Kapitujt

Fjalėt e urta: 8. Personifikimi i dytė i urtisė

8

1 Vallė thua, ndoshta, Urtia s’thėrret?

S’po e lėshon zėrin e vet Menēuria?

2 Prej majėve mė tė larta pėrmbi udhė,

nė mes tė udhėkryqeve ajo qėndron nė kėmbė,

3 afėr dyerve, nė hyrje tė qytetit,

nė mes tė shesheve zėrin e lėshon tė lartė:

4 “O ju njerėz! Ju, ju thėrras,

bijve tė njerėzve u drejtohet zėri im!

5 Kuptojeni, o tė papėrvojė, zgjuarėsinė,

tė pakuptim, hetojeni dijen e jetės!

6 Vėni vesh se do tė flas pėr gjėra tė mėdha,

fjalėt e buzėve tė mia predikojnė drejtėsinė.

7 Goja ime shpall tė vėrtetėn,

sepse paudhėria i iritet buzėve tė mia.

8 Tė gjitha fjalėt e gojės sime janė tė drejta,

s’ka nė to tė keqe as gėnjeshtra,

9 janė tė kuptueshme pėr atė qė do tė marrė vesh,

janė tė drejta pėr atė qė e gjen urtinė.

10 Shikoni tė fitoni mėsimin tim e jo paratė,

porosinė time mė fort se arin e pastėr.

11 Sepse urtia vlen mė shumė se margaritarėt,

nuk ka gjė qė tė mund tė krahasohet me tė”.

Vetėlavdėrimi i urtisė. Urtia mbretėrore

12 Unė, Urtia, banoj me Maturinė,

nė dorė e kam mjeshtrinė e veprimit tė arsyeshėm.

13 Frika e Zotit ėshtė urrejtja e tė keqes.

Unė urrej madhėshtinė e krenarinė,

udhėn e sė keqes dhe gojėn rrenacake.

14 Mua mė pėrket kėshilli edhe menēuria,

imja ėshtė maturia, imja ėshtė forca.

15 Me anėn time mbretėrojnė mbretėrit,

edhe princat ndajnė drejtėsi;

16 me anėn time prijėsit sundojnė,

pushtetmėdhenjtė ndajnė drejtėsi.

17 Unė i dua ata qė mė duan

dhe mė gjejnė ata qė mė kėrkojnė me kohė.

18 Me mua janė kamja e lavdia,

tė mirat qė s’kalojnė e drejtėsia.

19 Fryti im ėshtė mė i mirė se ari dhe se ari i pastruar,

frytet e mia mė tė mira se argjendi i zgjedhur.

20 Eci udhėve tė drejtėsisė,

shtigjeve tė sė drejtės,

21 pėr t’i pasuruar dashamirėsit e mi,

pėr t’i mbushur thesaret e tyre.

Urtia krijuese

22 Zoti mė kishte qė nė fillim tė udhėve tė veta,

qė nė fillim, para se tė krijonte ndonjė gjė.

23 Kam qenė shuguruar prej amshimit,

qė nė kohėt mė tė lashta, para se tė krijohej toka.

24 Ende nuk ishin humnerat e unė isha e ngjizur,

ende nuk ishin burimet e ujėrave tė shumta,

25 para se tė viheshin themelet e maleve,

para se tė ishin kodrat, unė linda.

26 Ende nuk e kishte krijuar tokėn as fushat,

as elementet e para tė pluhurit tė tokės.

27 Kur i ujdisi qiejt, unė isha pranė,

kur hoqi njė rreth, ligj tė sigurt, rrethues tė humnerės,

28 kur nė lartėsi i dendi retė,

kur i bėri tė fuqishme burimet e humnerės

29 kur ia vuri kufirin rrethues detit

dhe ujėrave qė tė mos i kalojnė kufijtė e vet,

kur tokės ia qiti themelet,

30 unė isha pranė si kryemjeshtėr:

kėnaqėsia e tij pėr ēdo ditė,

duke luajtur pranė tij gjithė kohėn,

31 duke luajtur mbi globin tokėsor:

kėnaqja ime ėshtė tė jem me bijtė e njerėzve.

Grishja mė e lartė

32 Tani pra, o bij, mė dėgjoni:

tė lumtė ata qė i ruajnė udhėt e mia.

33 Dėgjojeni mėsimin dhe bėhuni tė urtė,

e ruhuni se e flakni tej atė!

34 Lum ai njeri qė mė dėgjon mua

qė ēdo ditė rri zgjuar para derės sime

e i ruan pragjet e derės sime.

35 Kush mė gjen mua, gjen jetėn

dhe nxjerr hir prej Zotit;

36 kurse kush tė mėkatojė kundėr meje,

e dėmton shpirtin e vet:

tė gjithė ata qė mė urrejnė, e duan vdekjen.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Personifikimi i dytė i urtisė