Kapitujt

Fjalėt e urta: 20. Vera sjell shfrenim e alkooli bėn njerėz tė pacipė,

20

1 Vera sjell shfrenim e alkooli bėn njerėz tė pacipė,

kushdo jepet pas tyre, nuk do tė jetė kurrė i urtė.

2 Zemėrimii i mbretit porsi ulėrima e luanit:

kush e nget, mėkaton kundėr vetvetes.

3 Ėshtė nder pėr njeriun t’u shmanget rragatjeve,

porse tė gjithė tė marrėt pėrzihen nė grindje.

4 Ngase pati tė ftoftė pėrtaci, s’deshi tė lėrojė;

do tė dalė tė lypė verės, por s’do t’i japin.

5 Kėshilli nė zemrėn e njeriut ėshtė si uji nė thellėsi,

por i menēuri do t’ia dalė ta nxjerrė.

6 Shumė njerėz mbahen pėr tė mirė:

por kush mund ta gjejė njė njeri besnik?

7 I drejti qė jeton nė ndershmėrinė e vet

do t’i lėrė pas fėmijėt e vet tė lumtur.

8 Mbreti, kur rri nė fronin gjykatės tė vet

me sy i shqyrton tė gjitha tė kėqijat.

9 Kush mund tė thotė: “E pastrova zemrėn time,

jam i pastėr nga mėkati”?

10 Peshore e peshore, masė e masė:

tė dyja janė nė iri te Zoti.

11 Edhe fėmija njihet sipas asaj qė bėn:

a ėshtė vepra e tij e pastėr dhe e drejtė.

12 Edhe veshin qė dėgjon edhe syrin qė shikon:

tė dy Zoti i ka bėrė.

13 Mos ta ketė ėndja gjumin qė tė mos ndrydhė skamja,

mbaj sytė hapur nėse do tė ngihesh me bukė.

14 “E keqe ėshtė, e keqe ėshtė!”, thotė ēdo blerės,

por si tė largohet, atėherė lėvdohet.

15 Ka ar e mbushulli margaritarėsh,

por gjėja mė e ēmueshmja janė buzėt e urtėsisė.

16 Merrja petkun e shtatit atij, qė i hyri dorėzanė tė huajit:

prej tij merre pengun nė vend qė prej tė huajve.

17 E ėmbėl i duket njėherė njeriut buka e gėnjeshtrės,

por pastaj goja i mbushet me guraleca.

18 Synimet forcohen me kėshill:

bjer nė luftė pasi tė jesh menduar mirė!

19 Me atė qė zbulon fshehtėsitė e shpifjet

dhe qė s’i mban goja arra, mos bėj shoqėri.

20 Kush nėm babain e vet e nėnėn

iu fiktė drita nė mes tė errėsirės.

21 Pasuria e fituar shpejt nė fillim

s’do tė dalė e bekuar nė fund.

22 Mos thuaj: “Do ta kthej tė keqen qė m’u bė!”,

ki besim nė Zotin e ai do tė tė shpėtojė.

23 Peshė e peshė i iritet Zotit,

peshorja e rreme nuk ėshtė e mirė para syve tė tij.

24 Zoti i drejton hapat e njeriut;

e si atėherė njeriu mund ta dijė udhėn e vet?

25 Ėshtė lak pėr njeriun tė thotė: “Po bėj kusht!”,

e pastaj tė shqyrtojė ēka kushtoi.

26 Mbreti i urtė i shqyrton mirė mėkatarėt

e pastaj i shkel me rrotė.

27 Dritėz e Zotit ėshtė shpirti i njeriut

qė depėrton deri nė fund tė zemrės.

28 Mėshira dhe e vėrteta e ruajnė mbretin,

me butėsi ai e pėrforcon fronin e vet.

29 Stolia e tė rinjve ėshtė fuqia e tyre,

kurse flokėt e thinjur janė stolia e pleqve.

30 Plaga qė kullon shėron tė ligėn,

po ashtu edhe tė rrahurat palcėn e qenies.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Vera sjell shfrenim e alkooli bėn njerėz...