Kapitujt

Fjalėt e urta: 9. Urtia mikėpritėse

9

1 Urtia e ndėrtoi shtėpinė e vet

dhe i latoi shtatė shtylla.

2 I kushtoi flitė e veta, e pėrzjeu verėn

dhe e shtroi tryezėn e vet.

3 I dėrgoi shėrbėtoret e veta

nė qytezė, nė vendet e larta pėr tė grishur:

4 “Kush ėshtė i papėrvojė, le tė vijė tek unė”!

e tė pamendit i ēoi fjalė:

5 “Ejani, hajeni bukėn time,

pijeni verėn qė e kam pėrzier pėr ju!

6 Lėreni marrėzinė e jetoni

dhe ecni udhėve tė menēurisė”!

Kundėr pėrqeshėsve

7 Kush qorton pėrqeshėsin, e bėn armik tė vetin,

kush i bėrtet tė paudhit, nxin faqen e vet.

8 Mos e qorto pėrqeshėsin qė tė mos tė urrejė,

qortoje tė urtin dhe ai do tė tė dojė.

9 Mėsoje tė urtin e do tė bėhet gjithnjė mė i urtė,

mėsoje tė drejtin e do t’i shtohet dija.

10 Fillimi i urtisė: frika e Zotit,

dija e Shenjtit, ja menēuria!

11 Sepse me anėn time do tė shtohen ditėt e tua

dhe do tė shumohen vitet e jetės sate.

12 Nėse do tė jesh i urtė, ėshtė pėr tė mirėn tėnde,

nėse do tė jesh pėrqeshės, vetveten do ta marrėsh nė qafė.

Zonja Marrėzi shitet pėr urti

13 Zonja Marrėzirė ėshtė e marrė e

zhurmėmadhe,

njė marroqe qė s’di asgjė.

14 Del e rri nė derė tė shtėpisė sė vet,

mbi fron nė vende tė larta tė qytetit,

15 dhe i thėrret udhės kalimtarėt

qė janė nisur nė punė tė vet:

16 “Kush ėshtė i papėrvojė le tė vijė tek unė!”,

dhe i thotė tė pamendit:

17 “Ujėt e vjedhur ėshtė mė i ėmbėl,

buka e ngrėnė fshehtas ėshtė mė e shijshme”.

18 Por ai s’e di se atje janė Hijet,

se tė grishurit e saj shkojnė nė fund tė ferrit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Urtia mikėpritėse