Kapitujt

Fjalėt e urta: 10. Fjalėt e urta tė Salomonit.

10

1 Fjalėt e urta tė Salomonit.

Djali i urtė ėshtė gėzimi i t’et,

djali i marrė ėshtė trishtimi i sė ėmės.

2 Nuk vlen fare pasuria e fituar me padrejtėsi,

kurse drejtėsia tė shpėton nga vdekja.

3 Zoti nuk lejon qė i drejti tė vuajė nga uria,

kurse dėshirat e tė paudhėve i ēon huq.

4 Dora pėrtace e bėn tė varfėr njeriun,

dora punėtore e bėn tė pasur.

5 Kush bashkon nė kohė tė tė korrave ėshtė djalė i urtė,

kush gėrhet verės ėshtė djalė i turpėrimit.

6 Bekimet e Zotit janė mbi kokė tė tė drejtit,

kurse gojėn e tė paudhėve e mbulon dhuna.

7 Kujtimi i tė drejtit ėshtė nė bekim,

kurse emri i keqbėrėsit bie nė kalbėsirė.

8 I urti me zemėr i pranon urdhėrimet,

kurse i marri me fjalė tė mėdha vrapon nė humbjen e vet.

9 Kush ecėn me thjeshtėsi, ecėn i sigurt,

kush i shtrembėron udhėt e veta, shpejt hetohet.

10 Kush bėn me sy shkakton hidhėrim,

kurse i marri me fjalė tė mėdha vrapon nė bjerrje tė vet.

11 Burim jete goja e tė drejtit,

kurse goja e tė paudhėve mbulon dhunėn.

12 Urrejtja shkakton grindje,

kurse dashuria i mbulon tė gjitha fajet.

13 Nė buzėt e tė urtit gjendet urtia,

kurse nė shpinėn e tė pamendit shkopi.

14 Tė urtėt e ruajnė nė thesar urtinė,

kurse goja e tė marrit ėshtė afėr bjerrjes.

15 Qyteza e pasanikut ėshtė pasuria e tij,

kurse rrėnimi i skamnorėve ėshtė varfėria e tyre.

16 Puna e tė drejtit ėshtė pėr jetė,

kurse keqbėrėsi prodhon pėr mėkat.

17 Ecėn udhės sė jetės kush e mban disiplinėn,

kurse ai qė i harron qortimet endet jashtė udhės.

18 Buzėt e rreme e fshehin urrejtjen,

kush shpėrndan shpifje ėshtė i marrė.

19 Nė fjalė tė shumta nuk mungon mėkati,

kurse kush i zotėron buzėt e veta ėshtė shumė i menēur.

20 Argjend i zgjedhur ėshtė gjuha e tė drejtit,

kurse zemra e tė paudhėve nuk vlen asgjė.

21 Buzėt e tė drejtit shumė vetė mėsojnė,

kurse tė pamendėt vdesin nga varfėria e zemrės.

22 Bekimi i Zotit bėn tė pasur,

kurse mundi nuk i shton asgjė.

23 Ėshtė kėnaqėsi pėr tė marrin ta bėjė tė keqen,

kurse urtia i takon njeriut tė menēur.

24 Ēka dron i patenzoti ajo edhe do ta gjejė,

kurse tė drejtit do t’i plotėsohet dėshira.

25 I patenzoni kalon siē kalon stuhia,

kurse i drejti do tė qėndrojė pėr amshim.

26 Siē ėshtė uthulla pėr dhėmbėt e tymi pėr sy,

i tillė ėshtė pėrtaci pėr ata qė e dėrguan.

27 Frika e Zotit e shton jetėn,

kurse vitet e tė patenzonėve shkurtohen.

28 Shpresa e tė drejtit ėshtė gėzim,

kurse shpresa e tė paudhėve do tė humbasė.

29 Udha e Zotit ėshtė forcė pėr njeriun e ndershėm,

kurse ata qė bėjnė tė keqen do tė sharrojnė.

30 I drejti nuk do tė tundet askurrė,

kurse tė ligjtė nuk do tė banojnė mbi tokė.

31 Goja e tė drejtit nxjerr urti,

gjuha e keqe do tė kėputet.

32 Buzėt e tė drejtit pikojnė kėnaqėsi,

kurse goja e tė paudhėve qet gėnjeshtra. 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Fjalėt e urta tė Salomonit.