Kapitujt

Fjalėt e urta: 13. Djali i urtė e dėgjon mėsimin e t’et,

13

1 Djali i urtė e dėgjon mėsimin e t’et,

kurse pėrqeshėsi nuk dėgjon qortimin.

2 Nga frytet e gojės sė vet njeriu do tė ngihet me tė mira,

kurse jeta e tė paudhėve ngihet me mujshi.

3 Kush e ruan gojėn e vet, ruan jetėn e vet,

kurse kush flet pa u matur, birret.

4 Dėshiron, por gjė s’fiton pėrtaci,

kurse shpirti i punėtorėve do tė majet.

5 I drejti e urren fjalėn e rreme,

kurse i ligu shpėrhap turp e ēnderim.

6 Drejtėsia e ruan atė qė nė jetė ėshtė i pafajshėm,

kurse mėkatarin e humb ligėsia.

7 Ka nga ata qė shiten pėr tė pasur e gjė s’kanė

ka nga ata qė shiten pėr skamnorė, e kanė pasuri tė madhe.

8 Shpėrblimi i jetės sė njeriut ėshtė kamja e tij,

kurse skamnorit nuk i kėrcėnohet kush.

9 Drita e tė drejtėve ndriēon shkėlqyeshėm,

ndėrsa dritėza e tė paudhėve do tė fiket.

10 Ndėr krenarėt askurrė nuk ndahen grindjet,

ndėrsa ndėr tė pėrvuajturit gjendet urtia.

11 Pasuria e fituar shpejt e shpejt mbaron menjėherė,

e shumon ai qė e mbledh pak nga pak.

12 Shpresa qė pritet tepėr gjatė, e ligėshton zemrėn,

dėshira e plotėsuar ėshtė pemė e jetės.

13 Kush e pėrbuz urdhrin, ia bėn tė zezėn vetes,

kush e dron urdhin, do tė shpėrblehet.

14 Mėsimi i tė urtit ėshtė burim jete

pėr t’u shmangur nga leqet e vdekjes.

15 Maturia e shquar fiton pėrkrahje,

kurse udha e tė patenzonėve ėshtė e ashpėr.

16 Ēdo njeri i urtė vepron me menēuri,

kurse i pamendi e zbulon marrinė e vet.

17 Lajmėtari i keq bie nė fatkeqėsi,

kurse lajmėtari besnik sjell shėrim.

18 Kush braktis mėsimin, gjen varfėri dhe turp,

kurse kush e pranon qortimin, do tė fitojė lavdi.

19 Dėshira e plotėsuar kėnaq shpirtin,

tė marrėve u iritet t’i shmangen tė keqes.

20 Kush ecėn me tė urtėt, i urtė do tė bėhet,

kurse miku i tė marrėve i keq do tė bėhet.

21 Mėkatarėt i pėrndjek e keqja,

ndėrsa tė drejtėt do tė shpėrblehen me tė mira.

22 I miri lė trashėgimtar bijtė e nipat,

kurse pasuria e mėkatarit ruhet pėr tė drejtin.

23 Shumė ushqim nė rrahat e ēelur tė skamnorit,

por ka edhe nga ata qė sharrojnė pėr shkak tė padrejtėsisė.

24 Kush e kursen thuprėn, e urren djalin,

kurse kush e do, vazhdimisht e qorton.

25 I drejti ha gjersa ngihet,

kurse barku i tė kėqijve mbetet i uritur.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Djali i urtė e dėgjon mėsimin e t’et,