Kapitujt

Fjalėt e urta: 25. Qielli ėshtė i lartė, toka ėshtė e thellė,

25

1 Edhe kėto janė fjalė tė urta tė Salomonit qė i mblodhėn njerėzit e Ezekisė, mbretit tė Judės:

2 Ėshtė lavdi e Hyjit tė veprojė nė fshehtėsi,

lavdia e mbretėrve ėshtė tė veprojnė pas shqyrtimit.

3 Qielli ėshtė i lartė, toka ėshtė e thellė,

kurse zemra e mbretit ėshtė e pashqyrtueshme.

4 Hiqja ndryshkun argjendit

dhe do tė dalė njė enė e bukur prej argjendtarit;

5 largoje tė patenzonin nga prania e mbretit

dhe froni i tij do tė pėrforcohet nga drejtėsia.

6 Para mbretit mos u mba i madh

dhe mos qėndro nė vend tė tė mėdhenjve,

7 sepse ėshtė mė mirė tė tė thuhet: “Ngjitu kėtu!”,

sesa tė pėrulesh nė sytė e princit.

8 Ēka kanė parė sytė e tu

mos u ngut ta qitėsh menjėherė nė gjyq,

sepse ēfarė do tė bėsh pastaj,

kur tė tė ketė qitur poshtė kundėrshtari yt?

9 Rrahe nė gjyq ēėshtjen tėnde me tė afėrmin tėnd,

por mos e zbulo fshehtėsinė e tjetrit,

10 qė rastėsisht tė mos tė shajė kur tė ketė dėgjuar

e tė mos bjerė turpi mbi ty.

11 Mollė tė arta nė enė argjendi

fjala e thėnė nė kohėn e vet.

12 Vath i artė dhe margaritar i ndritshėm

i urti qė qorton veshin e dėgjueshėm.

13 Si fresku i borės nė kohėn e tė korrave

i tillė ėshtė i dėrguari besnik pėr atė qė e dėrgoi:

ia pėrtėrit shpirtin e tij.

14 Re dhe erė e shi qė s’bie

ėshtė lėvduesi qė s’i plotėson zotimet.

15 Me duresė tė qėndrueshme zbutet princi,

gjuha e butė i copėton eshtrat.

16 Hase nė mjaltė? Ha sa tė bėn mirė

qė, rastėsisht, i ngopur pėr sė tepėrmi, tė mos e vjellėsh.

17 Mos shkel shpesh nė shtėpinė e mikut

qė tė mos t’ia mėrzitėsh e tė ketė rėndė.

18 Maj e shpatė e shigjetė e mprehtė

ėshtė njeriu qė bėn dėshmi tė rreme kundėr tė afėrmit tė vet.

19 Dhėmb i prishur e kėmbė e ēalė

ėshtė ai qė shpreson nė tė pabesin nė ditė tė ngushtė.

20 Si ai qė e heq nė tė ftohtė leshnikun,

si uthulla nė plagė

ėshtė ai qė kėndon para atij qė e ka zemrėn e thyer.

21 Nėse armiku yt ėshtė i uritur, jepi tė hajė,

nėse ėshtė i etur, jepi tė pijė:

22 kėshtu grumbullon mbi kokė tė tij prush

e Zoti do ta shpaguajė.

23 Era e veriut bie shiun

dhe gjuha pėrqeshėse fytyrėn e trishtuar.

24 Mė mirė ėshtė tė rrish nė buzė tė pullazit

se nė shtėpi tė pėrbashkėt me gruan grindavece.

25 Si uji i freskėt pėr fytin e etshėm

ėshtė lajmi i mirė prej vendit tė largėt.

26 Si kroi i turbullt e burimi i prishur

ėshtė i drejti qė pėrulet para tė paudhit.

27 Tė hash pėr sė tepėrmi mjaltė s’ėshtė mirė,

as nder s’ėshtė tė kėrkosh lavdi tė tepruara.

28 Qytet i rrėnuar e pa mur rrethues

ėshtė burri qė s’ėshtė i zoti ta pėrmbajė vetveten.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Qielli ėshtė i lartė, toka ėshtė e thell...