Kapitujt

Fjalėt e urta: 4. Tė zgjidhet urtia

4

1 Dėgjojeni, o bij, mėsimin e babait

dhe vėrjani mendjen tė mėsoni menēurinė,

2 sepse unė do t’ju jap mėsim tė mirė

qė tė mos e lini ligjin tim.

3 Sepse edhe vetė qeshė djalė babe,

i njomė e djalė dėshiri i nėnės sime.

4 Ai edhe mua mė mėsonte e mė thoshte:

“Ruaj fjalėt e mia nė zemrėn tėnde,

mbaj fjalėt e mia e do tė jetosh.

5 Fitoje urtinė, fitoje menēurinė,

mos i harro as mos u largo nga fjalėt e gojės sime.

6 Mos e lėsho urtinė e ajo do tė tė ruajė,

duaje atė dhe ajo do tė tė marrė nėn kujdes.

7 Fillimi i urtisė: fitoje urtinė

dhe jep gjithēka ke e fito menēurinė.

8 Shtrėngoje e do tė tė lartėsojė,

do tė tė japė lavdi nėse do ta pushtosh.

9 Mbi kokėn tėnde do ta vėrė njė kezė tė hijshme

dhe do tė tė stolisė me njė kurorė tė mrekullueshme”.

10 Dėgjo, biri im, e pranoji fjalėt e mia

e do tė shumohen vitet e jetės sate.

11 Ta tregova udhėn e urtisė,

tė udhėhoqa shtigjeve tė sė drejtės,

12 nė tė cilat, kur tė kesh hyrė,

nuk do tė tė ngatėrrohen hapat e tu

dhe do tė vraposh e nuk do tė hasėsh nė pengesa.

13 Mbaje disiplinėn, mos e lėsho,

ruaje se ajo ėshtė jeta jote.

14 Ruaj se hyn nė udhė tė tė paudhėve,

ruaj se ecėn udhės sė tė patenzonėve.

15 Ik prej saj e ruaj se kalon nėpėr tė,

shmangu dhe lėre atė!

16 Sepse ata nuk i zė gjumi po nuk e vepruan tė keqen,

u humb gjumi po s’dėmtuan ndokėnd.

17 Sepse ata e hanė bukėn e paudhėsisė

dhe e pinė verėn e mujshisė.

18 Udha e tė drejtėve ėshtė si drita e mėngjesit,

nis e rritet deri nė dritėn e plotė tė ditės.

19 Udha e tė ligjėve ėshtė e errėt,

nuk dinė se ku do tė hasin nė pengesa.

20 Biri im, dėgjoji fjalėt e mia,

prire veshin tėnd nė fjalėt e mia.

21 Mos lejo tė tresin prej syve tė tu,

ruaji mu nė loēkėn e zemrės sate:

22 sepse ato janė jetė pėr atė qė i gjen

dhe shėrim pėr tė gjithė trupin e tyre.

23 Me mė tė madhin kujdes ruaje zemrėn tėnde,

sepse prej saj burimin e ka jeta.

24 Dėboje larg teje gojėn gėnjyese

tė rrinė larg teje buzėt gėnjeshtare.

25 Sytė e tu le tė shikojnė drejtė

dhe qerpikėt e tu le tė shohin drejt para teje!

26 Kujdes nė udhėn e kėmbėve tė tua

dhe tė gjitha udhėt e tua le tė jenė tė peshuara,

27 mos u shmang as djathtas as majtas,

ruaje kėmbėn tėnde nga e liga.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Tė zgjidhet urtia