Kapitujt

Zanafilla: 44. Kupa e Jozefit nė thesin e Beniaminit

44

1 E Jozefi i urdhėroi kujdestarit tė shtėpisė sė vet: “Mbushi thasėt e tyre me drithė sa tė zėnė. Paratė e secili futi nė grykė tė thesit. 2 Kupėn time tė argjendtė dhe ēmimin qė ta dha tė drithit, futi nė grykėn e thesit tė mė tė riut”. Ashtu edhe u bė.

3 Kur zbardhi drita, i nisėn pėr rrugė me gomarėt e tyre. 4 Posa kishin kaluar qytetin e ishin larguar paksa, atėherė Jozefi thirri kujdestarin e shtėpisė dhe i tha: “Ēohu dhe ndiqi ata njerėz! Kur t’i kesh zėnė, thuaju: ‘Pėrse e kthyet tė mirėn me tė keqe? Pėrse ma vodhėt kupėn e argjendtė? 5 A nuk e dini se me tė pi imzoti dhe me anė tė saj parasheh tė ardhmen? Bėtė s’ka si mė zi”!

6 Bėri po ashtu si i qe urdhėruar e, kur i zuri, ua tha copė kėto fjalė. 7 Ata pėrgjigjėn: “Pėrse po flet kėshtu, zotėria ynė? Qoftė larg prej shėrbėtorėve tė tu, se e kemi bėrė njė punė aq tė ligė! 8 Deri edhe paratė qė i gjetėm nė grykėn e thasėve i kemi sjellė prej dheut tė Kanaanit, e si atėherė mundi tė ndodhė se zotėrisė tėnd i kemi vjedhur prej shtėpie ar dhe argjend? 9 Te cilido ndėr shėrbėtorėt e tu tė gjendet ēka po kėrkon ti, le tė vritet, kurse ne do te jemi skllevėrit e tu”!

10 Ai u tha: “Le tė bėhet siē vendosėt ju vetė! Te cilido qė tė gjendet, ai do tė jetė skllavi im, kurse ju tė tjerėt do te jeni tė lirė”! 11 Secili nxitoi t’i shkarkojė thasėt e vet e t’ua hapė grykėn. 12 Pasi i kontrolloi duke filluar prej mė tė madhit e deri te mė i vogli, kupėn e gjeti nė thesin e Beniaminit.

13 Atėherė ata, i shqyen petkat e veta, i ngarkuan pėrsėri gomarėt dhe u kthyen nė qytet. 14 Juda bashkė me vėllezėr hyri te Jozefi ‑ ende nuk kishte dalė prej shtėpisė ‑ dhe tė gjithė sė bashku ranė me fytyrė pėr dhe para tij. 15 Ai u tha: “Pse, ore, bėtė njė vepėr asisoji? Po a nuk e dini se s’ka njeri si unė qė ma shkon nė tė zbuluarit e fshehtėsisė”? 16 Juda iu pėrgjigj: “Ēka t’i pėrgjigjim zotėrisė sonė? Po ēka t’i themi e si tė gjejmė fjalė pėr shfajėsim? Vetė Zoti e zbuloi fajin e shėrbėtorėve tė tu! Ja, pra, tė gjithė jemi skllevėrit e zotėrisė sate! Ne dhe ai tek i cili u gjet kupa”. 17 Jozefi u pėrgjigj: “Prite Zot! Jo, unė nuk veproj ashtu! Ai qė e vodhi kupėn time, ai le tė jetė skllavi im! Ju tė tjerėt shkoni lirisht te baba juaj”!

Ndėrhyrja e Judės

18 Juda iu afrua mė fort, mori guxim dhe tha: “Po tė lutem, imzot, lejo t’u thotė njė fjalė veshėve tė tu skllavi yt dhe, deh, mos iu hidhėro shėrbėtorit tėnd! E di, je si faraoni! 19 Zotėria im i pyeti mė parė shėrbėtorėt e vet: ‘A e keni babain ose ndonjė vėlla tjetėr’? 20 Dhe ne i pėrgjigjėm zotėrisė sonė: ‘E kemi babanė tė moshuar qė ka njė djalė tė vogėl, i cili lindi nė pleqėrinė e tij, vėllai i tij prej nėne vdiq. Ai ėshtė djali i vetėm prej nėnės sė tij e babai e do tepėr fort’. 21 Ti u the shėrbėtorėve tė tu: ‘Ma sillni qė ta shoh me sy tė mi’. 22 I patėm thėnė zotėrisė tim: ‘Djaloshi s’mund ta lėrė babain e vet, sepse po e la, ai do tė vdesė’. 23 Ti u the shėrbėtorėvė tė tu: ‘Po qe se nuk vjen vėllai juaj mė i vogėl me ju, s’do tė guxoni tė mė dilni mė para syve’.

24 Kur u kthyem te shėrbėtori yt, babai ynė, i treguam atij gjithēka na tha zotėria ynė 25 dhe babai ynė tha: ‘Kthehuni e na bleni pak drithė’! 26 Ne i thamė: ‘Nuk kemi si tė shkojmė. Nėse vjen me ne vėllai i vogėl, do te nisemi bashkė, ndryshe, po s’erdhi ai, nuk mund t’i dalim atij njeriu pėrpara’. 27 Nė kėto fjalė, shėrbėtori yt, im atė u pėrgjigj: ‘Ju e dini se gruaja ime mė lindi dy djem. 28 Njėri treti diku larg meje e thashė: ‘E hėngri egėrsira! Deri nė ditėn e sotme nuk u duk! 29 Nėse ma merrni edhe kėtė prej pranisė sime e nė qoftė se i ndodh ndonjė e keqe nė udhėtim, kokėn time tė thinjur do ta pėrcillni me mjerim nė nėndhe’.

30 Prandaj, nėse do tė hyjė shėrbėtori yt tek im atė e, nėse s’do tė jetė djaloshi me mua ‑ pasi jeta e tij varet nga jeta e kėtij ‑ 31 dhe tė shohė se ai nuk ėshtė me ne, do tė vdesė. Kėshtu shėrbėtorėt e tu do ta ēojnė kokėn e tij tė thinjur nė nėndhe. 32 Pastaj shėrbėtori yt iu pėrbe t’et pėr djalin: Nė qoftė se nuk do ta kthej, do tė jem fajtor para tim eti, derisa tė jem gjallė.

33 Prandaj, do tė jem skllavi yt nė vend tė vėllait tim dhe do t’i shėrbej zotėrisė sim, kurse djali tė kthehet me vellezėrit e tij. 34 Sepse s’kam se si tė kthehem tek im atė, po qe se s’ėshtė djaloshi me mua, qė tė mos jem pranė tė keqes sė mjerueshme qė do ta ndrydhė tim atė”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Kupa e Jozefit nė thesin e Beniaminit