Kapitujt

Zanafilla: 45. Jozefi u tregohet vėllezėrve

45

1 Jozefi s’mundi mė tė pėrmbahej para tė gjithė tė pranishmėve, prandaj edhe bėrtiti: “Dilni pėrjashta tė gjithė”! Askush nuk ishte pranė kur iu dėftua vėllezėrve tė vet. 2 Por, shpėrtheu nė vaj e dėnesje aq sa e dėgjuan egjiptianėt dhe tė gjithė njerėzit e shtėpisė sė faraonit. 3

Jozefi u tha vėllezėrve tė vet: “Unė jam Jozefi! Po a e kam ende gjallė tim atė”? Por, vėllezėrit nuk ishin nė gjendje t’i pėrgjigjin prej tmerrit tė madh qė i kishte pushtuar. 4 Por, ai u tha me butėsi: “Ejani tek unė”! E kur iu aftuan pranė: “Unė jam ‑ thoshte ‑ Jozefi, vėllai juaj, qė e shitėt nė Egjipt. 5 Mos u trishtoni! As mos t’ju duket rėndė pse mė shitėt nė kėto anė! Hyji mė dėrgoi para jush pėr shpėtimin tuaj nė Egjipt. 6 Sepse ėshtė viti i dytė qė kur filloi uria nė vend dhe mbeten edhe pesė vjet tė tjera nė tė cilat as nuk do tė lėvrohet as nuk do tė korret. 7 Andaj vetė Hyji mė dėrgoi kėtu para jush qė ju tė mbeteni gjallė pėrmbi dhe e tė shpėtojė jeta juaj pėr shpėtim tė madh. 8 S’ishit ju ata qė mė sollėt kėtu, por me vullnet tė Hyjit erdha. Hyji mė bėri porsi prind tė faraonit dhe zotėri tė tė gjithė njerėzve tė shtėpisė sė tij dhe tė parin e mbarė dheut tė Egjiptit.

9 Shpejtoni e ngjituni tek im atė e thuajini: ‘Kėshtu thotė yt bir, Jozefi: Hyji mė bėri zotėrinė e mbarė dheut tė Egjiptit! Eja tek unė e mos vono! 10 Do tė banosh nė dheun Gesen. Do tė jesh pranė meje ti dhe bijtė e tu dhe bijtė e bijve tė tu, bagėtitė e imėta dhe tė trasha dhe gjithēka ke. 11 Atje unė do tė tė jap gjithēka tė duhet pėr ushqim ‑ sepse kanė mbetur edhe pesė vjet urie ‑ qė tė mos mbarosh ti, as shtėpia jote, as gjithēka ke tė gjallė.

12 Ja, sytė tuaj dhe sytė e tim vėlla Beniaminit po shohin se ju flet goja ime. 13 Tregoni babait tim pėr lavdinė time qė e gėzoj nė Egjipt dhe gjithēka qė po shihni. Shpejtoni dhe silleni tek unė”!

14 Atėherė e pėrqafoi Beniaminin dhe u shkreh nė vaj, po edhe Beniamini i kapur pėr qafe tė Jozefit, qante gjithė si ai. 15 Atėherė i puthi tė gjithė vėllezėrit e vet dhe qante i pėrqafuar me secilin. Veē atėherė vėllezėrit e tij filluan tė bisedojnė me tė.

Grishja e faraonit

16 S’vonoi dhe u pėrhap menjėherė fjala nė shtėpinė e faraonit: “Erdhėn vėllezėrit e Jozefit”! U gėzua faraoni dhe gjithė familja e tij. 17 Faraoni i tha Jozefit t’u urdhėrojė vėllezėrve: “Ngarkoni shtazėt e shkoni nė dheun e Kanaanit 18 e silleni prej andej babain tuaj e tuajt dhe ejani tek unė! Unė do t’ju jap tė gjitha tė mirat e Egjiptit, tė hani prodhimet mė tė mira tė vendit. 19 Urdhėroju edhe: merrni karroca prej dheut tė Egjiptit pėr fėmijėt e gratė tuaja. Merreni babain tuaj dhe shpejtoni tė ktheheni sa mė parė! 20 Mos u shqetėsoni pėr rrobat tuaja, sepse mbarė pasuria e Egjiptit do tė jetė juaja”.

Kthimi nė Kanaan

21 Bijtė e Izraelit bėnė siē u qe urdhėruar. Jozefi u dha karroca siē urdhėroi faraoni dhe ushqime pėr rrugė. 22 Secilit urdhėroi t’i jepen petka e ndėrresa, Beniaminit i dha treqind para argjendi dhe 23 pesė palė petka ndėrresash. T’et i dėrgoi gjithashtu dhjetė gomarė tė ngarkuar me prodhimet mė tė mira tė Egjiptit, po edhe aq gomarica tė ngarkuara me drithė, me bukė dhe me ushqime pėr rrugė. 24 Duke i pėrcjellė vėllezėrit e vet pėr rrugė, u tha : “Mos u ngatėrroni udhės ndėr vete”!

25 Kėshtu, ata u kthyen prej Egjiptit dhe arritėn nė dheun e Kanaanit te Jakobi, i ati i tyre. 26 I treguan lajmin e gėzueshėm: “Jozefi ėshtė gjallė dhe ai e sundon mbarė dheun e Egjiptit”! Por, zemra e tij mbeti shtang: nuk mund u besonte! 27 Atėherė ia pėrsėritėn ēdo fjalė tė Jozefit, qė ua kishte thėnė. Por, kur i pa karrocat dhe gjithēka i kishte dėrguar pėr ta ēuar atje, atėherė i erdhi fryma babait tė tyre, Jakobit. 28 Ai tha: “S’mė duhet tjetėr! Djali im Jozefi qenka ende gjall! Do tė shkoj ta shoh para sė tė vdes”!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jozefi u tregohet vėllezėrve