Kapitujt

Psalmet: 4. LIBRI IV /Psalmet 90 106/

4

PSALMI 90 /89/

Kotėsia e jetės sė njeriut

1 Lutje e Moisiut, njeriut tė Hyjit.

O Zot, ti u bėre strehimi ynė

nga breznia nė brezni.

2 Para se tė lindnin malet,

para se tė bėhej toka dhe rruzulli,

prej amshimit tė amshimit ti je Hyj!

3 Ti e kthen njeriun nė pluhur

duke thėnė: “Kthehuni, bijtė e Adamit!”

4 Sepse mijėra vjet pėr sy tė tu

janė si dita e djeshme qė kaloi,

porsi ndėrresa e rojės sė natės!

5 Ti i zhduk nė gjasim tė gjumit

6 qė nė mėngjes kalon si bari;

lulėzon nė mėngjes edhe gjelbėron,

nė mbrėmje korret edhe vyshket!

7 Sepse na shkatėrroi zemėrimi yt,

na tmerroi furia e zemėrimit tėnd.

8 Para vetes i vure fajet tona,

tė fshehtat tona nė dritė tė fytyrės sate.

9 Ditėt na shkuan nė hidhėrimin tėnd,

si njė ofshamė mbaruan vitet tona.

10 Jeta jonė zgjat shtatėdhjetė vjet,

po qemė tė shėndoshė edhe tetėdhjetė,

por shumica me mundim e dhembje,

kalojnė shpejt e ne prej kėndej pėrkasim.

11 Kush ia di fuqinė zemėrimit tėnd,

zemėrimin tėnd siē e kėrkon frika jote?

12 Na mėso ashtu t’i numėrojmė ditėt tona

qė zemra jonė dijes t’ia mbėrrijė.

13 Kthehu, o Zot! Deri kur kėshtu?

Deh, ki mėshirė pėr shėrbėtorėt e tu!

14 Na e trego nė mėngjes mėshirėn tėnde

e do tė gėzohemi e do tė galdojmė

tė gjitha ditėt e jetės sonė.

15 Gėzona pėr ditėt qė na mundove,

pėr vitet qė i kaluam nė mjerim.

16 Vepra jote tė shfaqet nė shėrbėtorė tė tu,

shkėlqimi yt mbi bijtė e tyre!

17 Rėntė mbi ne mirėsia e Zotit, Hyjit tonė,

bėj tė shkojė mbarė vepra e duarve tona,

tė pėrparojė vepra e duarve tona.

PSALMI 91 /90/

Nėn mbrojtjen hyjnore

1 Kush banon nėn mbrojtjen e tė Tejetlartit,

do tė qėndrojė nėn hijen e tė Gjithėpushtetshmit.

2 Do t’i thotė Zotit: “Strehimi im,

kėshtjella ime, Hyji im, do tė shpresoj nė tė”.

3 Sepse Ai do tė tė ēlirojė nga laku i gjahtarėve

dhe nga fjala dijekeqe.

4 Do tė tė bėjė hije me krahėt e vet

do tė strehohesh nėn fletėt e tija,

shqyt e pancir e vėrteta e tij.

5 Nuk do tė frikėsohesh prej tmerrit tė natės,

as prej shigjete qė fluturon ditėn,

6 as prej murtaje qė shėtit nė errėsirė,

as prej shfarosjes qė shkretėron nė mesditė.

7 Le tė bien me mijėra rreth teje,

dhjetėra mijėra nė tė djathtėn tėnde,

ty nuk do tė tė ndodhė asgjė!

8 Porsa ti me sy tė vetėtish,

shpagimin e mėkatarit do ta shikosh!

9 Pasi Zoti ėshtė mburoja jote

dhe e zgjodhe tė Tejetlartin pėr strehimin tėnd,

10 e keqe nuk do tė tė gjejė,

dhe frushkull s’do t’i afrohet tendės sate:

11 sepse engjėjve tė vet urdhėr u dha

tė tė ruajnė nė tė gjitha udhėt e tua.

12 Do tė tė mbartin para duarsh

qė padashje tė mos e ndeshėsh kėmbėn tėnde pėr gur.

13 Do tė shkelėsh mbi shlligė e kapastrec,

do tė kalosh mbi luanė e gjarpėrinj.

14 “Do ta shpėtoj sepse mė do,

do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.

15 Ai do tė mė thėrrasė e unė do t’i ndihmoj,

nė vėshtirėsi do tė jem me tė,

do ta shpėtoj dhe do ta madhėroj.

16 Do t’i dhuroj jetė tė gjatė,

do t’ia tregoj shėlbimin tim”.

PSALMI 92 /91/

Kėngė e tė drejtit

1 Psalm. Kėngė. Pėr tė shtunėn.

2 Ėshtė punė e mirė ta lavdėrosh Zotin,

ti kėndohet Emrit tėnd, o Zot i tejetlartė.

3 Tė shpallim dashurinė nė mėngjes

e gjatė natės bėsnikėrinė tėnde,

4 me harpė dhjetėkordash e me lirė,

me kėngė pėrcjellė me cetėr.

5 Se ti, o Zot, mė gėzove me veprat e tua,

kėnaqem pėr veprat e duarve tė tua.

6 Sa tė madhėrishme janė veprat e tua, o Zot,

sa tė thella mendimet e tua!

7 Njeriu i pamend nuk i di,

dhe i marri nuk do t’i kuptojė.

8 Po edhe nė mbifshin mėkatarėt porsi bari,

e nė lulėzofshin ata qė bėjnė keq,

janė tė caktuar pėr bjerrje tė pasosur,

9 vetėm ti je i Tejetlartė pėr amshim, o Zot!

10 Sepse ja, o Zot, armiqtė e tu,

sepse ja, o Zot, armiqtė e tu do tė birren,

do tė shpėrndahen tė gjithė keqbėrėsit.

11 Ti ma rrite fuqinė porsi tė buallit,

mė shugurove me mė tė pastrin vaj.

12 Prej sė larti i shikon syri im ata qė mė urrejnė,

veshėt e mi pa tronditje i dėgjojnė kundėrshtarėt e mi.

13 I drejti lulėzon si palma,

rritet porsi cedri i Libanit.

14 Tė mbjellė nė Shtėpinė e Jakobit

lulėzojnė nė banesat e Hyjit tonė.

15 Japin fruta edhe nė pleqėri,

janė tė kėrthndeztė e plot shėndet,

16 pėr tė shpallur se Zoti ėshtė i drejtė:

Qeta ime, nė tė cilin nuk ka tė meta!

PSALMI 93 /92/

Hyji i madhėrishėm

1 Hyji mbretėron! U vesh me madhėri!

Zoti u vesh, me fuqi u ngjesh.

Tė palėkundshme e bėri botėn:

assesi s’do tė trandet!

2 I patundshėm ėshtė froni yt qė prejfillimit,

ti je i amshueshėm!

3 Lumenjtė e ngritėn, o Zot,

lumenjtė e ngritėn zėrin e vet,

lumenjtė e ngritėn ushtimėn e vet shurdhuese!

4 Mė i fortė se ushtima e ujėrave tė mėdha,

mė i pėrfrigueshėm se deti i tėrbuar:

i madhėrueshėm ėshtė Zoti nė lartėsi!

5 Dėshmitė e tua janė plotėsisht tė besueshme,

shenjtėria i pėrket Shtėpisė sate

pėrgjithmonė e jetės, o Zot.

PSALMI 94 /93/

Hyji i drejtėsisė

1 O Zot, Hyji shpagues,

dėftohu, o Hyji shpagues!

2 Ēohu, Gjykatėsi i dheut,

shpaguaji madhėshtorėt!

3 Deri kur mėkatarėt, o Zot,

deri kur do tė galdojnė mėkatarėt?

4 Do tė shpotisin e do tė flasin me pėrbuzje,

do tė krenohen ata qė bėjnė paudhėsi?

5 E poshtėrojnė popullin tėnd, o Zot,

e shtypin pronėn tėnde,

6 vrasin vejushėn e ardhacakun,

mbysin bonjakėt

7 e thonė: “Zoti nuk sheh,

s’di gjė Hyji i Jakobit”!

8 Merrni vesh, o marrashat e popullit,

ju, o tė marrė, kur do tė zini mend?

9 Ai qė krijoi veshin nuk do tė dėgjojė?

Ai qė pėrftoi syrin nuk do tė shohė?

10 Ai qė qorton popujt nuk do tė ndėshkojė,

ai qė ia mėson njeriut dijen?

11 Zoti i di mendimet e njėrėzve:

ato janė tė zbrazėta!

12 Lum ai njeri qė ti e mėson, o Zot,

tė cilit ti ia mėson Ligjin tėnd,

13 pėr t’i dhėnė paqe nė ditė fatzeza

ndėrkohė qė keqbėrėsit t’i hapet gropa.

14 Sepse Zoti nuk e pėrbuz popullin e vet,

as s’do tė heqė dorė nga prona e vet,

15 sepse e drejta do t’i jepet drejtėsisė

e pas saj do tė shkojnė tė gjithė zemėrmirėt.

16 Kush do tė ngrihet pėr mua kundėr keqbėrėsve?

Kush do tė qėndrojė bashkė me mua kundėr tė paudhėve?

17 Po tė mos e kisha pasur nė ndihmė Zotin,

pėrpak shpirti im do tė banonte nė vendin e Heshtjes!

18 Kur unė kujtoja: “Mė rrėshqiti kėmba!”,

dashuria jote, o Zot, ma ngjiti dorėn!

19 Kur nė shpirtin tim grumbullohen vėshtirėsitė,

ngushėllimet e tua ma gėzojnė zemrėn.

20 A mund tė shoqėrohet me ty selia e paudhėsisė

qė stėrhollon ligjin pėr tė krijuar mjerim?

21 Sulen kundėr jetės sė tė drejtit

e dėnojnė gjakun e pafajshėm.

22 Por Hyji u bė kėshtjella ime,

Hyji ėshtė Qeta ku unė strehohem,

23 do t’i shpaguajė sipas paudhėsisė sė tyre,

me tė keqen e tyre ai do t’i shfarosė,

farėn do t’ua tresė Zoti, Hyji ynė.

PSALMI 95 /94/

Ftesė pėr t’i dhėnė lavdi Hyjit

1 Ejani t’i kėndojmė Zotit,

t’i brohorisim Hyjit, Shėlbuesit tonė.

2 T’i dalim para me falenderim,

t’i kėndojmė kėngė hareje!

3 Sepse Hyj i madhėrishėm ėshtė Zoti,

Mbret i madhėrueshėm mbi tė gjithė zotat!

4 Sepse nė dorėn e tij janė thellėsitė e tokės,

tė tijat janė edhe majat e maleve,

5 i tiji ėshtė deti ‑ ai e krijoi,

duart e tija e formuan tokėn.

6 Ejani ta adhurojmė, tė biem pėrmbys para tij,

tė biem nė gjunjė para Zotit qė na krijoi!

7 Sepse ai ėshtė Hyji ynė,

ne jemi populli i kullotės sė tij,

grigja qė ai ruan.

8 Oh sikur ta ndienit sot zėrin e tij:

“Mos e bėni zemrėn tuaj gur porsi nė Meribė,

9 porsi nė ditė tė Masės nė shkretėtirė,

kur etėrit tuaj mė vunė nė sprovė:

mė provuan megjithėse i kishin parė veprat e mia.

10 Dyzet vjet mė mėrziti ajo brezni

e thashė: ‘Popull zemėrluhatshėm ėshtė ky,

11 qė s’i njeh udhėt e mia.’

Prandaj u pėrbetova nė hidhėrimin tim:

‘Askurrė s’do tė hyjnė nė prehjen time!’”

PSALMI 96 /95/

Zoti mbret dhe gjykatės

1 Kėndoni Zotit njė kėngė tė re!

Mbarė toka le t’i kėndojė Zotit!

2 Kėndoni Zotit, bekojeni Emrin e tij,

shpalleni si njė ditė pėr ditė shpėtimin e tij!

3 Kumtojeni ndėr paganė lavdinė e tij,

ndėr mbarė popujt mrekullitė e tija!

4 Sepse i madh ėshtė Zoti,

‑ tejet i denjė pėr t’u lavdėruar,

mė i pėrfrigueshėm se tė gjitha hyjnitė!

5 Njė asgjė janė tė gjithė zotat e paganėve,

kurse Zoti e ka krijuar qiellin.

6 Para tij ėshtė shkėlqimi e lavdia,

nė Shenjtėroren e tij pushteti e bukuria!

7 Jepni Zotit, familjet e popujve,

jepni Zotit nder e fuqi,

8 jepjani Zotit nderin e Emrit tė tij!

Kushtoni dhurata e hyni nė pallatet e tija,

9 adhuroni Zotin nė stoli tė shenjtė!

Dridhu, o rruzull, para fytyrės sė tij!

10 Shpallni ndėr paganė: “Mbret ėshtė Zoti”!

Ai e mban botėn qė tė mos shkatėrrohet;

i gjykon popujt me drejtėsi.

11 Galdo, o qiell! Gėzo, o tokė!

Le tė buēasė deti me ē’ka nė tė,

12 le tė gėzojė fusha me ē’gjendet nė tė,

le tė gėrthasin me hare lėndėt e pyjeve,

13 para fytyrės sė Zotit, sepse Ai po vjen,

sepse po vjen pėr tė gjykuar tokėn!

Do ta gjykojė botėn me drejtėsi,

do t’i gjykojė popujt me tė vėrtetėn e tij.

PSALMI 97 /96/

Zoti ngadhėnjen

1 Zoti mbretėron! Le tė galdojė toka,

le tė gėzohen ishujt e shumtė!

2 Re e errėsirė janė pėrreth tij,

e Drejta e Drejtėsia themeli i fronit tė tij.

3 Zjarri shkon pėrpara tij

dhe i djeg armiqtė e tij pėrreth.

4 Vetėtimat e tija e shndritin botėn,

sheh toka e dridhet!

5 Para fytyrės sė Zotit si dylli shkrihen malet,

para fytyrės sė Zotit tė mbarė botės!

6 Qiejt e shpallin drejtėsinė e tij,

tė gjithė popujt e shohin lavdinė e tij.

7 I mbuloftė turpi tė gjithė idhujtarėt,

tė gjithė qė mburren nė trupore idhujsh!

Adhurojeni Atė tė gjithė ju, o engjėjt e tij!

8 Dėgjoi Sioni e u gėzua,

galduan bijat e Judės.

pėr shkak tė gjyqeve tė tua, o Zot.

9 Sepse ti je, o Zot,

i Tejetlarti mbi mbarė dheun,

ti je tejet i lartė mbi tė gjithė zotat.

10 Urreni tė keqen ju qė e doni Zotin,

Zoti e ruan shpirtin e tė devotshmėve tė vet,

i shpėton prej dorės sė mėkatarit.

11 Lindi drita pėr tė drejtin,

e gėzimi pėr zemėrmirėt.

12 Gėzohuni, o tė drejtė, nė Zotin,

nderojeni Emrin e tij tė shenjtė.

PSALMI 98 /97/

Zoti gjykatės i tokės

1 Psalm.

Kėndoni Zotit njė kėngė tė re,

sepse bėri vepra tė mrekullueshme!

Ngadhėnjeu me fuqi tė sė djathtės sė vet,

me fuqi tė krahut tė vet tė shenjtė.

2 Zoti e dėftoi shpėtimin e vet,

pėrpara paganėve e zbuloi drejtėsinė e vet.

3 I ra ndėr mend dashuria dhe besnikėria e vet

kundrejt shtėpisė sė Izraelit.

Tė gjitha skajet e botės e panė

shėlbimin e Hyjit tonė.

4 Mbarė toka le t’i brohorisė Zotit,

le tė gėzojė, tė duartrokasė e tė kėndojė.

5 Kėndoni Zotit me harpė,

me tinguj veglash muzikore,

6 me trumbetė e me zė tė pipėzės sė bririt,

brohoritni para fytyrės sė Zotit, Mbret!

7 Le tė buēasė deti me ē’ka nė tė,

rruzulli me banuesit e tij;

8 lumenjtė le tė duartrokasin

e malet le tė gėrthasin me hare,

9 para Zotit qė po vjen pėr tė gjykuar dheun.

Ai do ta gjykojė botėn me drejtėsi

e popujt me maturi.

PSALMI 99 /98/

Zoti, mbret i drejtė e i shenjtė

1 Zoti mbretėron! Le tė dridhen popujt!

Rri mbi kerubinė, le tė trandet toka!

2 I madh ėshtė Zoti nė Sion,

i madhėrueshėm mbi tė gjithė popujt.

3 Le ta lavdėrojnė Emrin tėnd tė madh e tė tmerrshėm,

sepse ėshtė i shenjtė.

4 Mbreti i pushtetshėm e do tė drejtėn:

ti ke caktuar ē’ėshtė e drejtė,

gjyq e drejtėsi ti i ushtron nė Jakobin.

5 Lartėsojeni Zotin, Hyjin tonė,

bini pėrmbys para shtrojės sė kėmbėve tė tija,

sepse ėshtė i shenjtė.

6 Moisiu e Aroni ndėr priftėrinjtė e tij,

Samueli ndėr ata qė e thėrrasin Emrin e tij:

e thėrrisnin nė ndihmė dhe Zoti i dėgjonte.

7 Nga shtylla e resė fliste me ta:

i dėgjonin urdhėrimet e tija

edhe Ligjet qė ua kishte dhėnė.

8 O Zot, Hyji ynė, ti i dėgjoje ata,

O Hyj, ti me ta ishe i durueshėm,

edhe pse i ndėshkoje fajet e tyre.

9 Madhėrojeni Zotin, Hyjin tonė,

adhuroni nė malin e tij tė shenjtė,

sepse i shenjtė ėshtė Zoti, Hyji ynė.

PSALMI 100 /99/

Grishje pėr tė lavdėruar Zotin

1 Psalm. Pėr falėnderim.

2 Toka mbarė le t’i brohoritė Zotit,

shėrbejini Zotit me hare,

dilni para tij me brohoritje!

3 Dijeni mirė se vetėm Zoti ėshtė Hyj:

Ai na krijoi e atij i pėrkasim:

jemi populli i tij dhe delet e kullosės sė tij.

4 Hyni nėpėr dyert e tija duke i dhėnė lavd,

hyni nė treme tė tija e kėndoni himne,

lavdėrojeni e madhėrojeni Emrin e tij!

5 Sepse i mirė ėshtė Zoti,

e amshuar dashuria e tij,

nga breznia nė brezni besnikėria e tij.

PSALMI 101 /100/

Pasqyra e sunduesit tė mirė

1 I Davidit. Psalm.

Dua tė kėndoj dashurinė e drejtėsinė,

pėr nderin tėnd, o Zot, do t’i bie muzikės!

2 Do tė pėrparoj nė udhėn e pafajėsisė:

kur do tė vish ti tek unė?

Do tė jetoj nė pastėrtinė e zemrės sime,

brenda shtėpisė sime.

3 S’do tė vė para syve tė mi

asnjė padrejtėsi,

e urrej njeriun qė vepron tė keqen:

nuk do tė qėndrojė afėr meje.

4 Zemra e keqe do tė jetė larg meje,

keqbėrėsin s’dua ta njoh.

5 Atė qė fshehtas i shpifet tė afėrmit tė vet

unė do ta zhduk.

Mendjemadhin dhe krenarin

nuk do ta duroj.

6 I kam sytė mbi tė drejtėt e vendit

qė tė banojnė bashkė me mua,

ai qė ecėn udhės sė pafajėsisė,

do tė jetė shėrbėtori im.

7 Nuk do tė banojė brenda shtėpisė sime

ai qė gėnjen,

ai qė flet gėnjeshtra

nuk do tė qėndrojė para syve tė mi.

8 Ēdo mėngjes do tė shfaros keqbėrėsit e vendit,

do t’i shfarosė prej qytetit tė Zotit

tė gjithė ata qė bėjnė paudhėsi.

PSALMI 102 /101/

Lutja nė fatkeqėsi

1 Lutja e tė mjerit tė rėnė ngushtė

qė derdh ankthin e vet para Zotit.

2 O Zot, dėgjoje lutjen time

e britma ime le tė mbėrrijė tek ti.

3 Mos e fsheh fytyrėn tėnde para meje

nė ditėn time tė vėshtirė,

prire veshin tėnd drejt meje:

kurdo tė tė thėrras mė dėgjo shpejt!

4 Sepse ditėt e mi po zhduken si tymi,

e eshtrat e mia po digjen si zjarri.

5 Zemra po mė thahet si bari i kositur

e po harroj tė ha edhe bukėn time.

6 Prej gjėmave tė mia tė mėdha

u bėra asht e lėkurė.

7 U bėra i ngjashėm me pelikanin nė shkretėtirė,

u bėra porsi kukuvajka nė rrėnoja.

8 Rri zgjuar e rėnkoj

porsi trumcaku qyqevetėm mbi pullaz.

9 Gjithė ditėn mė fyejnė armiqtė e mi,

kur mė zemėrohen, e nėmin emrin tim.

10 Ha hi porsi bukė,

e pijen time e pėrziej me lot.

11 Pėr shkak tė zemėrimit tė zemėrimiit tėnd,

sepse mė lartėsove e mė mposhte.

12 Ditėt e mia janė porsi hija e zgjatur

e unė u thava porsi bari.

13 Por ti, o Zot, qėndron pėr amshim,

prej breznie nė brezni Emri yt.

14 Ngrihu, ki dhembje pėr Sionin:

ka ardhur koha tė kesh mėshirė pėr tė

‑ pikėrisht tani ėshtė koha!

15 Sepse shėrbėtorėt e tu i duan gurėt e tij

e u dhembet edhe pluhuri i tij.

16 Paganėt do ta druajnė Emrin tėnd, o Zot,

tė gjithė mbretėrit e tokės lavdinė tėnde.

17 Sepse Zoti e ndėrtoi Sionin,

u dėftua nė lavdinė e vet.

18 E mori parasysh lutjen e tė vobektėve

dhe nuk e pėrbuzi lutjen e tyre.

19 Le tė shėnohet kjo pėr brezninė e ardhshme

dhe populli qė do tė vijė le ta lavdėrojė Zotin.

20 Sepse Zoti shikon nga Shenjtėrorja e vet e lartė,

nga qielli ai vrojton mbi tokė,

21 pėr t’i dėgjuar ofshamat e robėrve,

pėr t’i shpėtuar tė dėnuarit me vdekje,

22 qė nė Sion tė shpallet Emri i Zotit

e lavdia e tij nė Jerusalem,

23 kur tė mblidhen sė bashku popujt e mbretėritė

pėr t’u vėnė nė shėrbimin e Zotit.

24 Udhės m’i shpenzove fuqitė e mia,

ditėt m’i shkurtove.

Do tė them: “Hyji im,

25 mos mė rrėmbe nė gjysmėn e ditėve tė mia,

vitet e tua zgjasin nga breznia nė brezni.

26 Qė nė fillim themelove Tokėn

edhe qielli ėshtė vepėr e duarve tė tua.

27 Kėto do tė mbarojnė ndėrsa ti mbetesh pėr amshim,

gjithēka do tė vjetrohet si petku.

Ti i shndėrron porsi veshjet e zhduken,

28 kurse ti i vetmi je gjithmonė i njejtė,

‑ vitet e tua kurrė nuk kanė tė sosur.

29 Fėmijėt e shėrbėtorėve tė tu do tė jetojnė nė paqe,

pasardhėsit e tyre do tė qėndrojnė para teje.”

PSALMI 103 /102/

Hyji ėshtė dashuri

1 I Davidit.

Bekoje, shpirti im Zotin,

dhe krejt qenia ime Emrin e tij tė shenjtė.

2 Bekoje, shpirti im Zotin,

e mos i harro bamirėsitė e tija.

3 Ai i fal tė gjitha fajėsitė e tua,

Ai i shėron tė gjitha sėmundjet e tua;

4 Ai ta shpėton jetėn prej varrit,

ai tė kurorėzon me mirėsi e dashuri,

5 me tė mira t’i mbush vitet e tua:

do tė pėrtėrihet si shqiponjės rinia jote.

6 Zoti bėn veē vepra tė mira,

u jep tė drejtėn atyre qė pėsojnė padrejtėsi.

7 Synimet e veta ia zbuloi Moisiut,

bijve tė Izraelit veprat e veta.

8 Zoti ėshtė i mirė e i mėshirshėm,

i ngadalshėm nė zemėrim e shumė i dashur.

9 Nuk zemėrohet gjithherė

as s’e mban hidhėrimin pėr jetė tė jetės.

10 Nuk sillet me ne sipas mėkateve tona

as nuk na shpaguan sipas tė kėqijave tona.

11 Sepse sa ėshtė lartėsia e qiellit mbi tokė,

aq e madhe ėshtė mėshira e tij ndaj atyre qė i druajnė.

12 Sa ėshtė lindja larg perėndimit

aq larg i hedh prej nesh fajet tona.

13 Sikurse baba ka dhimbje pėr fėmijėt e vet,

ashtu Zoti ka dhimbje pėr ata qė e druajnė.

14 Sepse mirė e di si jemi tė pėrbėrė,

s’e harron se ne jemi pluhur.

15 Njeriu! Ditėt e tija janė porsi bari:

porsi lulja e fushės lulėzon,

16 sa e prek era e mė s’ėshtė,

mė s’e kujton as vendi i vet.

17 Vetėm dashuria e Zotit ėshtė prej amshimit

e nė amshim mbi ata qė e druajnė

18 dhe drejtėsia e tij mbi bijtė e njerėzve,

mbi ata qė e mbajnė besėlidhjen e tij

dhe i kujtojnė urdhėrimet e tij pėr t’i zbatuar.

19 Zoti e forcoi fronin e vet nė qiell,

mbretėria e tij mbizotėron tė gjithė.

20 Bekojeni Zotin, tė gjithė engjėjt e tij,

ju tė fortėt nga fuqia, qė kryeni urdhrat e tij,

duke i dėgjuar urdhrat e tij.

21 Bekojeni Zotin, tė gjitha ushtritė e tija,

shėrbėtorėt e tij qė zbatoni vullnetin e tij.

22 Bekojeni Zotin, tė gjitha veprat e Zotit,

nė ēdo vend tė sundimit tė tij!

Shpirti im, bekoje Zotin!

PSALMI 104 /103/

Himn Hyjit Krijues

1 Bekoje, shpirti im, Zotin!

O Zot, Hyji im, sa i madh je!

I veshur me madhėri e me bukuri,

2 i mbėshtjellė me dritė porsi me petk!

E ngreh qiellin porsi tendė,

3 mbi ujėra ndėrton banesat e tua.

Retė i bėre karrocė pėr vete,

ecėn mbi krahėt e erės!

4 Erėrat i bėn lajmėtarė tė tu,

zjarrin zharitės shėrbėtorė tė tu.

5 Tokėn e vendose mbi qėndrueshmėrinė e saj,

nuk do tė lėkundet nė shekuj tė shekujve.

6 E mbulove si me petk me ujėrat e humnerave,

majat e maleve i mbulonin ujėrat:

7 Ti u kėrcėnohesh e ato tėrhiqen,

dridhen nga zėri i bubullimės sate:

8 ngjiten nė male, zbresin nė lugina

drejt vendit qė ti u cakton:

9 u ke vėnė cakun qė s’guxojnė ta kalojnė,

qė pėrsėri tė mos e mbulojnė tokėn.

10 Burimet ti i kthen nė pėrrenj,

rrjedhin pėrmes malesh;

11 ato ngijnė ujė tė gjitha kafshėt e pyllit,

ua shuajnė etjen gomarėve tė egėr.

12 Pėrskaj tyre banojnė zogjtė e ajrit,

degė mė degė ia thonė kėngės sė vet.

13 Ti i ujit malet nga pallatet e tua,

toka ngihet me frytet e duarve tė tua.

14 Ti bėn tė mbijė bar pėr kafshė,

bimė tė tjera tė nevojshme pėr njeriun,

pėr tė nxjerrė prej tokės bukėn

15 e verėn qė gėzon zemrėn e njeriut,

qė me vaj ta lyejė fytyrėn

e qė buka t’ia kėrkthndezė njeriut zemrėn.

16 Ngihen me ushqim lėndėt e Zotit,

cedrat e Libanit qė ai vetė i mbolli.

17 Nė ta trumcakėt i ndėrtojnė ēerdhet,

lejlekėt banesėn e bėjnė nė majat e tyre.

18 Malet e larta strehim u japin shutave,

e shpellat vjedullave banesėn.

19 Pėr tė shėnuar stinėt ka krijuar hėnėn

edhe diellin qė e njeh pėrėndimin e vet.

20 Shtrin errėsirėn e bėhet natė:

nėpėr tė enden egėrsirat e pyllit.

21 Kėlyshėt e luanit ulėrijnė pas presė

e Hyjit i kėrkojnė ushqim pėr vete.

22 Kur lind dielli ata tėrhiqen

e struken nė strofujt e vet.

23 Atėherė del njeriu pėr tė vepruar

pėr t’i kryer punėt deri nė mbrėmje.

24 Sa tė shumta janė, o Zot, veprat e tua!

Tė gjitha i ke bėrė me urti tė madhe:

plot ėshtė toka me krijesat e tua.

25 Ja, kėtu deti i madh, i hapėt e i gjerė,

atje zvarranikė saqė numri s’u dihet,

kafshė tė vogla tė pėrziera me tė mėdha!

26 Nėpėr tė kalojnė anijet,

Leviatani qė ti e krijove pėr tė luajtur me tė!

27 Tė gjitha kėto presin me shpresė

qė t’u japėsh ushqim nė kohėn e duhur.

28 Po u dhe ti ato mbledhin,

kur ti e hap dorėn tėnde, mbushen me njė mijė tė mira.

29 Po e fshehe ti fytyrėn, ato trazohen,

po ua more frymėn, ato ngordhin

dhe kthehen nė pluhur pėrsėri.

30 Po e dėrgove frymėn tėnde, pėrsėri pėrtėrihen

dhe e rinon fytyrėn e dheut.

31 E amshueshme qoftė lavdia e Zotit,

u gėzoftė Zoti nė veprat e veta!

32 E shikon tokėn dhe e bėn tė dridhet,

i prek malet e i bėn tė tymojnė.

33 Do t’i kėndoj Zotit nė jetėn time,

do ta lavdėroj Hyjin derisa tė jem gjallė.

34 I pėlqeftė Zotit kėnga ime,

kėnaqėsinė time e kam vėnė nė Zotin!

35 U zhdukshin mėkatarėt nga faqja e dheut

e keqbėrės askurrė mė mos pastė mbi tokė!

Bekoje, shpirti im, Zotin!

PSALMI 105 /104/

Historia e mrekullueshme e Izraelit

1 ALELUJA!

Lavdėroni Zotin e thirreni nė ndihmė Emrin e tij

shpallni mes popujsh veprat e madhėrueshme tė tijat!

2 Kėndoni, luani nė vegla muzikore pėr nder tė tij,

kujtoni tė gjitha mrekullitė e tija!

3 Mburruni me Emrin e tij tė shenjtė:

le tė galdojė zemra e atyre qė e kėrkojnė Zotin.

4 Kėrkojeni Zotin dhe fuqinė e tij,

kėrkojeni gjithmonė fytyrėn e tij!

5 T’ju bien nė mend mrekullitė qė bėri,

mrekullitė e tija dhe gjyqet e gojės sė tij:

6 ju fara e Abrahamit, shėrbėtorėt e tij,

ju, o bijtė e Jakobit, tė zgjedhurit e tij!

7 Ai ėshtė Zoti, Hyji ynė,

mbi mbarė tokėn gjyqet e tija!

8 Ai s’e harron Besėlidhjen e vet askurrė,

premtimin qė ua bėri njė mijė breznive,

9 lidhjen qė e bėri me Abrahamin

dhe pėrbetimin qė i bėri Izakut.

10 Premtimin e vet e ngriti ligj pėr Jakobin,

pėr Izraelin e bėri testament tė pėrhershėm

11 kur tha: “Ty do tė ta jap tokėn Kanaan,

pėr pronė tuajėn qė ju ra me short!”

12 Kur ende ishin pak me numėr,

krejtėsisht tė paktė dhe endacakė nė tė,

13 kur kalonin nga njė komb nė njė tjetėr,

nga njė mbretėri nė njė popull tjetėr,

14 nuk lejoi njeri t’u bėjė keq

dhe i ndėshkoi mbretėrit pėr shkak tė tyre:

15 “Mos i prekni tė shuguruarit e mi,

mos u bėni asnjė tė keqe profetėve tė mi!”

16 Ai e grishi urinė pėrmbi dhe,

ua sosi tė gjitha rezervat e bukės.

17 Para tyre dėrgoi njė njeri:

Jozefin e shitur skllav.

18 I qitėn nė pranga kėmbėt e tija,

nė qafė i mbėrthyen hekurat,

19 ditėt kalonin e profecia iu plotėsua,

fjala e Zotit i dha tė drejtė.

20 Mbreti urdhėroi tė zgjidhej prej prangash,

kryetari i popujve, e ēliroi.

21 E bėri zot shtėpie tė shtėpisė sė vet,

kujdestar pėrmbi pasurinė e vet,

22 princat e mbretit t’i mėsonte sipas urtisė sė vet,

pleqtė e tij t’i udhėzonte nė urti.

23 Atėherė Izraeli hyri nė Egjipt,

Jakobi banoi nė tokėn e Kamit.

24 Zoti bėri tė shtohet populli i vet,

e bėri mė tė fortė se armiqtė e tij.

25 Ua shndėrroi zemrėn ta urrenin popullin e tij,

tė silleshin me dredhi kundėr shėrbėtorėve tė tij.

26 Atėherė dėrgoi Moisiun, shėrbėtorin e vet,

edhe Aronin, tė zgjedhurin e vet.

27 Me anė tė tyre bėri mrekullitė e veta,

shenja tė mrekullueshme nė dheun e Kamit.

28 Ēoi errėsirėn dhe u bė terr,

por ata kundėrshtuan fjalėt e tija.

29 Ujėt e tyre e shndėrroi nė gjak

dhe i mbyti peshqit e tyre.

30 Vendin ua mbuluan bretkosat,

depėrtuan edhe nė pallatet e mbretit.

31 Tha Zoti dhe i mbuluan mori mizash,

mushkonjat ua mbuluan krejt vendin.

32 Nė vend tė shiut u dėrgoi breshėr,

rrufe tė zjarrta mbi vendin e tyre.

33 U copėtoi vreshta dhe fiq,

ua theu drurėt nė tokėn e tyre.

34 Ai urdhėroi dhe ia behėn karkalecat,

e me ta edhe veme tė panumėruara.

35 Ua hėngrėn tė gjitha bimėt e tokės,

i pėrpinė tė gjitha prodhimet e tokės sė tyre.

36 I vrau tė gjithė tė parėlindurit e vendit tė tyre,

frytin e parė tė fuqisė lindėse tė tyre.

37 I nxori izraelitėt me argjend e ar,

nė fiset e tyre nuk kishte asnjė tė sėmurė.

38 U gėzua Egjipti kur ata e lėshuan vendin,

sepse i kishte tmerruar frika e tyre.

39 E shtriu renė pėr t’i mbrojtur

edhe zjarrin pėr t’u bėrė dritė natėn.

40 U lutėn dhe u dėrgoi shkurta

dhe i ngiu me bukė tė ardhur prej qiellit.

41 Ēau shkėmbin e buroi uji,

rrodhėn lumenj nėpėr shkretėtirė.

42 Sepse i ra ndėr mend fjala e vet e shenjtė

qė ia dha Abrahamit, shėrbėtorit tė vet.

43 E nxori popullin e vet me brohori

plot gėzim tė zgjedhurit e vet.

44 Ua dha tokat e paganėve

trashėguan djersėn e popujve tė ndryshėm,

45 pėr t’i mbajtur urdhėrimet e tija

e pėr t’i ruajtur ligjet e tija.

ALELUJA!

PSALMI 106 /105/

Rrėfim kombėtar

1 ALELUJA! 

Lavdėroni Zotin, sepse ėshtė i mirė,

sepse e amshuar ėshtė dashuria e tij!

2 Kush mund t’i tregojė veprat e madhėrueshme tė Zotit,

tė bėjė tė jehojnė tė gjitha lavdet e tija?

3 Lum ata qė i mbajnė urdhėrimet e tija

dhe veprojnė me drejtėsi nė ēdo kohė.

4 Na kujto, o Zot, nė mirėsinė tėnde ndaj popullit tėnd,

eja e na shih me shėlbimin tėnd,

5 qė ta shijojmė fatin e tė zgjedhurve tė tu,

tė gėzohemi nė gėzimin e popullit tėnd,

tė mburremi me trashėgimin tėnd.

6 Mėkatuam, po, porsi etėrit tanė,

padrejtėsisht vepruam, bėmė tė keqen.

7 Etėrit tanė nė Egjipt

nuk i kuptuan mrekullitė e tua,

nuk e kujtuan pėrdėllimin tėnd tė madh,

e tė hidhėruan pranė detit, pranė Detit tė Kuq.

8 Por Zoti i shpėtoi pėr nder tė Emrit tė vet,

pėr ta bėrė tė njohur pushtetin e vet.

9 Zoti iu kėrcėnua Detit tė Kuq e ky u tha

dhe i kaloi nėpėr det si nėpėr shkretėtirė.

10 I shpėtoi prej duarve tė armiqve,

i shpėrbleu prej kthetrave tė urryesve.

11 I mbyti me ujė ata qė i mundonin:

asnjė prej tyre nuk shpėtoi!

12 Atėherė u besuan fjalėve tė tija

dhe i kėnduan lavdet e tija.

13 Por shpejt i harruan veprat e tija

e nuk u mbėshtetėn nė synimet e tija.

14 U leshguan pėr sė tepėrmi nė shkretėtirė

dhe e ngacmuan Hyjin nė vend tė paujė.

15 Ua plotėsoi kėrkesėn e tyre

ua ngiu grykėsinė e tyre.

16 Smirė i morėn Moisiut nė zemėrimiė

edhe Aronit, shenjtit tė Zotit.

17 U hap toka dhe e pėrpiu Datanin

e groposi turmėn e Abiramit.

18 U ndez zjarri nė mbledhjen e tyre

edhe flaka i dogji mėkatarėt.

19 E punuan njė viē nė Horeb,

adhuruan njė shtatore metali.

20 E ndėrruan Hyjin e tyre

me truporen e njė kau qė ha sanė.

21 Harruan Hyjin qė i shpėtoi,

qė bėri mrekulli nė Egjipt,

22 punė tė madhėrishme nė dheun e Kamit,

emnesė nė Detin e Kuq.

23 Mendoi Hyji farėn t’ua shuante,

por iu lut Moisiu, i zgjedhuri i tij,

ndėrmjetėsoi pėrpara fytyrės sė tij

pėr ta ngurruar zemėrimin e tij,

e dėgjoi e nuk ua treti farėn.

24 Nuk shfaqėn kujdes pėr tokėn e dėshirueshme,

nuk i besuan premtimit tė tij.

25 Nynykatėn nė ēadrat e tyre,

nuk i vinin veshin zėrit tė Zotit.

26 Zoti e ngriti dorėn e vet mbi ta,

pėr t’i shtruar rrah nė shkretėtirė,

27 se do t’i shpėrndante trashėgimtarėt e tyre ndėr kombe,

pėr tė kėrkuar vend mė vend dherat e huaja.

28 Iu kushtuan hyjit Beelfegor,

hėngrėn flitė e tė vdekurve.

29 E zemėruan Zotin me veprat e veta tė kėqija

e mbi ta u sul plaga.

30 Flakėroi Fineesi e bėri gjyq

e atėherė u zhduk plaga.

31 E iu ēmua kjo vepėr drejtėsi

brez pas brezi pėr amshim.

32 Prapė e hidhėruan tek ujėrat Meriba,

pėr shkak tė tyre qe ndėshkuar edhe Moisiu,

33 sepse shpirtin aq fort ia helmuan

saqė foli marrėzisht me buzė tė veta.

34 Ata nuk i zhdukėn popujt

sikurse Zoti u kishte urdhėruar,

35 por u pėrzien me paganė

dhe i mėsuan veprat e tyre.

36 U shėrbyen idhujve tė tyre

dhe kėta u bėnė kurth pėr ta.

37 I flijuan djemtė e vet

e vajzat e veta djajve.

38 Derdhėn gjakun e pafajshėm,

gjakun e djemve dhe tė vajzave tė veta

duke ua bėrė therore idhujve tė Kanaanit,

vendi mbarė qe njollosur prej gjakut.

39 U pėrlyen me veprat e veta,

nuk ia mbajtėn besnikėrinė me vepra tė kėqija.

40 Flakė u ndez Zoti me hidhėrim kundėr popullit tė vet

iu ndy ndėr sy trashėgimi i vet.

41 I lėshoi nė duar tė paganėve:

i sunduan ata qė i urrenin.

42 Armiqtė e tyre i pėrndoqėn

dhe qenė mposhtur nėn kthetrat e tyre.

43 Shpeshherė Ai i shpėtonte,

por ata e hidhėronin me synimet e tyre

dhe njolloseshin mė zi nė poshtėrsitė e veta.

44 Pėrsėri i priri sytė e vet mbi ta

kur e dėgjoi lutjen e tyre.

45 I ra ndėr mend Besėlidhja me ta

dhe i erdhi keq sipas pėrdėllimit tė vet tė madh.

46 Bėri tė gjejnė mėshirė tek ata

qė i mbanin nė robėri.

47 Na shpėto, o Zot, Hyji ynė,

dhe na bashko prej popujve paganė

qė ta lavdėrojmė Emrin tėnd tė shenjtė

e tė mburremi me lavdinė tėnde.

48 Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Izraelit,

nga shekulli nė shekull!

Mbarė populli le tė thotė: Amen! Amen!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Psalmet > LIBRI IV /Psalmet 90 106/