Kapitujt

Fjalėt e urta: 6. Dorėzania e pamend

6

1 Biri im, nėse hyre dorėzanė pėr mikun tėnd,

nėse ia dhe dorėn tėnde tjetrit,

2 e ke lidhur veten me fjalėt e gojės sate

dhe je zėnė me fjalėt e tua.

3 Bėj atėherė si po tė them, biri im,

ēliroje vetveten,

sepse ke rėnė nė duart e tė afėrmit tėnd:

shko, bjer para kėmbėve tė mikut e lutju!

4 Mos u jep gjumė syve tė tu,

as pushim qepallave tė tua!

5 Ēlirohu porsi sorkadhja nga rrjeta,

porsi shpendi nga dora e gjuetarit!

Pėrtaci e milingona

6 Shko, o pėrtac, te milingona,

vėreji me kujdes udhėt e saja e bėhu i menēur!

7 Ajo s’ka prijės,

as mbikėqyrės as udhėrrėfyes

8 dhe e bėn gati verės ushqimin e vet,

bashkon nė kohė tė tė korrave ushqimin e vet.

9 Deri kur, o pėrtac, do tė flesh?

Kur do tė zgjohesh nga gjumi yt?

10 Pak fle, pak kotesh,

pak i mban duart nė ije pėr tė pushuar

11 dhe tė vjen si shtegtar skamja,

porsi ushtar varfėria.

I marri

12 Njeriu i keq, burri i lig,

ecėn me gojė tė shtrembėt,

13 bėn me sy, rrah me kėmbė,

flet me gisht.

14 Sendergjon tė kėqija nė zemrėn e vet,

vazhdimisht pėrbluan tė keqen, mbjell grindje.

15 Kėshtu menjėherė do t’i vijė mbarimi,

papritmas do tė sharrojė e s’do tė ketė shėrim.

Shtatė neveritė

16 Gjashtė gjėra Zotit i neveriten,

shpirtit tė tij i neveriten shtatė gjėra:

17 sytė madhėshtorė, gjuha rrenacake,

duart qė derdhin gjakun e pafajshėm,

18 zemra qė sendergjon synime tė mbrapshta,

kėmbėt e shpejta pėr tė vrapuar nė tė keqen,

19 dėshmitarin e rremė qė shpėrndan rrena

dhe njeriun qė mbjell dasi ndėr vėllezėr.

Pėrtėrirja e bisedimeve atėrore

20 Dėgjoje, biri im, mėsimin e tyt eti

dhe mos e pėrbuz shtjellimin e Ligjit tė nėnės sate .

21 Mbaji lidhur pėr zemrės sate,

lidhi rreth qafės sate!

22 Le tė drejtojnė kur tė ecėsh,

le tė ruajnė kur tė flesh

e, kur tė zgjohesh, le tė bisedojnė me ty.

23 Sepse urdhri ėshtė dritėz, e Ligji dritė

dhe qortimi disiplinor udha e jetės,

24 pėr tė ruajtur nga gruaja e ligė

dhe nga gjuha mikluese e gruas sė huaj.

25 Mos t’i lakmojė zemra jote bukurisė sė saj

dhe mos u pushto me joshjet e saja:

26 sepse ēmimi i lavirės ėshtė njė kafshatė buke,

kurse gruaja e burrit synon tė tė marrė jetėn.

27 Vallė njeriu a mund ta fshehė nė gji zjarrin

dhe tė mos i digjen petkat e tija?

28 A mund tė ecet, thua, pėrmbi prush

e tė mos i digjen shputat e kėmbėve?

29 Po kėshtu kush hyn te gruaja e tė afėrmit tė vet:

s’do tė dalė i pandėshkuar, kushdo qė ta ketė prekur.

30 Nuk pėrbuzet vjedhėsi nėse vjedh

pėr tė ngirė barkun e zbrazėt,

31 megjithatė, po u zu e kthen shtatėfish

dhe i shkon e gjithė pasuria e shtėpisė sė tij.

32 Por kush shkel kurorėn ėshtė i pamend,

kushdo qė ta bėjė kėtė, e humb jetėn e vet.

33 Plagė e turpėsi grumbullon mbi vete,

marrja e tij askurrė nuk do tė shlyhet.

34 Sepse e tėrbuar ėshtė mendja e zezė e burrit:

s’do tė ketė mėshirė ditėn e hakmarrjes,

35 ai s’merr parasysh asfarė shpėrblimi,

s’ka dhurata qė do tė mund ta zbusin!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Dorėzania e pamend