Kapitujt

Fjalėt e urta: 3. Si mund tė fitohet urtia

3

1 Biri im, mos e harro mėsimin tim

dhe zemra jote le t’i mbajė urdhėrimet e mia,

2 sepse do t’i bėjnė tė shumta ditėt e tua,

vitet e jetės sate plot mirėqenie.

3 Mirėsia e besnikėria kurrė mos tė lėnēin!

Lidhi pėr qafėn tėnde,

shkruaj mbi rrasėn e zemrės sate.

4 Kėshtu do tė fitosh zė e do tė kesh sukses

para syve tė Hyjit e tė njerėzve.

5 Kije shpresėn nė Zotin me gjithė zemrėn tėnde

dhe mos u mbėshtet nė menēurinė tėnde.

6 Kije mendjen nė tė nė tė gjitha udhėt e tua

dhe ai do t’i drejtojė hapat e tu.

7 Mos e mbaj vetveten tė urtė:

druaje Zotin e largohu tė keqes.

8 Kjo do tė jetė shėndet pėr trupin tėnd

dhe freskim pėr eshtrat e tu.

9 Ndero Zotin me pasurinė tėnde

dhe me frytet e para tė tė gjithė tė

ardhurave tė tua.

10 Drithnikėt e tu do tė mbushen me grurė

e vozat e tua do tė mbushen plot verė.

11 Mos e pėrbuz, biri im, disiplinėn e Zotit

e mos tė neveritet kur ai tė qortojė,

12 sepse Zoti qorton atė qė do,

pikėrisht porsi baba fėmijėn qė e ka pėr zemėr.

Gėzimet e tė urtėve

13 Lum njeriu qė e fitoi urtinė,

i lumi ai qė e gjeti maturinė!

14 Sepse mė mirė ėshtė tė fitosh atė se argjend,

fryti i saj ėshtė mė i vlefshėm se ari i pastėr.

15 Ėshtė ajo mė e ēmueshme se tė gjitha perlat

dhe me tė s’mund tė krahasohet asnjė gjė e ēmueshme:

16 nė tė djathtėn e saj ėshtė jeta e gjatė

e nė dorėn e majtė pasuria e nderi.

17 Udhėt e saja, udhė tė bukura,

tė gjitha shtigjet e saja me paqe.

18 Kush e fiton atė fiton pemėn e jetės,

i lumi ai qė mund ta mbajė atė!

19 Me dije Zoti ia qiti tokės themelet,

me menēuri tė qėndrueshme i bėri qiejt,

20 me dijen e tij plasėn humnerat

edhe retė e rigojnė vesėn.

21 Biri im, tė mos zhduken kėto nga sytė e tu,

ruaje menēurinė e maturinė

22 e do tė jenė jetė pėr shpirtin tėnd

e stoli pėr qafėn tėnde,

23 e atėherė do tė ecėsh me guxim udhės sate

e kėmba jote nuk do tė marrė nė thua.

24 Kur tė flesh frikė s’do tė kesh,

do tė pushosh nė gjumė tė qetė.

25 S’ke pse t’i trembesh tmerrit tė papritur

as kur tė sulet rrėnimi i tmerrshėm i tė paudhėve,

26 sepse Zoti do tė jetė nė krahun tėnd

e do ta ruajė kėmbėn tėnde tė mos pengohet.

27 Mos lėr pa ia bėrė veprėn e mirė atij qė ka nevojė

nėse je nė gjendje t’ia bėsh.

28 Mos i thuaj mikut tėnd: “Shko e eja,

nesėr do tė jap”, nėse menjėherė je nė gjendje t’i japėsh.

29 Mos ia sendėrgjo mikut tėnd tė keqen

kur ai rri me ty se tė zė besė.

30 Mos u zėr me ndokėnd pa arsye

nė qoftė se ai s’tė ka bėrė asnjė tė keqe.

31 Mos ia ki lakmi njeriut tė padrejtė,

dhe assesi mos i ndiq udhėt e tija.

32 Sepse Zotit i neveritet ēdo i padrejtė

dhe ai bėn shoqėri me njerėz tė ndershėm.

33 Mallkimi i Zotit ėshtė nė shtėpinė e tė patenzonit,

kurse banesat e tė drejtėve do tė bekohen.

34 Ai i pėrqesh pėrqeshėsit,

kurse tė butėve u jep pėrkrahje.

35 Tė urtėt do tė trashėgojnė nderin

kurse lartėsimi i tė marrėve do tė kthehet nė turp.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Si mund tė fitohet urtia