Kapitujt

Fjalėt e urta: 7. Eja tė dehemi me kėnaqje

7

1 Biri im, ruaji kėshillat e mia,

mbaj nė vete porositė e mia.

2 Mbaji urdhėrimet e mia e do tė jetosh,

mėsimin tim porsi beben e syrit tėnd.

3 Lidhi ato nė gishtat e tu,

shkruaji ato nė dėrrasat e zemrės sate.

4 Thauji urtisė: “Je motra ime!”,

e maturinė thirre: “Mikeshė!”,

5 qė tė tė ruajnė prej gruas sė huaj,

nga e huaja qė josh me fjalėt e ėmbla.

6 Ndėrsa nga dritarja e shtėpisė sime

po vrojtoja pas roletave,

7 dhe ja, po shoh njė djalosh tė papėrvojė,

vėrej njė tė ri tė pamend,

8 kalon udhėn atje nė skaj,

ecėn udhės sė shtėpisė sė saj,

9 nė mug, kur soset dita,

nė tė errėtit tė natės, kur bėhet terr.

10 Dhe ja, e takon njė grua,

me stoli lavireje, zemėr dhelpre,

gojėmbėl, e ēuar peshė

11 thellė e shqetėsuar

qė nė shtėpi s’mund t’i ndalė kėmbėt:

12 Taninė rrugė, taninė sheshe,

skajeve rri e vrojton nė pritė.

13 E kapi, e puthi djaloshin

e paturpshme i thotė nė fytyrė:

14 “Kam kushtuar fli pėr shpėtim,

sot i kreva kushtet e mia,

15 prandaj edhe tė dola nė takim

me dėshirė tė tė shoh e tė gjeta.

16 Shtratin e shtrova me mbulojė tė pastėr,

me ēarēafė tė ngjyrosur prej Egjiptit;

17 dhomėn time me mirrė e pėrerova,

me aloé e me cinamom.

18 Eja tė dehemi me kėnaqje

deri nė mėngjes tė bėjmė dashuri.

19 Sepse burrin nuk e kam nė shtėpi:

ai ėshtė nisur pėr njė udhė tė largėt,

20 mori me vete njė kuletė me para,

nė shtėpi do tė kthehet me hėnė tė plotė.”

21 Me fjalė tė shumta ia qiti rrjetėn,

me joshjet e buzėve tė saja e hoqi pas.

22 I marri e ndjek si kau qė ēohet nė thertore,

porsi dreri kur bie nė lak,

23 deri qė shigjeta t’ia shporojė mėlēinė;

porsi zogu qė shkon me vrap nė grackė

e s’e di se po luan me jetė.

24 Pra tani, o bir, mė dėgjo,

vėru vesh fjalėve tė mia:

25 zemra jotė tė mos tėrhiqet udhėve tė saja,

mos u gėnje shtigjeve tė saja!

26 Sepse shumė tė plagosur pėr dhe i shtroi,

se ē’burra tė fortė u vranė prej saj!

27 Udhė qė shpien nė ferr ėshtė shtėpia e saj,

qė depėrtojnė nė dhomat e vdekjes.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Eja tė dehemi me kėnaqje