Kapitujt

Fjalėt e urta: 15. Pėrgjigjja e ėmbėl e zbut hidhėrimin,

15

1 Pėrgjigjja e ėmbėl e zbut hidhėrimin,

fjala e rėndė ngreh zemėrimin.

2 Gjuha e tė urtėve pikon dijen,

goja e tė marrėve valon marrėzinė.

3 Sytė e Zotit janė nė ēdo vend:

i vrojtojnė tė marrėt e tė urtėt.

4 Gjuha e ėmbėl ėshtė dru e jetės,

kurse e ashpra plagos shpirtin.

5 I pamendi e pėrqesh mėsimin e t’et,

ndėrsa kush i pranon qortimet, bėhet mė i urtė.

6 Nė shtėpinė e tė urtit pasuri e madhe,

fryti i tė patenzonit shkatėrrimi.

7 Buzėt e tė urtėve mbjellin urtinė

zemra e tė marrėve nuk do tė jetė e drejtė.

8 Flitė e tė patenzonėve i neveriten Zotit

kurse kushtet e tė drejtėve i pėlqejnė Atij.

9 Zoti e urren sjelljen e tė paudhit,

kurse e do atė qė e ndjek drejtėsinė.

10 Ndėshkim tė rėndė ka kush e lė udhėn e drejtė,

kush i urren qortimet, do tė vdesė.

11 Nėntoka dhe Humnera janė para Zotit:

aq mė tepėr zemra e bijve tė njerėzve!

12 Pėrqeshėsi nuk e do atė qė e qorton,

ai nuk shkon me tė urtėt.

13 Zemra e gėzuar e kthjell fytyrėn,

kurse nė hidhėrim tė zemrės shpirti ligėshtohet.

14 Zemra e tė urtit kėrkon mėsimin,

kurse goja e tė marrit ushqehet me marrėzirė.

15 Tė gjitha ditėt e tė mjeruarit janė tė kėqija,

zemėrhareshmi vazhdimisht ka gosti.

16 Mė shumė vlen pakica me frikėn e Zotit,

se visare tė mėdha e me to shqetėsimi.

17 Mė mirė njė lėng barishtesh me dashuri,

se mish viēi tė majmė me urrejtje.

18 Idhnaku shkakton grindje,

kurse njeriu i durueshėm i zbut ato.

19 Udha e pėrtacit si gardh ferrash,

kurse udha e tė drejtėve e sheshuar.

20 Djali i urtė e gėzon babain,

njeriu i marrė e pėrbuz nėnėn e vet.

21 Pėr tė pamendin marrėzira ėshtė gėzim,

kurse njeriu i menēur ecėn drejt udhės sė vet.

22 Ku s’ka kėshill, shkojnė kotsynimet,

sendėrtohen ku ka kėshilltarė mjaft.

23 Njeriu i gėzohet pėrgjigjes sė gojės sė vet,

e fjala me kohė e me vend sa e mirė qė ėshtė!

24 Njeriun e menēur udha e jetės e shpie pėrpjetė,

qė t’i shmanget Nėntokės qė ėshtė poshtė.

25 Zoti do ta rrėnojė shtėpinė e krenarėve,

kurse do t’i bėjė tė fortė kufijtė e vejushės.

26 Mendimet e kėqija i neveriten Zotit,

kurse fjala e pastėr ėshtė shumė e bekuar.

27 Shkatėrron shtėpinė e vet kush jepet pas lakmimit,

kurse do tė jetojė ai qė i urren ryshfetet.

28 Mendja e tė drejtit mendon njėherė e

atėherė pėrgjigjet,

kurse goja e tė paudhėve bumullon me tė kėqija.

29 Zoti ėshtė larg nga tė pashpirtėt,

kurse lutjet e tė drejtėve i dėgjon.

30 Drita e syve gėzon shpirtin,

zėri i mirė i maj eshtrat.

31 Veshi qė i dėgjon qortimet e jetės

qėndron nė mes tė urtėve.

32 Kush i shmanget disiplinės, e urren jetėn e vet,

kurse ai qė i pranon qortimet, fiton maturinė.

33 Frika e Zotit mėsim urtėsie

edhe lavdisė i prin pėrvujtėria.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Pėrgjigjja e ėmbėl e zbut hidhėrimin,