Kapitujt

Zanafilla: 43. Bijtė e Jakobit bashkė me Beniaminin shkojnė pėrsėri nė Egjipt

43

1 Ndėrkaq uria e ndrydhte shumė rėndė mbarė tokėn. 2 Kur u mbaruan ushqimet qė i kishin sjellė prej Egjiptit, Jakobi u tha tė bijve: “Kthehuni dhe na bleni pak ushqime”. 3 Juda iu pėrgjigj: “Ai njeri na tha fare qartė: ‘Nuk guxoni tė mė dilni para syve, po qe se nuk e sillni me vete edhe vėllanė tuaj mė tė vogėl’. 4 Nėse, je pra, i mendimit qė vėllai ynė tė niset me ne, do tė shkojmė tė blejmė ushqimet e domosdoshme pėr ty. 5 Por, nėse nuk e lėshon, nuk do tė shkojmė atje, sepse ai njeri ‑ si thamė shpesh herė ‑ na u kėrcėnua: “Nuk guxoni tė mė dilni para syve nėse vėllai juaj mė i vogėl s’do tė jetė me ju”.

6 Atėherė Izraeli u tha: “Po pse ma bėtė kėtė tė zezė qė i treguat se keni edhe njė vėlla tjetėr”? 7 Ata i pėrgjigjėn: “Ai njeri na pyeti me radhė pėr ne dhe pėr familjen tonė: a ėshtė baba gjallė, a kemi vėlla tjetėr? Ne na u desh t’i pėrgjigjemi sipas pyetjeve qė na bėri. Vallė a mund tė na e merrte mendja se do tė thotė: Silleni me vete vėllanė tuaj mė tė vogėl”?

8 Edhe Juda i tha t’et, Izraelit: “Lėshoje djalin me mua. Tė ēohemi e tė nisemi qė tė mund tė mbesim gjallė e tė mos vdesim ne e ti e fėmijėt tanė. 9 Unė jam dorėzanė pėr djalin: lype prej dorės sime! Nėse nuk do ta sjell dhe nuk do ta kthej te ti, unė do tė jem fajtor ndaj teje pėr gjithė jetėn. 10 Paj , po tė mos e kishim shtyrė udhėtimin aq, tani do tė ishim kthyer pėr herė tė dytė”.

11 Prandaj, Izraeli, baba i tyre, u tha: “Nėse nuk bėn assesi ndryshe, bėni siē doni. Merrni e shtini nė thasė frytet mė tė zgjedhura tė kėtij dheu dhe ēojani atij njeriu dhuratė: pak rrėshinė, mjaltė, balsam, erėra tė mira, lajthia e bajame. 12 Po edhe paratė, merrni me vete dy fish mė shumė, edhe ato qė i gjetėt nė grykė tė thasėve, ktheni se ndoshta kanė bėrė ashtu prej gabimit. 13 Merreni edhe vėllanė tuaj dhe shkoni tek ai njeri. 14 Hyji im i gjithėpushtetshėm e zbuttė me ju atė njeri dhe e lėshoftė me ju vėllanė tuaj qė e mban nė burg, po edhe kėtė, Beniaminin. E unė, nėse duhet tė mbetem pa djem, s’kam ē’tė bėj”.

Takimi te Jozefi

15 Kėta, pra, morėn Beniaminin, dhuratat dhe edhe njė herė aq para e u ulėn poshtė nė Egjipt. I dolėn para Jozefit. 16 Ai kur i pa ata dhe Beniaminin me ta, i urdhėroi kujdestarit tė shtėpisė sė vet: “Futi kėta njerėz nė shtėpi dhe therre njė bagėti dhe bėje bukėn gati, sepse kėta njerėz do ta hanė sot me mua drekėn”. 17 Shėrbėtori bėri siē i qe urdhėruar, i futi njerėzit nė shtėpinė e Jozefit.

18 Kėtu kėta u trembėn dhe i thanė njėri ‑ tjėtrit: “Pėr shkak tė parave qė mė parė i morėm nė thasėt tanė na sollėn kėtu mbrenda qė tė sulen nė ne dhe tė na bėjnė skllevėr ne dhe gomarėt tanė”. 19 Pėr kėtė arsye mu nė hyrje tė shtėpisė iu afruan kujdestarit tė shtėpisė 20 dhe i thanė: “Po tė lutemi, zotėri, na e dėgjo njė fjalė! Ne kemi qenė edhe mė parė kėtu pėr tė blerė ushqime. 21 Por, pasi i blemė, kur arritėm nė bujtinore, i hapėm thasėt dhe nė grykėn e tyre i gjetėm paratė. Tani e sollėm po atė peshė tė tyre. 22 Ne veē, sollėm edhe para tė tjera pėr tė blerė ēka kemi nevojė. Nuk e dimė kush i futi paratė nė thasėt tanė”.

23 Por, ai u pėrgjigj: “Paqja me ju, mos kini frikė! Hyji juaj e Hyji i atit tuaj ju dhuroi thesare nė thasėt tuaj; paratė tuaja unė i kam arsyetuar”. Pastaj e solli te ta edhe Simonin. 24 Si i futi nė shtėpi, u solli ujė dhe i lanė kėmbėt. Ai u qiti tė hanė edhe gomarėve tė tyre. 25 Duke pritur tė vijė Jozefi ata i bėnin gati dhuratat, sepse e kishin marrė vesh se aty do tė hanin drekėn.

26 Kur, pra, Jozefi hyri nė shtėpinė e vet, kėta ia paraqitėn dhuratat qė i mbanin nė duar dhe i bėnė nderim duke u pėrkulur me fytyrė pėrdhe. 27 Po edhe ai, duke ua kthyer me njerėzi pėrshėndetjet e tyre, i pyeti: “A ėshtė mirė ati juaj i moshuar, pėr tė cilin mė keni folur? A ėshtė gjallė”? 28 Ata i pėrgjigjėn: “Shėrbėtorit yt, baba ynė, ėshtė shėndosh, ėshtė ende gjallė”. Dhe u pėrkulėn nė shenjė nderimi.

29 Jozefi i ēoi sytė dhe pa Beniaminin, vėllanė e vet, birin e nėnės sė vet, e tha: “A ėshtė ky vėllai juaj i vogėl, pėr tė cilin mė keni folur”? Dhe vazhdoi: “Perėndia ‑ tha ‑ biri im, pastė mėshirė pėr ty”! 30 Dhe shpejtoi tė dalė pėrjashta, sepse zemra iu trazua nga malli i madh pėr vėllanė e vet. E pa se po i shpėrthenin lotėt, hyri nė njė dhomė e u shkreh nė vaj.

31 Pasi i lau faqet, doli prej dhomės, u kthye pėrsėri e, duke e shtrėnguar veten, urdhėroi: “Sillni tė hamė”! 32 Pasi u sollėn nė tryezė, veēmas Jozefit e veēmas vėllezėrve, po ashtu veēmas edhe egjiptianėve qė s’hanė bashkė me hebrenj, pėr ta do tė ishte njė shenjtdhunim nje gosti e tillė. 33 U ulėn nė tryezė pranė tij prej tė parėlindurit deri te mė i riu, secili sipas moshės sė vet, e kishin mbetur shtang nga habia. 34 Jozefi urdhėroi t’u ēohen pjesėt e ushqimit prej tryezės sė vet, por pjesa e Beniaminit ishte pesė herė mė e madhe se ajo e tė tjerėve. Pinė bashkė me tė deri qė u bėnė nė qejf.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Bijtė e Jakobit bashkė me Beniaminin shk...