjallė. 19 Nėse jeni njerėz tė ndershėm, njėri vėlla prej jush do tė mbesė nė burg, kurse ju tė tjerėt shkoni dhe ēoni ushqimet qė i bletė nė shėpitė tuaja, 20 atėherė ma sillni vėllanė tuaj mė tė vogėl qė tė mund t’i vėrtetoj fjalėt tuaja e tė mos ju shkojė koka”.

Bėnė krejt ashtu si u tha 21 dhe i thonin njėri-tjetrit: “E merituam t’i heqim kėto, sepse hymė nė mėkat kundėr vėllait tonė. E pamė se sa ngusht ishte shpirti i tij kur na lutej e ne nuk e dėgjuam. Prandaj, na ra mbi kokė gjithė ky pėsim”!

22 Atėherė Rubeni tha: “Po a nuk ju pata thėnė: ‘Mos hyni nė mėkat kundėr djaloshit’? Ju nuk mė dėgjuat. Tani po kėrkohet gjaku i tij”!

23 Ata nuk e dinin se Jozefi i merrte vesh, sepse ai fliste me ta me anė tė pėrkthyesit. 24 Atėherė u largua paksa e qau. Pastaj u kthye e bisedoi me ta. 25 E mori dhe e lidhi Simonin ndėr sy tė tyre.

Kthimi i bijve tė Jakobit nė Kanaan

Jozefi u dha urdhėr shėrbėtorėve qė t’ua mbushin thasėt me drithė dhe t’ua vėnė paratė secilit nė grykėn e thesit dhe t’ju japin edhe ushqime pėr rrugė. Ata vepruan ashtu.

26 Ata i ngarkuan drithėrat nė gomarėt e vet dhe u nisėn. 27 Kur njėri prej tyre e hapi thesin pėr t’i dhėnė tagji gomarit nė bujtinore, si i pa paratė nė grykė tė thesit, 28 u tha vėllezėrve: “M’i kanė kthyer paratė! Ja, tek janė nė thes”! Tė habitur dhe tė trazuar, i thanė njėri ‑ tjetrit: “Ēka do tė thotė kjo? Ē’po bėn Perėndia me ne kėshtu”?

29 Kur erdhėn tek i ati i tyre, Jakobi, nė dheun e Kanaanit, i treguan gjithė ē’u kishte ndodhur. I thanė: 30 “Sundimtari i vendit na foli rėndė dhe ėshte i bindur se ne jemi hetues tė vendit”. 31 Ne i pėrgjigjėm: “Jemi njerėz tė ndershėm dhe se nuk kemi shestuar kurrė kurrfarė tė keqeje. 32 Jemi dymbėdhjetė vėllezėr tė lindur tė njė ati. Njėri nuk ėshtė mė, kurse mė i vogli ėshtė me babain tonė nė dheun e Kanaanit. 33 Ai njeri na tha, zotėria i atij vendi:

“Kėshtu do t’ju sprovoj a jeni tė sinqertė: lėreni njėrin prej vėllezėrve tek unė. Ju tė tjerėt merrni ushqimet e nevojshme pėr shtėpitė tuaja dhe shkoni. 34 Vėllanė tuaj mė tė voglin silleni tek unė qė ta di se nuk jeni spiunė e qė ta merrni kėtė qė ėshtė nė pranga e ashtu do tė mund ta qarkulloni dheun lirisht”.

35 Si thanė kėshtu, kur po zbraznin drithėrat, secili gjeti nė grykėn e thasėve paratė e lidhura. Tė gjithė i kapi njė frikė e madhe 36 dhe i ati Jakobi tha: “Mė latė pa djem! Jozefi nuk ėshtė mė, Simoni ėshtė nė burg e Beniaminin po ma merrni! Ē’mė ranė mbi kokė tė gjitha kėto tė zeza”!

37 Atėherė iu pėrgjigj Rubeni: “Vriti tė dy djemtė e mi nė qoftė se nuk do ta kthej djalin! Ma dorėzo mua dhe unė do ta kthej”. 38 Por, ai u pėrgjigj: “Djali im nuk do tė shkojė atje me ju! Vėllai i tij i vėrtetė, vdiq! Ai mbeti i vetėm! Po i ndodhi diēka e keqe nė udhė, kokėn tim tė thinjur do ta ēoni nė nėndhe me dhimbje”!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Takimi i parė i Jozefit me vėllezėrit e ...