Kapitujt

Fjalėt e urta: 11. I drejti shpėton nga ngushtica

11

1 Peshorja e rreme Zoti e ka bezdi,

ndėrsa peshorja e drejtė ėshtė e

pėlqyeshme para tij.

2 Erdhi madhėshtia, s’do tė vonojė poshtėrimi,

kurse ndėr tė pėrvuajturit gjendet urtia.

3 Tė drejtėt i udhėheq thjeshtėsia e tyre,

kurse poshtėrsia e tyre i rrėnon tė patenzotėt.

4 Ditėn e shpagimit gjė s’vlen pasuria,

kurse drejtėsia do tė na lirojė nga vdekja.

5 Drejtėsia e njeriut tė ndershėm ia udhėheq sjelljen e tij,

kurse nė paudhėsinė e vet do tė mbarojė i paudhi.

6 Drejtėsia e tė ndershmėve do t’i shpėtojė ata,

kurse tė patenzonėt zihen nė pritat e veta.

7 Kur vdes njeriu i keq mbaron edhe shpresa,

humbet edhe shpresa nė kamje.

8 I drejti shpėton nga ngushtica,

kurse keqbėrėsi vjen nė vend tė tij.

9 Me gojėn e vet i paudhi e vret tė afėrmin,

porse tė drejtėt do tė shpėtojnė me anė tė urtisė.

10 Pėr fatin e mirė tė tė drejtėve gėzohet qyteti

dhe mbushet me hare pėr bjerrjen e tė paudhėve.

11 Me bekimin e tė drejtėve do tė lartėsohet qyteti,

kurse goja e tė ligjve e prish atė.

12 Kush e urren tė afėrmin e vet ėshtė i marrė,

njeriu i urtė heshtė.

13 Zbulon edhe fshehtėsitė ai qė pėrhap shpifje,

kurse njeriu besnik mbulon ēka iu tha nė besė.

14 Ku s’ka udhėheqje populli shkatėrrohet,

kurse shpėtimi ėshtė nė kėshilltarė t ė shumtė.

15 Kush i hyn tė huajit dorėzanė keq do tė pėsojė,

ėshtė i sigurt kush e ka nė iri dorėzaninė.

16 Gruaja e pashme fiton lavdi,

kurse burrat e fortė e fitojnė pasurinė.

17 Bamirėsi vetvetes i bėn mirė,

kurse mizori e mundon trupin e vet.

18 I paudhi merr pagė tė rreme,

kurse ai qė mbjell drejtėsi ka shpėrblim tė sigurt.

19 I qėndrueshmi nė drejtėsi shkon drejt jetės,

kurse kush e ndjek tė keqen, vrapon nė vdekje.

20 Zemra e keqe i iritet Zotit,

pėlqimi i tij ėshtė te ata qė jetojnė nė thjeshtėsi.

21 Dora‑dorės e s’do tė mbetet i pandėshkuar i keqi,

kurse fara e tė drejtėve do tė shpėtojė.

22 Rreth i artė nė turinjtė e dosės

gruaja e bukur por e pamend.

23 Tė drejtėt presin vetėm tė mirėn,

kurse shpresa e tė paudhėve ėshtė e kotė.

24 Disa shpėrndajnė pasurinė e vet e bėhen gjithnjė mė tė pasur,

disa tė tjerė kursejnė pa masė e gjithmonė janė skamnorė.

25 Njeriu bujar do tė pėrparojė,

kush i jep kujt tė pijė edhe atij do t’ia shuajnė etjen.

26 Atė qė e fsheh drithin njerėzit do ta mallkojnė,

kurse bekimi do tė bjerė mbi koka tė shitėsve.

27 Kush e kėrkon tė mirėn, gjen hirin,

kurse kush kėrkon tė keqen, e keqja do ta gjejė.

28 Kush e vė shpresėn e vet nė pasje, do tė bjerė poshtė,

kurse tė drejtėt pėrparojnė porsi gjethi i blertė.

29 Kush e pėshtjellon shtėpinė e vet do tė korrė erėrat,

i marri do t’i shėrbejė tė urtit.

30 Fryti i tė drejtit ėshtė lėndė e jetės,

i urtė ėshtė ai qė i pėrfiton shpirtrat e gjallė.

31 Nėse i drejti shpėrblehet kėtu mbi tokė,

aq mė tepėr do tė shpaguhet i paudhi e mėkatari.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > I drejti shpėton nga ngushtica