Kapitujt

Fjalėt e urta: 12. 1 Kush e do mėsimin e do urtinė

12

1 Kush e do mėsimin e do urtinė,

kurse kush i urren qortimet, ėshtė i marrė.

2 Kush ėshtė i mirė do tė nxjerrė hir prej Zotit,

kurse njeriun gėrgas Zoti e dėnon.

3 Askush nuk bėhet mė i fortė me paudhėsi,

kurse rrėnja e tė drejtėve nuk do tė tundet.

4 Gruaja e virtytshme ėshtė kurorė pėr burrin e vet,

kurse e paturpshmja ėshtė kalbėsirė pėr eshtrat e tij.

5 Mendimet e tė drejtėve janė tė drejta,

kurse kėshillat e tė paudhėve janė gėnjyese.

6 Fjalėt e tė paudhėve pritė gjakderdhjeje,

kurse goja e tė drejtėve u sjell liri.

7 Tė kėqijtė birren e sharrojnė,

kurse familja e tė drejtėve qėndron e patundshme.

8 Njeriu fiton lavde sipas mprehtėsisė sė mendjes sė tij,

kurse pėrbuzet kush ėshtė zemėrkeq.

9 Mė i mirė ėshtė njė skamnor qė i shėrben vetvetes,

se mendjemadhi qė i mungon gjithēka.

10 I drejti kujdeset pėr jetėn e bagėtive tė veta,

kurse zemra e tė kėqijve s’di pėr mėshirė.

11 Kush e punon tokėn e vet, do tė ngihet bukė,

kurse kush vrapon pas kotėsive, ėshtė i pamend.

12 Rrjetė tė kėqijash ėshtė dėshira e keqbėrėsit,

porse rrėnja e tė drejtėve do tė pėrparojė.

13 I keqi bie nė rrjetė pėr shkak tė mėkateve tė buzėve tė veta,

kurse i drejti do tė shpėtojė nga ngushtica.

14 Njeriu do tė mbushet me tė mira nga frytet e gojės sė vet,

do tė shpaguhet sipas veprave tė duarve tė veta.

15 Tė marrit sjellja e vet i duket e urtė,

porse kėshillat i dėgjon kush ėshtė i urtė.

16 I marri menjėherė e dėfton zemėrimin e vet,

kurse i menēuri e fsheh fyerjen.

17 Kush flet tė vėrtetėn, tregon tė drejtėn,

kurse dėshmitari i rremė tradhtinė.

18 Kush flet pa peshuar, ther me shpatė,

kurse gjuha e tė urtėve ėshtė shėrim.

19 Buza qė flet tė vėrtetėn, qėndron pėrgjithmonė,

kurse gjuha qė gėnjen vetėm pėr pak kohė.

20 Gėnjeshtra ėshtė nė zemrėn e atyre qė mendojnė tė keqen,

kurse gėzojnė ata qė kėshillojnė paqen.

21 Tė drejtin nuk e gjen asnjė e keqe,

kurse tė paudhėt do tė mbushen me tė kėqija.

22 Zotit i neveriten buzėt rrenacake,

kurse i pėlqejnė ata qė flasin tė vėrtetėn.

23 Njeriu i kujtueshėm e fsheh urtinė,

kurse zemra e tė pamendit e shpall marrinė e vet.

24 Dora e tė kujdesshmit sundon,

kurse dora e pėrtacit ēon nė nėnshtrim.

25 Trishtimi i brendshėm e pėrul burrin,

kurse lajmi i mirė e gėzon atė.

26 I drejti e udhėheq drejt mikun e vet,

kurse sjellja e tė padrejtėve do t’i gėnjejė ata.

27 Pėrtaci nuk do ta pjekė gjahun e vet,

pasuri tė ēmueshme do tė ketė njeriu i kujdesshėm.

28 Nė udhėn e drejtėsisė gjendet jeta,

por ka edhe udhė tė hapur qė shpie nė vdekje.           

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > 1 Kush e do mėsimin e do urtinė