Kapitujt

Psalmet: 2. LIBRI II / Psalmet 42 72/

2
Vajtimi i levitit tė mėrguar

1 Mjeshtrit tė korit. Poemė. E bijve tė Koreut.

2 Sikurse dreri i dėshiron

burimet e ujėrave tė gjalla,

po ashtu shpirti im

tė dėshiron ty, o Hyj!

3 Shpirti im ka etje pėr Hyjin,

pėr Hyjin e gjallė:

oh, e kur do tė shkoj

e do tė dal para fytyrės sė Hyjit?!

4 Lotėt e mi janė buka ime ditė e natė,

ndėrsa mė thonė pėr ēdo ditė:

“Ku ėshtė Hyji yt?”

5 Mallėngjehet shpirti im

kur mė bie ndėrmend

si shtegtoja nė krye tė turmės,

‑ si prijės ‑ drejt banesės sė Hyjit

me brohori e kėngė lavdi

nė procesion kremtues!

6 Pėrse, o shpirti im, lėngon nė trishtim?

Pėrse gjėmon nė mua?

Shpreso nė Hyjin, prapė do ta lėvdoj,

Shėlbuesin tim, Hyjin tim.

7 Shpirti im ėshtė nė pikėllim,

prandaj ty tė kujtoj

nga dheu i Jordanit, i Hermonit,

nga mali Misar.

8 Humnera thėrret humnerėn

me ushtimėn e ujėrave tė tua,

tė gjitha vorbullat e valėt e tua

kaluan pėrmbi mua.

9 Ditėn Zoti ma dėrgon hirin e vet,

natėn kėnga e tij me mua:

lutje Hyjit tė jetės sime.

10 Do t’i them Hyjit:

“Mbrojtja ime, pse mė harron?

Pėrse endem i trishtuar,

prej armiqsh i rrethuar”?

11 Edhe eshtrat mė thėrmohen prej trishtimit

pėr shkak tė armiqve tė mi

qė mė thonė pėrditė:

“Ku ėshtė Hyji yt”?

12 Pėrse, o shpirti im, lėngon nė trishtim?

Pėrse gjėmon nė mua?

Shpreso nė Hyjin, prapė do ta lėvdoj,

Shėlbuesin tim, Hyjin tim.

PSALMI 43 /42/

1 Ma jep tė drejtėn, o Hyj,

mbroje ēėshtjen time prej njerėzve tė pafe,

mė shpėto prej njeriut tė keq e dinak.

2 Sepse ti je Hyji i strehimit tim,

pėrse mė dėbon,

pėrse tė endem i trishtuar,

i shkelur prej armiqve?

3 Dėrgoje dritėn tėnde dhe tė vėrtetėn tėnde:

ato le tė mė prijnė, le tė mė pėrcjellin

nė malin tėnd tė shenjtė, nė Tendėn tėnde.

4 Atėherė do tė hyj te lteri i Hyjit,

tek Hyji i gėzimit tė galdimit tim.

Do tė galdoj, do tė tė kėndoj me harpė,

ty, o Hyj, Hyji im!

5 Pėrse, o shpirti im, lėngon nė trishtim?

Pėrse gjėmon nė mua?

Shpreso nė Hyjin, prapė do ta lėvdoj,

Shėlbuesin tim, Hyjin tim.

PSALMI 44 /43/

Vajtim kombėtar

1 Mjeshtrit tė korit. I bijve tė Koreut. Poemė.

2 O Hyj, e dėgjuam me veshėt tanė,

etėrit tanė na e treguan,

veprėn e madhe qė ke bėrė nė ditėt e tyre,

nė ditė tė kahershme.

3 Me dorėn tėnde i ērrėnjose paganėt

e i vendose stėrgjyshėrit tanė nė vend tė tyre,

i shfarose popujt e stėrgjyshėrit i zgjerove.

4 Nuk e fituan tokėn me shpatėn e vet,

as krahu i tyre nuk ua solli fitoren,

por e djathta jote dhe krahu yt

e drita e fytyrės sate,

sepse i kishe pėr zemėr.

5 Ti je mbreti im dhe Hyji im

qė ia dhurove fitoren Jakobit!

6 Me fuqinė tėnde i dėbuam armiqtė,

me fuqinė e Emrit tėnd i shkelėm

ata qė u ēuan kundėr nesh.

7 Shpresa ime nuk ėshtė nė harkun tim,

as shpata ime nuk do tė mė sjellė fitoren,

8 por ti na shpėton nga armiqtė,

ti i turpėron ata qė na urrejnė.

9 Nė Hyjin do tė galdojmė gjithmonė,

Emrin tėnd do ta lavdėrojmė pėrherė.

10 Por tani na lėshove dore dhe na le tė turpėrohemi,

Ti mė s’del, o Hyj, me ushtritė tona.

11 Na bėre tė ikim para armiqve tanė,

ata qė na urrejnė, na e rrėmbyen pasurinė.

12 Na dhe mish pėr kėrraba si tė ishim dele

dhe na trete ndėr paganė.

13 E shite popullin tėnd me ēmim fare tė lirė,

as s’u bėre mė i pasur me kėtė tregti.

14 Na bėre pėrrallė ndėr sytė e fqinjve tanė,

pėrqeshje e lojė para atyre qė na rrethojnė.

15 Na bėre pėrrallė pėr popuj:

pėrmbi ne paganėt e tundin kokėn!

16 Pėrditė turpin tim e kam para sysh,

turpi ma mbulon fytyrėn

17 prej fjalėve tė atij qė mė qorton e mė shan,

prej pranisė sė armikut e tė hakmarrėsit.

18 Tė gjitha kėto na gjetėn edhe pse s’tė kemi harruar

as s’e kemi prishur Besėlidhjen tėnde,

19 as zemra jonė nuk u largua prej Teje,

as kėmba jonė nuk iu shmang udhės sate,

20 e ti na ndrydhe nė banesa tė dhelprave,

na mbulove me hije tė vdekjes.

21 Po ta kishim harruar Emrin e Hyjit tonė,

t’i kishim lartėsuar duart tona drejt ndonjė hyji tė huaj,

22 pse Hyji, qė i njeh fshehtėsitė e zemrės,

nuk do ta kishte hetuar kėtė?

23 E pra, pėr shkak tėnd na vrasin ēdo ditė,

tė ēmuar porsi delet pėr therore.

24 Zgjohu, pėrse po fle, o Zot?

Zgjohu, mos hiq dorė prej nesh pėr amshim!

25 Pėrse e fsheh fytyrėn tėnde prej nesh,

pėrse e harron mjerimin e vuajtjen tonė?

26 Se u poshtėruam e ramė pėrdhe,

zvarrė hiqet trupi ynė pėr tokė.

27 Ēohu, na eja nė ndihmė!

Na shpėto pashė dashurinė tėnde!

PSALMI 45 /44/

Kėngė dasme mbretėrore

1 Mjeshtrit tė korit. Me melodi “Lili...” E bijve tė Koreut.

Poemė. Kėngė dashurie.

2 Nga zemra mė burojnė fjalėt e kėndshme,

kėngėn time ia kushtoj mbretit:

gjuha ime si lapsi i shkruesit tė shpejtė!

3 Ti je i bukur, mė i pashmi ndėr bijtė e njerėzve,

u zbraz hiri nė buzėt e tua,

prandaj Hyji tė bekoi pėr amshim.

4 Ngjeshe shpatėn nė ije, o trimi i trimave,

vishu me shkėlqim e me madhėri!

5 Nisu, t’u priftė e mbara, hip nė karrocė

pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn, butėsinė e tė drejtėn

e tė tė mėsojė tė bėsh emnesė e djathta jote!

6 Tė mprehta janė shigjetat e tua

‑ popujt do tė bien nėn sundimin tėnd ‑

nė zemra tė armiqve tė mbretit!

7 Froni yt, o Hyj, nė shekuj tė shekujve,

skeptėr drejtėsie skeptri i mbretėrisė sate!

8 Ti e do drejtėsinė, ti e urren padrejtėsinė,

prandaj tė shuguroi Hyji, Hyji yt,

me vaj gėzimi gjithkėndin ndėr shokėt e tu.

9 U vjen era mirė, aloejė e kasje petkave tė tua,

nė pallate ‑ asht elefanti, harpat tė argėtojnė.

10 Bija mbretėrish janė nė pėrcjelljen tėnde,

nė tė djathtė tė qėndron mbretėresha,

nė ar Ofiri e ngrirė.

11 Mė vėshtro, o bijė, shih e dėgjo:

harroje popullin tėnd dhe shtėpinė e babait tėnd,

12 atėherė mbretit do t’i pėlqejė bukuria jote.

Ai ėshtė zotėria yt, nderoje atė!

13 Populli i Tirit vjen me dhurata,

pėrkrahjen tėnde e dėshirojnė princat e popullit.

14 E lavdishme ėshtė bija e mbretit pėrbrenda,

e mbėshtjellė me petk tė qėndisur me ar.

15 Nė petka lara‑lara ia sjellin mbretit,

pėrcjellja e saj, shoqet e saja, vajza.

16 Me hare u prijnė e me brohori,

ja, po hyjnė nė pallatet e mbretit!

17 Nė vend tė etėrve tė tu do t’i kesh fėmijėt,

do t’i vėsh princa mbi mbarė dheun.

18 Do tė bėj tė pėrmendet emri yt

prej breznie nė brezni;

prandaj edhe popujt do tė tė lavdėrojnė

nė amshim e nė shekuj tė shekujve.

PSALMI 46 /45/

Zoti ėshtė me ne

1 Mjeshtrit tė korit. I bijve tė Koreut. Me melodi: “Virgjėrat...” Kėngė.

2 Hyji ėshtė pėr ne strehim dhe fuqi,

ndihmė gjithherė e gatshme nė ēdo vėshtirėsi.

3 Prandaj as s’do tė trembemi edhe nėse lėkundet toka

dhe nėse malet do tė kapėrdihen nga deti!

4 Le tė gjėmojnė e le tė pėrzihen ujėrat e tija,

le tė dridhen malet nė furinė e tij!

5 Rrėketė e lumit do ta gėzojnė qytetin e Hyjit,

tendat e shenjta tė tė Lartit Zot.

6 Hyji ėshtė brenda nuk do tė tronditet askurrė,

Hyji i ndihmon heret nė agim.

7 Ulėritėn popujt, ranė mbretėritė,

bubulloi Zoti, toka u shkri!

8 Zoti i Ushtrive ėshtė me ne,

strehimi ynė, Hyji i Jakobit!

9 Ejani e shikoni veprat e Zotit

‑ mrekullitė qė i bėri ai pėrmbi dhe!

10 Ndalon luftėrat deri nė skajet e tokės,

do t’i thyejė harqet, do t’i copėtojė armėt,

mburojat nė zjarr do t’i djegė.

11 Ndaluni e shihni se unė jam Hyji,

i madhėrueshėm mbi popuj, i madhėrueshėm mbi tokė!

12 Me ne ėshtė Zoti, Hyji i Ushtrive,

strehimi ynė, Hyji i Jakobit.

PSALMI 47 /46/

Hyji mbreti i Izraelit e i mbarė botės

1 Mjeshtrit tė korit. I bijve tė Koreut. Psalm.

2 Duartrokitni, o popuj tė gjithė,

brohoritni Hyjit me zė gėzimi!

3 Sepse Hyji ėshtė i tejetlartė, i tmerrshėm,

Mbreti i madh mbi tokėn mbarė.

4 Popujt i vuri nėn sundimin tonė,

paganėt nėn kėmbėt tona.

5 Ai e rizgjodhi trashėgimin tonė pėr ne,

nderin e Jakobit, tė dashurit tė vet.

6 Ngjitet Hyji me brohori,

Zoti me zė trumbete.

7 Kėndoni Hyjit, kėndoni,

kėndoni mbretit tonė, kėndoni!

8 Sepse Hyji ėshtė mbreti i mbarė tokės:

kėndoni kėngė me mjeshtėri!

9 Hyji mbretėron mbi mbarė popujt,

Hyji rri mbi fronin e vet tė shenjtė.

10 Princat e popujve paganė bashkohen

me popullin e Hyjit tė Abrahamit,

sepse Hyjit i pėrkasin mburojat e botės,

Ai ėshtė i lartėsuar mbi tė gjithė.

PSALMI 48 /47/

Sioni, mali i shenjtė i Hyjit

1 Kėngė. Psalm. I bijve tė Koreut.

2 I madhėrishėm ėshtė Zoti e tejet i lavdishėm,

nė qytetin e Hyjit tonė!

3 Mali i tij i shenjtė, kodrinė e bukur,

gėzimi i mbarė botės:

Mali Sion, nė veriun e skajshėm,

Qyteti i Mbretit tė madh,

4 Hyji nė pirgjet e tija

u tregua kėshtjellė e pathyeshme.

5 Dhe ja, u bashkuan mbretėrit,

sulmuan sė bashku,

6 posa panė, u rrudhėn,

e, tė hutuar, ikėn praptazi.

7 Aty i kapėn tė dridhurat

si dhimbjet e lindėses,

8 ishin si stuhia e lindjes

qė i thyen anijet e Tarsisit.

9 Siē kemi pasė dėgjuar, tani po shohim,

nė qytetin e Zotit tė Ushtrive,

nė qytetin e Hyjit tonė

‑ Hyji e themeloi pėr amshim.

10 Po e kujtojmė, o Hyj, mėshirėn tėnde

nė mesin e Tempullit tėnd.

11 Sikurse Emri yt, o Hyj, ashtu edhe lavdia jote

arrin deri nė skajin e botės,

e djathta jote ėshtė plot drejtėsi.

12 Le tė galdojė mali i Sionit,

le tė brohorisin qytetet e Judės

pėr shkak tė gjyqeve tė tua!

13 Silluni rreth e rreth Sionit,

pėrshkojeni kryq e tėrthor,

numėrojani kullat e tija,

14 vėreni mirė muret e tija,

vėzhgoni hollė pallatet e tija

qė tė mund t’i tregoni breznisė sė ardhshme:

15 Ky ėshtė Hyji, Hyji ynė

pėr amshim e nė shekuj tė shekujve;

Ai na prin nė amshim.

PSALMI 49 /48/

Pasuria s’ėshtė asgjė

1 Mjeshtrit tė korit. I bijve tė Koreut. Psalm.

2 Dėgjoni kėto, o popuj tė gjithė,

degjoni tė gjithė banorėt e tokės:

3 vegjėli e bujarė,

tė pasur e tė vobektė sė bashku:

4 goja ime do t’ju shpallė dijen,

zemra ime mendime urtėsie.

5 Fjalėve tė urta do t’u vė veshin,

me kėngė do tė zbuloj gjėra tė fshehta.

6 Pėrse tė trembem nė ditė tė kėqija,

kur tė mė rrethojė paudhėsia qė mė vė pritė?

7 Ata shpresojnė nė pasuritė e veta

mburren me kamjen e madhe tė veten.

8 E pra, njeriu s’ėshtė i zoti ta shpėrblejė vetveten,

askush s’mund t’ia paguajė Hyjit shpėrblimin:

9 ēmimi i jetės ėshtė tepėr i shtrenjtė

dhe askurrė nuk mund tė paguhet,

10 qė njeriu tė jetojė gjithmonė

e tė mos e shohė gropėn e varrit.

11 Por do t’i shohė duke vdekur tė dijshmit:

vdes i marri, vdes i patenzoni:

tė tjerėve ua lėnė pasuritė e veta!

12 Varret e tyre ‑ shtėpia e tyre e pėrhershme:

banesė e tyre brezni pas breznie,

megjithėse tokat e veta i quajtėn me emėr tė vet.

13 Edhe njeriu nė mirėqenie erret e nuk ndjeh,

krahasohet me kafshėt qė ngordhin

dhe ėshtė i ngjashėm me to.

14 I tillė ėshtė fati i atyre qė shpresojnė nė vetvete,

mbarimi i atyre qė me gojė ia bėjnė qejfin vetes.

15 Porsi delet rresht zbresin nė Nėntokė,

Vdekjen do ta kenė bari.

Do tė zbresin me rrėmbim nė varr,

dukja e tyre me shpejt do tė mbarojė:

Nėntoka do tė jetė vendbanimi i tyre.

16 Ndėrsa Hyji do ta shpėtojė shpirtin tim,

nga kthetrat e Nėntokės vėrtet do tė mė marrė te vetja.

17 Mos u tremb kur ndokush pasurohet,

kur i rritet gjėja e shtėpisė sė tij:

18 kur tė vdesė asgjė s’do tė marrė me vete,

me tė s’do tė zbresė pasuria e tij.

19 Sa qe gjallė njėmend thuhej se qe i lum:

“Do tė tė lavdėrojnė se ia bėre qejfin vetes”,

20 por edhe ai do tė shkojė tė bashkohet me etėr,

tė cilėt kurrė mė s’do ta shohin dritėn e diellit.

21 Njeriu qė jeton marrėzisht ndėr kėnaqje, nuk kupton;

krahasohet me kafshėt qė theren,

dhe ėshtė i ngjashėm me to.

PSALMI 50 /49/

Pėr kultin “nė shpirt e nė tė vėrtetė”

1 Psalm. I Asafit.

Flet Zoti, Hyji i hyjnive

dhe e thėrret tokėn

qė ku lind dielli e deri ku perėndon.

2 Nga Sioni, shkėlqim bukurie,

Hyji ndriēon!

3 Hyji ynė do tė vijė e nuk do tė heshtė:

para i shkon zjarri qė pėrpin,

pėrreth tmerrshėm tėrbohet stuhia.

4 E thėrret qiellin prej sė larti

edhe tokėn pėr tė gjykuar popullin e vet:

5 “Bashkoni para meje besimtarėt e mi,

qė me fli lidhėn Besėlidhjen me mua”!

6 Qiejt shpallin drejtėsinė e tij

sepse Hyji ėshtė gjykatės!

7 “Dėgjo, populli im, dua tė flas,

o Izrael, dėshmoj kundėr teje:

unė Hyji jam Hyji yt!

8 Nuk tė qortoj pėr flitė e tua,

flitė e shkrumbimit tė tuat i kam gjithherė para sysh!

9 S’do tė pranoj prej shtėpisė satė mėzat,

as cjap prej tufave tė tua.

10 Sepse tė gjitha egėrsirat e pyjeve janė tė miat,

me mijėra kafshė nė malet e mia.

11 I njoh tė gjithė shpendėt e ajrit

dhe imja ėshtė gjithēka lėviz mbi tokė!

12 Po tė kisha uri, ty nuk do tė tė thoja:

imi ėshtė rruzulli e gjithēka ai pėrmban.

13 Pse, a thua unė ha mish mėzetėrish

e pi gjak cjepsh?

14 Kushtoji Hyjit fli falenderimi

dhe zbatoja Hyjit kushtet e tua,

15 e mė thirr nė ditėn e travajit:

unė do tė tė shpėtoj e ti mė jep lavdinė”!

16 Kurse mėkatarit Hyji i thotė:

“Si guxon ti t’i shtjellosh urdhėrimet e mia?

Si e merr nėpėr gojė Besėlidhjen time,

17 kur ti e urren disiplinėn,

pas shpine i hedh urdhrat e mi?

18 Kur e sheh vjedhėsin, shok bėhesh me tė,

e me lavire vazhdimisht merr pjesė.

19 Gojėn tėnde e pėrdor pėr fitime,

gjuha jote thur dredhi.

20 Me paramendim flet kundėr vėllait tėnd,

ēnderon djalin e nėnės sate.

21 Kėshtu veprove e unė heshta.

A mendon ti se unė jam si ti?

Po tė qortoj e po t’i pėrplas nė fytyrė”.

22 Merrni vesh mirė ju tė gjithė qė e harroni Hyjin:

mos mė bėni t’ju fus nė thonj

se s’gjendet ai qė mund t’ju shpėtojė.

23 Mė nderon ai qė mė kushton flinė e lavdit,

do t’ia tregoj shpėtimin e Hyjit

atij qė ecėn udhės sė drejtė.

PSALMI 51 /50/

Rrėfimi i mėkatarit tė penduar

1 Mjeshtrit tė korit. Psalm. I Davidit.

2 Kur erdhi tek ai profeti Natan

pasi kishte mėkatuar me Betsabenė.

3 Ki mėshirė pėr mua, o Hyj, sipas mėshirės sate,

pashė mirėsinė tėnde shlyeje mėkatin tim!

4 Mė laj krejtėsisht prej mėkatit tim

e mė pastro prej fajit tim!

5 Sepse e pranoj paudhėsinė time:

mėkatin tim pėrherė e kam para sysh.

6 Ty, vetėm ty tė kam rėnė nė faj

dhe kam bėrė ē’ėshtė keq para teje,

prandaj je i drejtė sado tė mė ndėshkosh,

dhe i paanshėm nė dėnimin tėnd.

7 Ja, mėkatar unė linda,

madje nė mėkate nėna ime mė ngjizi,

8 por ti qė e do ēiltėrsinė e zemrės,

m’i mėso thellėsitė e dijes sė shpirtit.

9 Mė stėrpik me hisop e do tė bėhem i pastėr,

mė laj e do tė bėhem mė i bardhė se bora.

10 Bėj ta ndiej zėrin e haresė e tė gėzimit

dhe do tė gėzohen eshtrat e thėrmuara.

11 Largoje shikimin tėnd prej mėkateve tė mia,

e resiti tė gjitha fajet e mia.

12 Krijoje nė mua, o Hyj, zemrėn e pastėr,

pėrtėrij nė mua njė shpirt tė qėndrueshėm!

13 Mos mė flak larg fytyrės sate,

mos e hiq prej meje shpirtin tėnd tė shenjtė.

14 Ma kthe gėzimin e shpėtimit tėnd,

dhe mė forco me shpirt tė gatshėm.

15 E unė do t’ua mėsoj mėkatarėve udhėn e shėlbimit

e fajtorėt do tė kthehen tek ti.

16 Ma fal gjakun e derdhur, o Hyj, Hyji i shėlbimit tim,

dhe gjuha ime do ta shpallė shenjtėrinė tėnde.

17 Zhdėrvilloj, o Zot, buzėt e mia,

dhe goja ime do ta shpallė lavdinė tėnde.

18 Sepse ti nuk kėnaqesh nė fli,

e, nėse tė kushtoj fli shkrumbimi, s’tė pėlqejnė.

19 Flia e vėrtetė pėr Hyjin: shpirti i penduar;

ti, o Hyj, nuk e pėrbuz zemrėn e penduar, tė thėrmuar!

20 Pashė mirėsinė tėnde, o Zot, bėji mirė Sionit,

ndreqi pėrsėri muret e Jerusalemit.

21 Atėherė do t’i pranosh flitė e drejtėsisė,

flitė e shkrumbimit e tė gjitha kushtet,

atėherė do tė mund tė kushtohen mėzetėr mbi lterin tėnd.

PSALMI 52 /51/

Ndėshkimi i keqbėrėsve

1 Mjeshtrit tė korit. Poemė. E Davidit.

2 Pasi Doeg Edomiti shkoi te Sauli e i tha:

“Davidi hyri nė shtėpinė e Abimelekut.”

3 Pse krenohesh me vepra tė kėqija

ti qė je i madh pėr nga paudhėsia?

4 Gjithė ditėn trillon tradhti!

Gjuha jote brisk i mprehtė,

o mjeshtėr fitimesh!

5 Ti e do tė keqen mė tepėr se tė mirėn,

gėnjeshtrėn se tė flasėsh tė vėrtetėn,

6 tė pėlqejnė fjalėt ngatėrrestare,

o gjuhė fitimesh!

7 Prandaj Hyji krejtėsisht do tė tė zhdukė,

do tė tė zhdukė pėr pėrgjithmonė,

do tė tė ērrėnjosė prej tendės,

do tė tė ērrėnjosė nga toka e tė gjallėve.

8 Tė tmerruar do tė shohin tė drejtėt

e do tė qeshin mbi tė:

9 “Ja, njeriu qė nuk e mori Hyjin pėr mbrojtės,

por shpresoi nė kamjen e vet tė madhe

dhe krenohej me tradhtitė e veta.”

10 E unė porsi ulliri i gjelbėr nė Shtėpinė e Hyjit,

shpresoj nė mirėsinė e Hyjit

pėr amshim e nė shekuj tė shekujve.

11 Do tė tė lavdėroj pėrherė qė veprove ashtu,

shpresėn do ta vė nė Emrin tėnd sepse ėshtė i mirė

nė sy tė besimtarėve tė tu.

PSALMI 53 /52/

Njeriu i patenzonė

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Sėmundja...” Poemė. E Davidit.

Tha i marri nė zemrėn e vet: “S’ka Hyj!”

2 Njerėzit u prishėn, bėjnė vepra tė urryeshme:

s’ka mė njeri qė bėn mirė!

3 Prej qiellit Hyji vėshtron mbi bijtė e Adamit,

pėr tė parė a ka ndonjė tė ndershėm,

ndonjė qė kėrkon Hyjin.

4 Tė gjithė e lanė rrugėn,

tė gjithė sė bashku u prishėn,

s’ėshtė asnjė qė tė bėjė mirė,

‑ s’mbeti as edhe njė!

5 Po a s’e kuptojnė keqbėrėsit

qė e gėlltisin popullin tim si kafshatė buke

e Hyjin nuk e thėrrasin nė ndihmė?

6 U dridhėn nga frika ku frikė nuk kishte.

Hyji i shpėrndau eshtrat e sulmuesve tė tu,

tė turpėruar do tė mbesin, sepse Hyji i pėrbuzi.

7 Kush do t’ia japė prej Sionit shpėtimin Izraelit?

Kur Hyji ta riatdhesojė popullin e vet nga robėria,

do tė gėzojė Jakobi, do tė galdojė Izraeli.

PSALMI 54 /53/

Lutje Hyjit qė jep drejtėsi

1 Mjeshtrit tė korit. Me vegla muzikore me korda. Poemė. E Davidit,

2 pasi Zifenjtė shkuan te Sauli e i thanė: “Ja, Davidi fshihet ndėr ne.”

3 Mė shpėto, o Hyj, pashė Emrin tėnd,

me fuqinė tėnde mbroje tė drejtėn time.

4 O Hyj, vėshtroje lutjen time,

vėshtroji fjalėt e gojės sime!

5 Sepse krenarėt u ēuan kundėr meje,

mizorėt kėrkojnė tė ma marrin shpirtin:

pėr Hyjin ata s’kanė kujdes.

6 Por, ja, Hyji po mė vjen nė ndihmė,

shpirtin tim ai po e merr ndore.

7 Rėntė e keqja mbi armiqtė e mi:

shfarosi, o Zot, pashė tė vėrtetėn tėnde.

8 E unė me ėndje do tė tė kushtoj fli,

do ta lavdėroj Emrin tėnd, o Zot, sepse ėshtė i mirė,

9 sepse ti mė shpėtove nga ēdo vėshtirėsi,

me pėrbuzje syri im i shikon armiqtė.

PSALMI 55 /54/

Lutja e njeriut tė shpifur

1 Mjeshtrit tė korit. Me vegla muzikore me korda. Poemė. E Davidit.

2 Vėshtroje, o Hyj, lutjen time,

mos u fsheh para lutjes sime,

3 mė prano e mė vėshtro,

se nė mjerimin tim u shkriva nė vaj,

4 prej britmės sė armikut, prej ndrydhjes sė mizorit.

Hedhin mbi mua paudhėsi,

mė sulmojnė me tėrbim.

5 Dridhet zemra ime nė mua,

mė pėrshkoi tmerri i vdekjes.

6 Frikė e tmerr erdhėn mbi mua,

mė mbuloi njė rrėnqethje e rėndė.

7 Thashė: “Kush do tė mė japė krahė porsi pėllumbit

pėr tė fluturuar e pėr tė gjetur pushim?

8 Larg, larg do tė fluturoja,

nė shkretėtirė do tė banoja.

9 Do ta prisja atė qė mė shpėton

nga furia e erės dhe e stuhisė”.

10 Shpėrndaji, o Zot, pėshtjelloju gjuhėt,

sepse shoh dhunė e grindje nė qytet.

11 Ditėn, natėn qarkullojnė mbi mure,

12 nė qytet paudhėsi, vuajtje e prita,

nuk mungojnė nė sheshe dhunė e tradhti.

13 Sepse po tė mė shante armiku,

disi do tė duroja,

tė ishte ngritur kundėr meje ai qė mė urren,

disi do tė fshihesha para tij,

14 por qe ti, o njeri, shoku im,

miku im, i njohuri im,

15 me tė cilin bėra shoqėri tė ngushtė:

bashkė me turma shkonim nė Shtėpinė e Hyjit!

16 Vdekja i marrtė,

gjallė i shtifsha nė dhe tė zi,

sepse tė keqen e kanė nė shtėpi, nė vete!

17 Por unė do ta thėrras nė ndihmė Hyjin,

Zoti do tė mė japė shpėtim.

18 Nė mbrėmje, nė mėngjes, nė mesditė

do tė dėnes i trishtuar

e ai do tė ma dėgjojė zėrin.

19 Ai do tė mė shpėtojė, paqe do tė mė japė

prej atyre qė mė sulmojnė:

sepse tė panumėrt janė kundėrshtarėt e mi.

20 Hyji do tė dėgjojė, do t’i pėrvujtėrojė ata

Ai qė ėshtė para tė gjitha jetėve.

Pėr ata kthim nuk ka

e Hyjin s’e druajnė!

21 Secili ngre dorėn kundėr miqve tė vet,

shkel e thyen besėn e dhėnė.

22 Mė tė butė se gjalpi e kanė gojėn,

zemrėn e kanė tė gatshme pėr luftim,

fjalėt i kanė mė tė buta se vaji,

e ata ‑ shpatė tė nxjerra nga milli!

23 Lėshoja kujdesin tėnd Zotit

e Ai do tė tė japė fuqi:

kurrė s’do tė lejojė tė bjerė poshtė i drejti.

24 Ata, o Hyj, qė janė gjakpirės e shpirtkėqinj

plandosi nė gropėn e varrit

qė tė mos jetojnė as gjysmėn e ditėve tė veta!

Por unė do tė shpresoj nė ty, o Zot!

PSALMI 56 /55/

Besimtari nuk do tė bjerė poshtė

1 Mjeshtrit tė korit. Mbi: “Jonat elem rehokim”. I Davidit.

Poemė. Kur filistenjtė e zunė rob nė Gat.

2 Ki mėshirė pėr mua, o Hyj, se po mė shkel armiku,

sulmuesi im po mė ngushton gjithė ditėn.

3 Armiqtė e mi po mė shqelmojnė ēdo ditė

e sulmuesit e mi janė tepėr shumė, o i Tejetlartė!

4 Atė ditė qė do tė mė kapė frika,

nė Ty do ta vė shpresėn!

5 Nė Hyjin, tė cilit ia lavdėroj fjalėn,

nė Hyjin e kam vėnė shpresėn, nuk trembem:

ēka mund tė mė bėjė njeriu?

6 Ēdo ditė m’i shpjegojnė mbrapsht fjalėt,

s’mendojnė tjetėr veēsepėr tė ma bėrė shpellėn:

7 ngjallin grindje, mė vėnė pusi, m’i ruajnė hapat,

mendojnė kokėn tė ma hanė!

8 Shpaguaj sipas fajeve tė tyre,

nė furinė tėnde pėrplasi, o Hyj, pėrdhe paganėt!

9 Ti i ke numėruar ditėt e mėrgimit tim,

lotėt e mi mblidhi nė rrėshiqin tėnd!

A thua s’janė tė shkruar nė librin tėnd?

10 Atėherė armiqtė e mi do tė zmbrapsen

kur ta kėrkoj ndihmėn tėnde,

sepse e di mirė se Hyji ėshtė me mua.

11 I jap lavdi fjalės sė Hyjit,

e madhėroj fjalėn e Zotit.

12 Nė Hyjin kam vėnė shpresėn, nuk do tė trembem:

ēka mund tė mė bėjė njeriu?

13 Me ty, o Hyj, mė lidhin kushtet e mia,

do tė tė kushtoj fli falenderimi,

14 sepse ma ke shpėtuar jetėn prej vdekjes,

kėmbėt e mia prej rrėzimit

qė tė mund tė eci nė praninė e Hyjit,

nė dritėn e tė gjallėve.

PSALMI 57 /56/

Nė mes tė luanėve

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Mos shkatėrro...” E Davidit.

Poemė. Kur iku prej Saulit nė shpellė.

2 Ki mėshirė pėr mua, o Hyj, ki mėshirė pėr mua,

sepse shpirti im mbėshtetet nė Ty,

po strehohem nėn hijen e krahėve tė tu

derisa tė mė kalojė rreziku i pritės.

3 Do ta thėrras nė ndihmė Hyjin e Tejetlartė,

Hyjin qė mė bėn mirė.

4 Do tė ma dėrgojė ndihmėn prej qiellit e do tė mė shpėtojė,

do t’i turpėrojė ata qė mė shtypin,

Hyji do ta dėrgojė mėshirėn e tė vėrtetėn e vet.

5 Shpirti im banon mes luanėve

qė i pėrpijnė bijtė e njerėzve.

Dhėmbėt e tyre heshta e shigjeta,

gjuha e tyre shpatė e mprehtė.

6 Lartėsohu, o Hyj, pėrmbi qiell,

pėrmbi mbarė tokėn lavdia jote!

7 Kėmbėve tė mia u vunė leqe,

e ngushtuan shpirtin tim,

para meje e hapėn gropėn:

ata vetė ranė brenda!

8 Zemra ime ėshtė gati, o Hyj,

gati ėshtė zemra ime:

9 do tė kėndoj, kėngės do t’ia them!

Zgjohu, lavdia ime,

Zgjohu, o harpė e cetėr,

dua ta zgjoj agimin!

10 Do tė tė lavdėroj ndėr popuj, o Zot,

ty do tė tė kėndoj ndėr kombe.

11 Sepse u madhėrua deri nė qiell dashuria jote,

e deri nė re e vėrteta jote!

12 Lartėsohu, o Hyj, pėrmbi qiell,

pėrmbi mbarė tokėn lavdia jote!

PSALMI 58 /57/

Gjykatėsi i gjykatėsve tokėsorė

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Mos shkatėrro...” E Davidit. Poemė.

2 Vallė njėmend flisni tė drejtėn, o pushtetmėdhenj,

me drejtėsi i gjykoni bijtė e njerėzve?

3 Pėrkundrazi! Me mendje pėrbluani gėnjeshtrėn,

duart tuaja mbi tokė pėrgatisin dhunėn!

4 E lanė rrugėn qė nė ngjizje mėkatarėt,

e gabuan rrugėn qė prej kraharorit tė nėnės rrenacakėt.

5 Janė tė helmuar porsi shlligėzat,

porsi kapastreci i shurdhėt qė i mbyll veshėt

6 tė mos e dėgjojė zėrin e shortarit,

zėrin e magjistarit qė ėshtė mjeshtėr tė magjepsė.

7 Ti, o Hyj, thyeju dhėmbėt nė gojėn e tyre,

copėtoju nofullat luanėve, o Zot!

8 Le tė derdhen si uji qė rrjedh,

le tė thahen si bari qė shkelet!

9 Si kėrmill qė shkrihet nė jargė u bėfshin,

si dėshtaku i gruas qė s’e sheh diellin!

10 Para se vegshat tuaj ta ndiejnė flakėn e krandeve,

gjallė i pėrvėloftė flaka e hidhėrimit!

11 Do tė kėnaqet i drejti kur ta shohė hakmarrjen,

kėmbėt e veta do t’i lajė nė gjakun e mėkatarit,

12 Njerėzit do tė thonė: “Ka shpėrblim pėr tė drejtin,

po, ėshtė Hyji qė gjykon mbi dhe”!

PSALMI 59 /58/

Kundėr tė paudhėve

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Mos shkatėrro...” E Davidit. Poemė. Kur Sauli dėrgoi njerėzit t’ia rrethonin shtėpinė e ta vrisnin Davidin.

2 Hyji im, mė shpėto prej armiqve tė mi,

mė mbro prej sulmuesve tė mi!

3 Mė shpėto prej atyre qė bėjnė tė keqen,

mė shpėto prej atyre qė derdhin gjak!

4 Ja, ia vunė pritėn jetės sime,

u sulėn kundėr meje tė fortėt!

5 E pra, unė s’kam faj as mėkat, o Zot,

pa pasur nė mua paudhėsi, bėhen gati tė mė sulmojnė!

Ēohu, eja e shiko,

6 ti, o Zot, Hyji i ushtrive, Hyji i Izraelit,

zgjohu e ndėshkoji tė gjithė paganėt,

mos mėshiro asnjė qė vepron pabesisht!

7 Kthehen nė mbrėmje,

ulėrijnė si qentė,

enden nėpėr qytet.

8 Ja, vjellin nga goja padrejtėsi,

shpatė i kanė buzėt,

thonė: “Kush na ndien”?

9 E ti, o Zot, i pėrqesh ata,

nė lojė i vė tė gjitha kombet.

10 Fuqia ime, ty tė pres,

sepse ti, o Hyj, je kėshtjella ime.

11 Hyji im, mėshira jote do tė mė mbėrrijė me kohė,

Hyji do tė bėjė nga lart t’i shikoj armiqtė e mi.

12 Mos i vra qė populli im tė mos harrojė,

por shpėrndaji me fuqinė tėnde,

shtroji pėrdhe, o Zot, Mbrojtėsi im!

13 Mėkat ėshtė ēdo fjalė qė del nga goja e tyre:

le tė sharrojnė nė krenarinė e tyre!

Pėr shkak tė shpifjeve e gėnjeshtrave qė flasin

14 shfarosi nė hidhėrimin tėnd,

shfarosi e tė mos jenė,

le ta dinė se Hyji ėshtė zotėrues

nė Jakobin e mbarė skajet e tokės!

15 Kthehen nė mbrėmje,

lehin si qentė,

enden nėpėr qytet.

16 Le tė enden rrotull pėr tė gjetur ushqim;

e, nėse nuk do tė ngopen, le tė ulėrijnė!

17 Kurse unė do ta kėndoj fuqinė tėnde,

nė mėngjes do ta lartėsoj dashurinė tėnde,

sepse ti qe kėshtjella ime,

strehimi im nė ditėn e rrezikut tim.

18 Fuqia ime, ty dėshiroj tė tė kėndoj,

sepse, ti o Hyj, je kėshtjella ime:

Hyji im, mėshira ime!

PSALMI 60 /59/

Lutje kombėtare pas humbjes sė luftės

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “lili i urdhrit” Poemė e Davidit.

2Kur luftoi kundėr Aram Naharaimit

e Aram Sobės e kur Joabi, nė kthim, i mundi 12. 000 edomas

nė Luginėn e Kripės.

3 O Hyj, ti na flake tej, na theve:

ishe zemėruar! Kthehu prapė tek ne!

4 E tunde dheun, copė e ndave,

shėroja plasaritjet se po fundoset!

5 Bėre qė populli yt tė shohė tė vėshtirėsi tė mėdha,

na dhe tė pimė verė qė tė merr mendtė!

6 Por ti u dhe shenjė tė dashurve tė tu

tė tėrhiqen nga goditja e harkut,

7 por qė tė shpėtojnė tė dashurit e tu

ndihmo me tė djathtėn tėnde e na dėgjo!

8 Hyji foli nė Shenjtėroren e vet:

“Do tė gėzohem, do ta ndaj Sikemin,

do ta mas Luginėn Sukot!

9 Imi ėshtė Galaadi, imi Manaseu,

Efraimi ėshtė pėrkrenarja ime,

Juda skeptri im,

10 Moabi legeni ku unė lahem,

nė Edom do ta hedh kėpucėn time,

mbi filistenj do tė brohoris fitoren”!

11 Kush do tė mė ēojė deri nė fortesė!

Kush do tė mė prijė deri nė Idume?

12 Vallė, mos jo ti, o Hyj, qė na flake tej,

vallė a s’do tė dalėsh, o Hyj, me forcat tona?

Deh, na ndihmo nė ditė tė ngushtimit,

sepse s’ka shpėtim prej ndihmės sė njeriut!

13 Bashkė me Hyjin mrekulli do tė bėjmė,

ai do t’i shqelmojė armiqtė tanė!

PSALMI 61 /60/

Lutja e njė tė humburi

1 Mjeshtrit tė korit. Me vegla muzikore me korda. I Davidit.

2 Vėshtroje, o Hyj, pėrlutjen time,

dėgjoje lutjen time!

3 Nga skaji i dheut tė thėrras nė ndihmė,

se mė ka lėshuar zemra:

mė nxirr nė qetė qė s’mund t’i afrohem.

4 Sepse ti je shpresa ime,

kala e fortė pėrballė armikut.

5 Pėrjetė do tė banoj nė tendėn tėnde,

do tė gjej mbrojtje nėn sqetullėn tėnde,

6 sepse ti, o Hyji im, i pranon kushtet e mia,

u jep trashėgim atyre qė e druajnė emrin tėnd.

7 Ditė mbi ditė shtoji jetės sė mbretit,

vjetėt e tij zgjati nga breznia nė brezni!

8 Le tė mbretėrojė gjithmonė ndėr sytė e Hyjit:

rojė iu bėfshin hiri dhe e vėrteta!

9 Kėshtu do t’i kėndoj kėngė Emrit tėnd pa pushim,

do t’i plotėsoj kushtet e mia si njė ditė pėr ditė!

SALMI 62 /6l/

Hyji e vetmja shpresė

1 Mjeshtrit tė korit. Mbi Idutun. Psalmi. I Davidit.

2 Vetėm nė Hyjin pusho, shpirti im,

sepse prej tij vjen shpėtimi im.

3 Vetėm ai ėshtė qeta ime e shpėtimi im,

kėshtjella ime: mė kurrė nuk do tė trandem!

4 Deri kur do tė suleni kundėr njė njeriu,

do ta rrėzoni tė gjithė sė bashku

si murin e prishur, si gardhin e thyer?

5 Synojnė ta rrėzojnė prej sė larti,

kėnaqėsinė e gjejnė nė gėnjeshtėr.

Me gojė bekojnė e me zemėr mallkojnė.

6 Vetėm nė Hyjin pusho, o shpirti im,

vetėm nė tė qėndron shpresa ime!

7 Vėrtet vetėm Ai ėshtė Hyji im e shpėtimi im,

kėshtjella ime: mė kurrė nuk do tė trandem!

8 Nė Hyjin ėshtė shėlbimi im e nderi im,

nė Hyjin shpresa e fuqisė sime, strehimi im nė Hyjin.

9 Shpreso nė tė gjithmonė, o popull,

atij hapi zemrėn,

sepse Hyji ėshtė strehimi ynė.

10 Vėrtet si avull janė bijtė e Adamit,

gėnjeshtėr e thjeshtė bijtė e njeriut:

nė qoftė se hipin nė peshore,

tė gjithė dalin mė tė lehtė se tymi!

11 Ruaj se shpresoni nė dhunė,

ruaj se ju gėnjen preja;

nė pasuri kur ato shtohen

mos e ngjitni zemrėn pėr to!

12 Perėndia njė herė foli,

unė kėto dy herė dėgjova:

“Pushteti i pėrket Hyjit,

jotja, o Zot, ėshtė mėshira!

13 Ti shpėrblen gjithkėnd

sipas veprave qė tė ketė bėrė”!

PSALMI 63 /62/

Dėshira ndaj Hyjit

1 Psalm. I Davidit, kur qėndronte nė shkretėtirėn e Judės.

2 O Hyj, Hyji im je ti, qė nė agim tė kėrkoj.

Ka etje pėr ty shpirti im,

ty tė dėshiron trupi im,

si toka e shkretė, e thatė, e paujė,

3 kėshtu erdha nė Shenjtėroren tėnde

pėr ta parė fuqinė tėnde e lavdinė tėnde.

4 Sepse mė e mirė ėshtė dashuria jote se jeta:

buzėt e mia do tė tė lavdėrojnė.

5 Kėshtu do tė tė bekoj nė jetėn time

e nė Emrin tėnd do t’i lartėsoj duart e mia,

6 do tė ngihem si nė gosti tė shkėlqyeshme,

me buzė tė hareshme do tė tė lavdėrojė goja ime.

7 Ty do tė tė kujtoj edhe nė shtratin tim,

nė pėrgim natėn do tė mendoj pėr ty,

8 sepse ti je bėrė ndihma ime,

prandaj do tė brohoris nėn hijen e krahėve tė tu!

9 Shpirti im u mbėshtet nė ty,

e djathta jote mė merr pėr dore.

10 E ata qė kėrkojnė tė ma marrin shpirtin,

do tė zbresin nė thellėsitė e dheut,

11 do tė bien nėn pushtetin e shpatės,

do tė bėhen pre e ēakejve.

12 Mbreti do tė gėzojė nė Hyjin,

do tė galdojnė tė gjithė ata qė pėrbehen nė tė,

kurse rrenacakėve do t’u mbyllet goja.

PSALMI 64 /63/

Ndėshkimi i shpifėsve

1 Mjeshtrit tė korit. Psalm. I Davidit.

2 Dėgjoje, o Hyj, zėrin e vajtimit tim,

ma ruaj jetėn prej tmerrit tė armikut,

3 mė mbro nga pėrbetimi i tė mbrapshtėve,

prej grumbullit tė atyre qė veprojnė keq.

4 Prej atyre qė e mprehėn gjuhėn e vet si shpatė,

qė vjellin si shigjeta fjalė tė helmuara,

5 pėr ta shigjetuar nė fshehtėsi tė pafajshmin;

e shigjetojnė papritmas e frikė nuk kanė.

6 Ata marrin guxim nė synimet e veta tė kėqija,

shestojnė si t’i vėnė fshehtas leqet e veta

e thonė: “Kush mund t’i shohė”?

7 Synojnė paudhėsi, i ēojnė nė vend synimet e parapara,

humnerė ėshtė njeriu, greminė zemra e tij!

8 Por Hyji i shigjetoi ata,

papritmas i mbuluan plagėt.

9 Gjuha e vet ata i sharroi,

kush i sheh, i habitur, luan kokėn.

10 Tė gjithė njerėzit do t’i kapė frika,

do t’i kumtojnė veprat e Hyjit,

mirė do ta kuptojnė ē’bėri Ai.

11 I drejti do tė gėzohet nė Zotin,

nė Tė do ta ketė shpresėn,

me Tė do tė mburren tė gjithė tė ndershmit nė zemėr.

PSALMI 65 /64/

Himn falenderimi

1 Mjeshtrit tė korit. Psalm. I Davidit. Kėngė.

2 Ty, o Hyj, tė pėrket himni nė Sion,

pėr nderin tėnd u plotėsoftė kushti nė Jerusalem!

3 Tek ti qė i dėgjon lutjet

do tė vijė ēdo njeri i ngarkuar me mėkate.

4 Fajet tona janė mė tė forta se ne,

por ti i zhduk mėkatet tona.

5 Lum ai qė ti zgjodhe dhe e more pranė vetes:

ai banon nė Shtėpinė tėnde.

Do tė ngihemi me tė mirat e Shtėpisė sate,

me shenjtėrinė e Tempullit tėnd.

6 Ti na ndihmon me mrekullitė e drejtėsisė sate,

o Hyj i shpėtimit tonė,

shpresa e mbarė skajeve tė tokės e tė detit tė largėt.

7 Ti i forcon malet me fuqinė tėnde,

i ngjeshur me pushtet,

8 ti qetėson tėrbimin e deteve,

gjėmėn e valėve tė tija dhe rrėmujėn e popujve.

9 Edhe ata qė jetojnė nė skajet e botės

mbesin tė habitur nga mrekullitė e tua,

me gėzim i mbush dyert e mėngjesit e tė mbrėmjes!

10 Ti kujdesesh pėr tokėn dhe e ujit,

e ngarkon me prodhime tė begatshme.

Lumi i Hyjit ėshtė plot me ujė:

ti bėn tė rriten drithėra pėr njerėz!

Tokėn ti kėshtu e pėrgatit:

11 hullitė ia lag, bucat ia imtėson,

me shi e zbrun, tė mbjellat ia bekon.

12 E kurorėzon vitin me mirėsinė tėnde,

gjurmėve tė tua rrjedh begatia,

13 kullotat e shkretėtirės rijnė njomėsi,

mballesat bregoreve ngjeshen me hare,

14 livadhet janė tė veshura me dele,

luginat mbulohen me drithėra:

gjithkah kėngė e brohoritje me hare!

PSALMI 66 /65/

Falenderim publik

1 Mjeshtrit tė korit. Kėngė. Psalm.

Mbarė toka le t’i brohorasė Hyjit,

2 kėndoni lavdisė sė Emrit tė tij,

lartėsojeni lavdinė e tij tė pamasė!

3 Thuajini Hyjit: “Sa tė mrekullueshme janė veprat e tua!

Pse je tejet i fuqishėm,

armiqtė e tu tė pėrkėdhelin.

4 Le tė tė adhurojė mbarė toka e le tė tė kėndojė,

le t’ia thotė kėngės pėr nder tė Emrit tėnd”!

5 Ejani e shikoni veprat e Hyjit:

bėri mrekulli shtanguese mes bijve tė njerėzve!

6 Ai e shndėrroi detin nė terik,

kėmbė e kaluan lumin

pėr kėtė galdojmė me gėzim.

7 Ai sundon pėr amshim me pushtetin e vet,

sytė e tij vėrejnė pėrmbi popuj

qė tė mos ēojnė kokė njėrzit kryengritės.

8 Bekojeni, o popuj, Hyjin tonė

dhe shpalleni lavdinė e tij!

9 Ai i dha shpirtit tonė jetėn,

kėmbėt na i ruan nga hapat e gabuar.

10 Ti vetė, o Hyj, na vure nė provė,

porsi argjendin nėpėr zjarr na kalove.

11 Ti vetė na nxorre nė leqe,

barrė tė rėndė na ngarkove mbi shpinė.

12 Ti lejove tė na hipin nė qafė njerėzit,

na pėrshkove nėpėr zjarr e ujė,

por mė vonė na dhe pushim.

13 Me fli shkrumbimi nė Shtėpinė tėnde do tė hyj,

para teje do t’i ēoj nė vend kushtet,

14 qė i premtova me buzėt e mia,

qė i thashė me gojė kur isha nė rrezik.

15 Do tė kushtoj fli shkrumbimi tė majme,

bashkė me dhjamė tė erėndshėm deshėsh,

do tė tė kushtoj qe edhe cjep!

16 Ejani, dėgjoni, tė gjithė ju qė e druani Hyjin,

do t’ju tregoj ēfarė i bėri shpirtit tim.

17 Me gojėn time e thirra nė ndihmė,

dhe me gjuhėn time e madhėrova.

18 Po tė mendoja tė keqen nė zemrėn time,

Zoti nuk do tė ma dėgjonte lutjen.

19 Prandaj Hyji ma dėgjoi lutjen,

i vuri vesh zėrit tė lutjes sime.

20 Qoftė bekuar Hyji

qė s’ma hodhi poshtė lutjen time

e nuk ma mohoi mėshirėn e vet!

PSALMI 67 /66/

Lutje e pėrbashkėt pas korrjes vjetore

1 Mjeshtrit tė korit. Me vegla muzikore me korda. Psalm. Kėngė.

2 Hyji pastė mėshirė pėr ne e na bekoftė,

bėftė tė ndriēojė fytyra e tij mbi ne,

3 qė nė tokė tė njihet udha e tij,

nė tė gjitha kombet shpėtimi i tij.

4 Tė dhėnēin lavdi mbarė popujt, o Hyj,

mbarė popujt e botės ty tė lavdėrofshin!

5 Le tė galdojnė e le brohorisin popujt,

sepse popujt i gjykon me drejtėsi,

sepse kombet mbi tokė ti i sundon.

6 Tė lavdėrofshin mbarė popujt, o Hyj,

mbarė popujt e botės ty tė lavdėrofshin!

7 Toka e dha frytin e vet:

na bekoftė Hyji, Hyji ynė!

8 Na bekoftė Hyji!

Frikė e paēin mbarė skajet e botės!

PSALMI 68 /67/

Epopeja e lavdishme e Izraelit

1 Mjeshtrit tė korit. I Davidit. Psalm. Kėngė.

2 U ngrittė Hyji dhe u shpėrndafshin armiqtė e tij,

u zhdukshin prej syve tė tij ata qė e urrejnė!

3 Si zhduket tymi ashtu ti i shpėrndan,

si shkrihet dylli pėrballė zjarrit,

ashtu tė zhduken keqbėrėsit pėrpara Hyjit!

4 Kurse tė drejtėt le tė gėzohen nė praninė e Hyjit,

le tė galdojnė e le tė brohorisin me hare.

5 Kėndoni Hyjit, madhėrojeni Emrin e tij,

bėni udhė Atij qė kalėron mbi re:

“Zot” ėshtė Emri i tij,

vallėzoni nė praninė e tij!

6 Ati i bonjakėve, mbrojtėsi i tė vejave

ėshtė Hyji nė banesėn e vet tė shenjtė.

7 Hyji u siguron banesėn tė pashtėpive,

u hap tė burgosurve derėn e lirisė,

kundėrshtarėt i flak nė shkretėtirė tė thatė.

8 O Hyj, kur dilje para popullit tėnd,

kur ti kaloje nėpėr shkretėtirė:

9 trandej toka, qielli rigonte

para Hyjit tė Sinait, para Hyjit tė Izraelit.

10 Shi tė mbushullimtė lėshoje, o Hyj,

e ripėrtėrije trashėgimin tėnd tė lodhur.

11 Gjėja e gjallė jotja banonte nė atė vend

qė nė mirėsinė tėnde, o Hyj, e pėrgatite pėr tė mjerin.

12 Zoti shpall njė lajm

e vajzat lajmėtare janė njė ushtri e tėrė:

13 “Mbretėrit e ushtrive ikin e ikin

e bukuroshja e shtėpisė prenė e ndan!

14 Ndėrsa ju pushoni nė mesin e grigjave,

krahėt e pėllumbeshės shkėlqejnė si argjendi,

e pendėt e saja porsi ari i verdhė.

15 Ndėrsa aty i Gjithėpushtetshmi mbretėrit i thyente,

Selmoni zbardhonte me dėborė”!

16 Mali i Hyjit, mali Basan,

mal i thepisur mali Basan!

17 Pėrse ju, o male tė thepisura, me smirė shikoni

malin ku Hyjit i pėlqeu tė banojė?

Zoti nė tė do tė banojė gjithherė!

18 Qerret e Hyjit dhjetėra mijėra mijėrash:

Zoti vjen nga Sinai nė Shenjtėrore!

19 U ngjite lart, skllave skllavėrinė e bėre,

dhuratė njerėzit i more,

qė edhe kryengritėsit tė banojnė te Zoti Hyj.

20 Qoftė bekuar Zoti si njė ditė pėr ditė!

Pėr ne kujdeset Hyji i shėlbimit tonė.

21 Hyji ynė ėshtė Hyj qė shėlbon,

e Zotit, e Zotit ėshtė dera e vdekjes!

22 Patjetėr Hyji armiqve tė vet kokėn do t’ua thyejė,

butin flokėshumė tė atyre qė ecin nė udhė tė kėqija.

23 Tha Zoti: “Nga Basani do t’i kthej,

do t’i kthej nga thellėsia e detit,

24 qė ta lash kėmbėn tėnde nė gjak,

qė edhe gjuha e qenve tė tu tė ketė pjesė nė armiq!

25 U panė, o Hyj, procesionet e tua,

procesionet e Hyjit tim, mbretit tim nė Shenjtėrore:

26 Pėrpara kėngėtarėt, muzikėtarėt pas,

nė mes vashat duke u rėnė defave!

27 “Tė gjithė bekojeni Hyjin nė bashkime,

bekojeni Zotin, o bijtė e Izraelit”!

28 Aty djaloshi Beniamin u prin,

princat e Judės me togat e veta,

princat e Zabulonit, princat e Neftaliut!

29 Tregoje, o Hyj, fuqinė tėnde,

pėrforcoje, o Hyj, ēfarė bėre pėr ne,

30 prej Tempullit tėnd nė Jerusalem.

Mbretėrit le tė sjellin dhurata!

31 Kėrcėnoju egėrsirės sė kallamit,

lorisė sė mėzetėrve e viēave tė popujve,

le tė pėrulen e le tė sjellin pllaka argjendi;

shpėrndaji popujt qė luftės i gėzohen!

32 Do tė vijnė bujarėt nga Egjipti,

Etiopia do t’i drejtojė duart drejt Hyjit!

33 Mbretėri tė tokės, kėndoni Hyjit,

kėndoni Zotit, kėndoni Hyjit,

34 qė kalėron mbi qiellin e qiellit tė amshueshėm.

Ja, ai e ngre zėrin, zėrin e fuqishėm:

35 “Pranojeni gjithėpushtetėsinė e Hyjit”!

Mbi Izraelin madhėria e tij,

pėrmbi re fuqia e tij!

36 I mrekullueshėm je, o Hyj, nga Shenjtėrorja jote!

Hyji i Izraelit i jep pushtet e fuqi popullit tė vet.

Qoftė bekuar Hyji!

PSALMI 69 /68/

Vajtim

1 Mjeshtrit tė korit. Sipas melodisė: “Lilat.” I Davidit.

2 Mė shpėto, o Hyj,

sepse uji mė arriti deri nė fyt!

3 Jam ngulur thellė nė baltė,

s’kam ku ta vė kėmbėn time nė tė fortė:

kam rėnė nė pellgun e ujėrave

e valėt po mė mbulojnė.

4 U kėputa duke lėshuar kushtrim,

m’u tha krejtėsisht gurmazi,

m’u mor drita e syve duke pritur Hyjin tim.

5 Mė shumė se flokėt e kokės sime

janė ata qė mė urrejnė pa tė drejtė.

U forcuan ata qė mė salvuan,

armiqtė e mi gėnjeshtarė:

ēka nuk vodha mė duhej tė ktheja?

6 O Hyj, ti e njeh marrėzinė time,

fajet e mia nuk janė tė fshehura para teje.

7 Mos lejo tė skuqen nė mua

ata qė shpresojnė nė ty, o Zot,

Zoti i ushtrive,

mos lejo tė turpėrohen nė mua

ata qė tė kėrkojnė ty, Hyji i Izraelit!

8 Sepse pėr shkak tėndin e mbarta poshtėrimin,

turpi ma mbuloi fytyrėn,

9 u bėra i huaj pėr vėllezėrit e mi,

i panjohur pėr bijtė e nėnės sime.

10 Pse shkrihem nė zell pėr Shtėpinė tėnde,

pėrbuzjet e atyre qė ty tė pėrqeshin ranė mbi mua.

11 E ndėshkova veten me agjėrim,

por kjo m’u kthye nė ēnderim;

12 pėr petk vesha grathoren,

pėrrallė e lodėr u bėra pėr ta.

13 Kundėr meje flasin ata qė rrinė nė derė,

pijanecėt po mė vėnė nė bisht tė lahutės.

14 E pra, unė ty tė lutem, o Zot,

nė kohėn e pėrshtatshme, o Hyj,

mė vėshtro pashė dashurinė tėnde,

pashė tė vėrtetėn e shpėtimit tėnd!

15 Mė nxirr nga lymi tė mos humbas,

mė shpėto prej atyre qė mė urrejnė,

prej ujėrave tė thella!

16 Mos lejo tė mė mbulojnė valėt e ujėrave,

mos lejo tė mė pėrpijė thellėsia,

tė mos e mbyllė pusi gojėn e vet mbi mua!

17 Mė dėgjo, o Zot, se bamirės ėshtė pėrdėllimi yt,

shiko mbi mua sipas mėshirės sate tė madhe,

18 mos e fsheh fytyrėn tėnde prej shėrbėtorit tėnd,

sepse jam tepėr ngushtė, mė shpėto pa vonesė!

19 Afroju shpirtit tim e shpaguaje atė

pėr shkak tė armiqve tė mi, mė shpėrble.

20 Ti e sheh ēnderimin tim,

turpin tim e “nderimin” tim:

para teje janė tė gjithė ata qė mė salvojnė.

21 Poshtėrimi ma kėputi zemrėn e mė lėshuan fuqitė,

prita tė gjendet dikush qė tė mė ankojė, por s’qe,

ndokush qė tė mė ngushėllojė, por s’e gjeta.

22 Nė ushqim mė hodhėn vrer

e nė etje mė dhanė tė pi uthull.

23 Tryeza e tyre pėr ta lak u bėftė,

shpagim e kurth.

24 U errėsofshim sytė e tyre e mos pafshin,

bėj gjithmonė tė jenė tė kėputur nė kryq.

25 Zbraze mbi ta hidhėrimin tėnd,

i djegtė flaka e zemėrimit tėnd!

26 Banesa e tyre u ktheftė nė shkretėtirė,

nė ēadėr tė tyre mos pastė kush tė banojė!

27 Pse salvuan atė qė ti qortove,

pse i shtojnė dhembjen atij qė plagose.

28 Fajėsisė sė tyre u shto faje mbi faje,

qė tė mos mund tė shfajėsohen para teje,

29 qė tė hiqen prej librit tė tė gjallėve,

tė mos numėrohen nė radhėt e tė drejtėve!

30 Mua tė mjerin e tė pikėlluarin:

mė shpėtoftė, o Hyj, shėlbimi yt!

31 Do tė lėvdoj Emrin e Hyjit me kėngė,

do ta lartėsoj me kėngė falenderimi.

32 Kjo i pėlqen Zotit mė tepėr se mėzati,

mė tepėr se demi me brirė e me thundra!

33 Le tė shikojnė tė pėrvuajturit e le tė gėzohen;

kėrkojeni Hyjin e zemra do t’ju kėrthndezet.

34 Sepse Zoti i dėgjon skamnorėt,

s’i pėrbuz tė vetėt qė janė tė robėruar.

35 Le ta lavdėrojnė qielli e toka,

detet dhe gjithēka lėviz nė to.

36 Sepse Hyji do ta shpėtojė Sionin,

Ai do t’i rindėrtojė qytetet e Judės,

aty do tė banojnė e do ta trashėgojnė.

37 Fara e shėrbėtorėve tė tij do ta trashėgojė,

nė tė do tė ngulė kush e do Emrin e tij!

PSALMI 70 /69/

Kushtrim pėr ndihmė

1 Mjeshtrit tė korit. I Davidit. Pėr kujtim.

2 O Hyj, deh, mė eja nė ndihmė,

o Zot, nxito tė mė ndihmosh!

3 U marrofshin dhe u turpėrfoshin

tė gjithė ata qė kėrkojnė tė ma marrin jetėn.

U zmbrapsshin dhe u turpėrofshin ata

qė ma dėshirojnė tė keqen!

4 U zmbrapsshin tė turpėruar

ata qė mė thonė: “Mirė, shumė mirė!”

5 Le tė galdojnė e le tė gėzojnė

tė gjithė ata qė tė kėrkojnė ty,

le tė thonė pėrherė: “I madh ėshtė Hyji!”,

ata qė e duan shėlbimin tėnd.

6 E unė jam i vobektė e skamnor:

o Hyj, shpejto tė mė ndihmosh,

sepse ti je ndihmėtari e shpėtimtari im,

o Zot, deh, mos vono!

 

PSALMI 71 /70/

Lutja e njė plaku

1 Nė ndore tėnde, o Zot,

askurrė mos u turpėrofsha.

2 Mė shpėto e mė dil zot pashė drejtėsinė tėnde,

prire mbi mua veshin tėnd e mė shėlbo!

3 Ji pėr mua shkėmb mbrojtjeje,

kullė e pamposhtur pėr tė mė shpėtuar,

sepse ti je kėshtjella ime e strehimi im.

4 Hyji im, mė shpėto prej dorės sė mėkatarit,

prej dorės sė derhuzdit e tė dinakut.

5 Sepse ti, o Zot, je shpresa ime,

shpresa ime, o Zot, qė prejrinisė sime.

6 Nė ty jam mbėshtetur qė prejkraharorit tė nėnės,

qė prejprehrit tė nėnės ti je mbrojtėsi im,

mburrja ime ėshtė gjithmonė nė ty.

7 Pėr shumė njerėz u bėra ēėshtje habie:

ti ishe mbrojtėsi im i fuqishėm.

8 Goja ime tė lavdėron pa pushim,

gjithė ditėn tė madhėron.

9 Mos mė lėsho dore nė pleqėri,

kur tė mė lėnė fuqitė, mos hiq dorė prej meje.

10 Sepse thonė armiqtė e mi pėr mua,

e ata qė mė vėrejnė zunė njėzėri tė kėshillohen:

11 “Hyji hoqi dorė prej tij, salvojeni,

bini nė tė se s’ka kush i del zot”.

12 O Hyj, mos mė rri larg,

Hyji im, shpejto tė mė ndihmosh.

13 Le tė turpėrohen e le tė shuhen kundėrshtarėt e shpirtit tim,

le tė mbulohen me marrėzi e me turp

ata qė ma dėshirojnė tė keqen.

14 E unė gjithmonė do tė shpresoj nė ty

e unė do t’i shumoj gjithnjė lavdet e tua.

15 Goja ime do ta shpallė drejtėsinė tėnde,

gjithė ditėn shpėtimin tėnd:

qė s’di tė ketė masė nė madhėri.

16 Do ta shpall pushtetin e Zotit,

o Zot, do tė kujtoj vetėm drejtėsinė tėnde.

17 Ti mė ke mėsuar, o Hyj, qė prejrinisė sime

dhe ende sot i kumtoj mrekullitė e tua.

18 E tani nė pleqėri ngarkuar me vjet,

o Hyj, mos hiq dorė prej meje,

derisa t’ia shpall pushtetin tėnd

mbarė breznisė qė do tė vijė.

19 Pushteti yt e drejtėsia jote, o Hyj,

arrijnė deri nė qiell, sepse bėre punė tė mrekullueshme!

O Hyj, e kush ėshtė i ngjashėm me ty?!

20 Sepse ti mė ēove prova shumė tė mėdha,

por pėrsėri mė kėrthndeze nė jetė

e pėrsėri mė ktheve nga thellėsia e tokės.

21 Rrite madhėrinė time,

sillu prej meje e mė ngushėllo.

22 Kėshtu edhe vetė do tė tė lavdėroj,

me harpė do tė kėndoj, o Hyj, tė vėrtetėn tėnde,

me cetėr do tė tė kėndoj ty, o Shenjti i Izraelit!

23 Do tė galdojnė buzėt e mia duke tė kėnduar ty,

edhe shpirti im qė e ke shėlbuar.

24 Gjuha ime gjithė ditėn do tė flasė pėr drejtėsinė tėnde,

le tė turpėrohen e tė marrosen

ata qė kėrkojnė tė keqen pėr mua.

PSALMI 72 /71/

Mbreti i premtuar

1 I Salomonit.

O Hyj, jepja mbretit gjyqin tėnd

dhe drejtėsinė tėnde birit tė mbretit,

2 qė ta gjykojė popullin tėnd me drejtėsi

e skamnorėve tė tu t’u japė tė drejtėn.

3 Malet le t’i sjellin paqen popullit

e kodrat drejtėsinė.

4 Ai do t’i gjykojė tė vobektėt e popullit,

do t’i shpėtojė bijtė e skamnorit

do ta pėrulė shpifėsin.

5 Ai do tė jetojė sa dielli e hėna,

nga breznia nė brezni.

6 Do tė zbresė porsi vesa mbi bar,

porsi shiu qė e lag tokėn.

7 Nė ditėt e tija do tė lulėzojė drejtėsia

dhe paqe e madhe derisa tė jetė hėna.

8 Do tė sundojė prej detit nė det,

prej Lumit e deri nė skajin e botės.

9 Para tij do tė bien pėrmbys banorėt e shkretėtirės,

kundėrshtarėt e tij do tė lėpijnė dheun.

10 Mbretėrit e Tarsisit edhe tė ishujve

dhurata do tė sjellin,

mbretėrit e arabėve e tė Sabės do tė lajnė tė dhjetat,

11 tė gjithė mbretėrit para tij pėrmbys do tė bien

e popujt mbarė do t’i shėrbejnė.

12 Ai do ta shpėtojė skamnorin qė fshan,

tė varfėrin qė nuk ka ndihmėtar.

13 Mėshirė do tė ketė pėr tė mjerin e tė vobektin,

dhe skamnorėve do t’ua shpėtojė jetėn.

14 Do t’i shpėtojė prej padrejtėsisė e dhunės,

gjaku i tyre do tė jetė i ēmueshėm pėrpara tij.

15 Do tė jetojė e do t’i jepet prej arit tė Arabisė,

gjithmonė do tė luten pėr tė,

gjithė ditėn do ta bekojnė.

16 Toka do tė japė drithėra me shumicė,

nė maja tė maleve do tė valėviten kallėzat,

porsi Libani frytet e tokės,

do tė lulėzojnė porsi bari i tokės

banorėt e qytetit.

17 Qoftė bekuar emri i tij nė shekuj,

sa tė jetė dielli mos iu harroftė emri!

Nėpėr tė do tė bekohen tė gjitha fiset e dheut,

tė gjithė paganėt tė lumtur do ta quajnė.

18 Qoftė bekuar Zoti Hyj, Hyji i Izraelit,

qė i vetmi bėn mrekulli!

19 Qoftė bekuar Emri i tij i madhėrueshėm,

toka mbarė u mbushtė me lavdinė e tij.

Amen! Amen!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Psalmet > LIBRI II / Psalmet 42 72/