Kapitujt

Fjalėt e urta: 16. Njeriut i takon tė pėrgatitet,

16

1 Njeriut i takon tė pėrgatitet,

por pėrgjigjen e gjuhės e jep Zoti.

2 Tė gjitha udhėt e njeriut janė tė pastėrta nė sy tė tij,

porse Zoti i shqyrton shpirtrat.

3 Porositja Zotit veprat e tua,

synimet e tua do tė sendėrtohen.

4 Zoti ka krijuar gjithēka me njė qėllim

deri edhe tė patenzonin pėr ditėn e zezė.

5 Ēdo krenar i neveritet Zotit,

heret ose vonė e s’do tė mbetet pa ndėshkim.

6 Me mėshirė e me besnikėri pastrohet paudhėsia,

e me frikėn e Zotit i shmangemi tė keqes.

7 Kur Zotit t’i pėlqejnė sjelljet e njeriut,

i pajton me tė deri edhe armiqtė e tij.

8 Mė e mirė ėshtė pakica me drejtėsi,

se fitesat e mėdha pa drejtėsi.

9 Zemra e njeriut e kėrkon udhėn e vet,

por i takon Zotit t’ia drejtojė hapat.

10 Vendimi i Zotit nė buzė tė mbretit,

nė vendimin gjykues goja e tij s’do tė gabojė.

11 Masat e peshoret tė drejta janė tė Zotit,

po edhe tė gjithė gurėt janė vepėr e tij.

12 Puna e keqe u iritet mbretėrve,

sepse me drejtėsi forcohet froni.

13 Buzėt e drejta fitojnė pėrkrahjen e mbretit,

kush flet tė drejtėn do tė duhet.

14 Zemėrim i mbretit ėshtė lajmėtari i vdekjes,

por njeriu i menēur e lehtėson.

15Nė fytyrėn e kthjellėt tė mbretit ėshtė jeta,

siē ėshtė shiu me kohė pėrkrahja e tij.

16 Oh sa mė mirė ėshtė tė fitojė njeriu

urtėsinė sesa arin,

tė fitojė menēurinė ėshtė mė e ēmueshme se argjendi.

17 Udha e tė drejtėve ėshtė t’i shmangen tė keqes,

kush do ta mbrojė jetėn e vet ka kujdes sjelljen.

18 Para rrėnimit ecėn krenaria,

para shkatėrrimit mendja e madhe.

19 Mė mirė tė jetė njeriu i pėrvuajtur me tė butėt

se tė ndajė pre me krenarėt.

20 Kush ėshtė i kujdesshėm nė fjalė, do tė gjejė tė mira

dhe ai, qė shpreson nė Zotin, ėshtė i lum.

21 Kush ėshtė mendjemprehtė, do tė quhet i menēur,

dhe buzėt fjalėmbla e shtojnė urtinė.

22 Urtia ėshtė krua jete pėr atė qė e ka,

ndėshkimi i tė marrėve marrėzira.

23 Zemra e tė urtit e mėson gojėn e tij:

dhe buzėve tė tija ua shton urtinė.

24 Fjalėt e ėmbla janė hoje mjalti,

kėnaqėsi e shpirtit e shėndet eshtrash.

25 Ka udhė qė njeriut i duket e drejtė,

por nė fund shpie nė vdekje.

26 Uria e bėn punėtorin tė punojė:

ėshtė goja e tij qė e shtyn.

27 I pafytyri bėn veē keq,

nė buzėt e tija veē zjarr e shkėndi.

28 Njeriu i pacipė shkakton grindje,

shpifėsi ndan familjet.

29 Njeriu i keq e ngashnjen mikun e vet

dhe e udhėheq udhės jo tė mirė.

30 Kush mbyll sytė pėrsiat gėnjimin,

kur i mbyll buzėt e ka sendėrtuar tė keqen.

31 Flokėt e zbardhur janė kurorė lavdie:

gjenden nė udhėn e drejtėsisė.

32 Mė i mirė ėshtė njeriu i durueshėm se trimi i fortė,

dhe ai qė zotėron vetveten se ai qė pushton qytete.

33 Shorti hidhet nė palėn e petkut,

por ē’do tė ndodhė vjen prej Zotit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Njeriut i takon tė pėrgatitet,