Kapitujt

Fjalėt e urta: 24. Mos u lakmo njerėzve tė kėqij,

24

1 Mos u lakmo njerėzve tė kėqij,

as mos dėshiro tė jesh me ta,

2 sepse ata s’mendojnė tjetėr por cubni,

buzėt e tyre flasin veē pėr dhunė.

3 Me urti ndėrtohet shtėpia

e me menēuri ajo forcohet,

4 me dije mbushen drithnikėt

me ēdo lloj tė mirash tė ēmueshme e tė dėshirueshme.

5 Njeriu i urtė ėshtė edhe i fortė,

njeriu i ditur e rrit fuqinė,

6 sepse me peshim bėhesh gati pėr luftė,

vjen ngadhėnjimi kur ka kėshillime tė shumta.

7 Majė e lartė ėshtė urtia pėr tė marrin:

nė kuvend tė dheut gojėn s’mund ta hapė.

8 Kush synon ta bėjė tė keqen

tė gjithė e mbajnė pėr njeri tė dėmshėm.

9 Mendimi i tė marrit ėshtė mėkat,

tė pėrqeshurit ėshtė neveri pėr njerėzit.

10 Tė lėshon zemra nė ditė tė ngushtė?

Tė vogėl pra, e paske fuqinė.

11 Shpėtoji ata qė i shpien nė vdekje,

liroji ata qė i ēojnė nė vrasje.

12 Nėse do tė thuash: “S’e dinim kėtė gjė”,

s’do ta dijė Ai qė peshon zemrat?

Vallė s’e di Ai qė ta ruan jetėn?

A s’do ta shpaguajė gjithkėnd sipas veprave tė tija?

13 Haje mjaltin, biri im, se ėshtė i mirė

edhe hoja ėshtė shumė e ėmbėl pėr fytin tėnd.

14 Dije se e tillė ėshtė pėr shpirtin tėnd urtia,

nėse e gjen, ke gjetur ardhmėrinė,

shpresa jote nuk do tė shkojė hupės.

15 Mos i vėr pritė, o i mbrapshtė, banesės sė tė drejtit,

mos e shkreto vendin e pushimit tė tij!

16 Sepse edhe nė rėntė i drejti shtatė herė, ngrihet,

kurse tė patenzonėt sharrojnė nė mjerim.

17 Mos u gėzo nėse rrėzohet armiku yt

as tė mos kėnaqet zemra jote pėr rrėnimin e tij,

18 qė tė mos shohė Zoti e ta marrė pėr tė keq

e kėshtu ta largojė prej tij hidhėrimin e vet.

19 Mos u zemėro pėr shkak tė keqbėrėsve

as mos ua ki lakmi tė patenzonėve,

20 sepse i mbrapshti ardhmėri nuk ka

dhe dritėza e tė paudhėve fiket.

21 Druaje Zotin, biri im, dhe mbretin

dhe mos merr pjesė me kryengritės,

22 sepse do tė vijė papritmas rrėnimi i tyre

e kush e di se kur do tė jetė bjerrja e tė dyve.

IV. VAZHDIM I THĖNIEVE TĖ TĖ URTĖVE

23 Edhe kėto janė gjithashtu pėr tė urtėt.

Nuk ėshtė mirė t’i mbahet krah kujt nė gjyq.

24 Kush i thotė tė paudhit: “Je i drejtė”,

do ta mallkojnė popujt e do ta nėmin fiset,

25 kurse ata qė do ta qortojnė, do tė lavdėrohen

dhe mbi ta bie bekimi e lumturia.

26 Puth nė gojė,

ai qė jep pėrgjigje tė drejtė.

27 Kryej jashtė punėt e tua

me kujdes punoje fushėn tėnde

dhe pastaj ndėrtoje shtėpinė tėnde.

28 Mos ji dėshmitar pa nevojė kundėr tė afėrmit tėnd,

dhe mos gėnje askėnd me buzėt e tua.

29 Mos thuaj: “Siē ma bėri mua do t’ia bėj dhe unė,

do t’ia kthej tė tillit sipas veprave tė tija!”

30 Kalova nėpėr arėn e pėrtacit

dhe nėpėr vreshtin e tė lafiturit:

31 dhe ja, ēdo gjė e kishte mbuluar hadhuga,

sipėrfaqen krejt ia kishin mbuluar ferrat

dhe ledhet ishin rrėnuar plotėsisht;

32 e pashė kėtė dhe e futa nė kokė

pėrsiata dhe e kuptova:

33 “Fli edhe pak, kotu edhe sa grima,

vėri edhe pakėz duart nė ijė pėr tė pushuar,

34 dhe skamja, do tė tė vijė porsi vrapuesi,

dhe lypėsia porsi i armatosuri”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Mos u lakmo njerėzve tė kėqij,