Kapitujt

Fjalėt e urta: 2. Urtia mbrojtje nga shoqėria e keqe

2

1 Biri im, nėse i pranon fjalėt e mia dhe nėse i ruan nė brendinė tėnde urdhrat e mi,

2 duke ia vėnė veshin urtisė

dhe duke e prirur zemrėn tėnde pėr ta njohur menēurinė;

3 nėse patjetėr do ta vėsh nė veprim kuptimin

e nėse do ta ftosh maturinė,

4 nėse do ta kėrkosh porsi argjendin,

nėse do ta kėrkosh porsi visarin,

5 veē atėherė do ta kuptosh frikėn e Zotit

dhe do ta gjesh dijen e Hyjit.

6 Sepse ai qė e dhuron urtinė ėshtė Zoti

dhe prej gojės sė tij del dija e menēuria.

7 Ai e ruan pėr udhėheqės aftėsinė,

mburojė do tė jetė pėr ata qė e ndjekin tė drejtėn.

8 Ai e mbron atė qė ecėn udhės sė drejtėsisė,

qė i ruan udhėt e shenjtėrve.

9 Atėherė do ta kuptosh drejtėsinė e gjyqin,

tė drejtėn dhe tė gjitha udhėt e mira,

10 sepse urtia do tė hyjė nė zemrėn tėnde

dhe shpirtit tėnd do t’i pėlqejė dija.

11 Maturia do tė kujdeset pėr ty,

menēuria do tė tė ruajė,

12 do tė shmangesh nga udha e keqe

dhe prej njeriut qė mėson gabimin,

13 prej njerėzve qė e lėnė udhėn e drejtė,

pėr tė ecur udhėve tė errėta,

14 tė cilėt gėzohen kur mund ta bėjnė tė keqen

e kėnaqen nė punėt e veta tė mbrapshta;

15 udhėt e tyre janė tė gabuara

e hapat e tyre janė dijekeqas tė kėqij.

16 Kėshtu do tė shpėtosh nga gruaja e huaj,

prej tė huajės qė hollon zėrin,

17 qė e braktisi zotėrinė e rinisė sė vet

dhe e harroi besėlidhjen e Hyjit tė vet.

18 Sepse shtėpia e saj ėshtė kthyer nė vdekje,

hapat e saj shpien nė mbretėrinė e vdekjes;

19 kushdo hyn tek ajo mė nuk kthehet,

nuk i gjen mė shtigjet e jetės.

20 Prandaj ec udhės tė tė mirėve

edhe ruaje rrugėn e tė drejtėve,

21 sepse tė drejtėt do tė banojnė nė tokė

dhe tė ndershmit do tė qėndrojnė nė tė,

22 kurse tė paudhėt do tė zhduken nga faqja e dheut,

tė pabesėt do tė zhgulen prej saj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Urtia mbrojtje nga shoqėria e keqe