Kapitujt

Zanafilla: 46. Tė nisurit e Jakobit pėr Egjipt

46

1 Izraeli u ngrit me gjithēka pati dhe arriti nė Bersabe.

Kėtu i kushtoi fli Hyjit tė atit tė vet Izakut. 2 Izraeli e dėgjoi Hyjin nė njė vegim nate qė e thirri: “Jakob, o Jakob”! Ky iu pėrgjigj: “Urdhėro”! 3 I tha: “Unė jam Hyji, Hyji i atit tėnd! Mos u tremb tė shkosh nė Egjipt, sepse atje do tė tė bėj njė popull tė madh. 4 Unė vetė do tė zbres atje me ty dhe unė vetė do tė pėrcjell kur tė kthehesh prej andej. Jozefi do tė jetė ai qė do t’i mbyllė sytė e tu”.

5 Jakobi u nis, pra, prej Bersabesė dhe bijtė e vunė atė, fėmijėt dhe gratė e tyrė nė karroca qė ua dėrgoi faraoni pėr tė udhėtuar plaku. 6 Morėn me vete gjithashtu gjithēka kishin tė vlefshme, qė kishin mbledhur nė dheun e Kanaanit. Jakobi arriti nė Egjipt dhe tė gjithė pasardhėsit e tij, 7 bijtė e tij, nipat, bijat dhe mbarė fara e tij.

Familja e Jakobit

8 Ja emrat e izraelitėve ‑ Jakobi dhe pasardhėsit e tij qė arritėn nė Egjipt:

I parėlinduri Rubeni. 9 Bijtė e Rubenit: Henoku, Falui, Hesroni dhe Karmiu.

10 Bijtė e Simonit: Jamueli, Jamini, Ahodi, Jakini, Sohari dhe Sauli, biri i Kanaanės.

11 Bijtė e Levit: Gersoni, Kaati dhe Merariu.

12 Bijtė e Judės: Heri, Onani, Selai, Faresi dhe Zarai. Nė dheun e Kanaanit vdiqėn Heri dhe Onani. Faresit i lindėn djemtė: Hesroni e Hamuli.

13 Bijtė e Isaharit: Tolai, Fuai, Jasubi dhe Semroni.

14 Bijtė e Zabulonit: Saredi, Eloni dhe Jaheleli.

15 Kėta janė bijtė e Lisė qė i lindi nė Padanaram, me Dinėn, vajzėn e saj. Tė gjithė, bij dhe bija, ishin tridhjetė e tre.

16 Bijtė e Gadit: Safoni, Hagiu, Suniu, Ezeboni, Heriu, Arodiu dhe Areliu.

17 Bijtė e Aserit: Jamneu, Jezuai, Jesuiu, Beriai edhe Sara, motra e tyre. Bijtė e Beriait: Heberi dhe Melkieli.

18 Kėta janė bijtė e Zelfės qė Labani ia dha pėr shėrbėtorė Lisė, vajzės sė vet. Kjo i lindi Jakobit kėta: shtatėmbėdhjetė shpirtra.

19 Bijtė e Rakelės, gruas sė Jakobit: Jozefi e Beniamini.

20 Jozefit i lindėn nė dheun e Egjiptit djemtė qė ia lindi Aseneta, bija e Putifarit, priftit tė Heliopolit: Manaseu e Efraimi.

21 Bijtė e Beniaminit: Belai, Bohori, Asbeli, Gerai, Namani, Ekiu, Rozi, Mofimi, Ofimi dhe Aredi.

22 Bijtė e Rakelės, qė ia lindi Jakobit: tė gjithė katėrmbėdhjetė frymė.

23 Bijtė e Danit: Husimi.

24 Bijtė e Neftaliut: Jasieli, Guniu, Jeseri dhe Salemi.

25 Kėta janė bijtė e Bilhės qė Labani ia dha pėr shėrbėtorė Rakelės, vajzės sė vet. Kėta ia lindi Jakobit: tė gjithė shtatė frymė.

26 Tė gjitha frymėt qė hynė nė Egjipt bashkė me Jakobin dhe qė rrjedhin prej ijės sė tij, pa gratė e bijve tė tij: gjashtėdhjetė e gjashtė. 27 Kurse bijtė e Jozefit, qė i lindėn nė Egjipt, dy frymė. Tė gjithė njerėzit e familjes sė Jakobit qė erdhėn nė Egjipt qenė shtatėdhjetė.

Pritja e Jozefit

28 Jakobi e dėrgoi para vetes Judėn te Jozefi ta njoftojė qė t’i dalė para nė Gesen. 29 Dhe arritėn nė Gesen. Edhe Jozefi i zuri kuajt nė karrocė dhe hipi pėr t’i dalė tė atit para nė Gesen. Kur e pa, iu qep nė qafė dhe ngryka‑ngrykas qau gjatė. 30 Izraeli i tha Jozefit: “Tani pasi tė pashė me sytė e mi se je gjallė dhe po tė lė pas, do tė vdes i kėnaqur”.

31 Atėherė Jozefi foli me vėllezėrit e vet dhe me tė gjithė anėtarėt e familjes tė t’et: “Do tė ngjitem dhe do ta njoftoj faraonin e do t’i them: ‘Vėllezėrit e mi dhe familja e tim eti, qė ishin nė Kanaan, erdhėn tek unė. 32 Kėta njerėz janė barinj delesh, janė marrė gjithmonė me blegtori. Bagėtitė e imėta dhe tė trasha e gjithēka kanė pasur, i prunė me vete.’ 33 Kur t’ju thėrrasė dhe t’ju thotė: ‘Me ēka merreni’? 34 Pėrgjigjuni: ‘Ne, shėrbėtorėt e tu, jemi barinj qė prej rinisė sonė deri tani; si ne ashtu edhe etėrit tanė.’ Thoni kėshtu qė tė mund tė jetoni nė krahinėn Gesen, sepse egjiptianėt i urrejnė tė gjithė barinjtė e deleve”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Tė nisurit e Jakobit pėr Egjipt