Kapitujt

Fjalėt e urta: 27. Mos u lavdėro pėr tė nesėrmen

27

1 Mos u lavdėro pėr tė nesėrmen

pasi s’e di se ē’do tė tė sjellė dita.

2 Le tė lavdėrojė dikush tjetėr e jo goja jote,

njė i huaj, por jo buzėt e tua.

3 I rėndė ėshtė guri, e rėndė ėshtė rėra,

por mė i rėndė se tė dy ėshtė zemėrimi i tė marrit.

4 Egėrsi e zemėrimi shpėrthyes

dhe kush mund t’i qėndrojė pėrballė mendjes sė zezė?

5 Mė i mirė ėshtė qortimi ballafaqe

se dashuria e rreme.

6 Mė tė mira janė plagėt e atij qė tė do

se tė puthurat tradhtare tė atij qė tė urren.

7 I ngopuri e shkel me kėmbė edhe hojen e mjaltit,

kurse tė uriturit ēdo gjė e hidhur i vjen e ėmbėl.

8 Porsi zogu qė e ka humbur ēerdhen e vet,

i tillė ėshtė njeriu qė endet larg vendit tė vet.

9 Me erėra tė mira e me kem kėnaqet zemra,

kėshtu edhe ėmbėlsia e mikut qė kėshillon ēiltėrisht.

10 Mos e braktis mikun tėnd e mikun e babait tėnd

dhe mos hyr nė shtėpinė e vėllait tėnd ditėn e fatkeqėsisė sate.

Mė i mirė ėshtė fqinji afėr se vėllai larg.

11 Biri im, bėhu i urtė dhe ma gėzo zemrėn,

qė tė mund t’i pėrgjigjem atij qė mė shan.

12 I urti e sheh tė keqen e fshihet,

kurse tė marrėt vazhdojnė pėrpara e ndėshkohen.

13 Merrja leshnikun atij qė hyri dorėzanė pėr tė huajin,

merrja pengun atij nė vend tė tė huajit.

14 Kush mė zė tė lartė e bekon fqinjin herėt nė agim,

i numėrohet sikurse e mallkon.

15 Pullazi qė pikon nė ditė tė tė ftohtit

dhe gruaja grindavece janė si njėra‑tjetra.

16 Ta ndalėsh? Mė sa mund tė ndalet era

ose me dorė tė mbahet vaji!

17 Hekuri me hekur mprehet

edhe njeriu nė takimin me fqinjin e vet.

18 Kush e ruan fikun do tė hajė prej frutave tė tij,

edhe kush e ruan zotėrinė e vet do tė nderohet.

19 Sikurse uji ėshtė pasqyrė pėr fytyrė

ashtu zemra e njeriut pėr njeriun.

20 Nėntoka dhe Shfarosja kurrė nuk mbushen,

ashtu edhe sytė e njeriut kurrė nuk ngihen.

21 Sikurse argjendi qė provohet nė shkritore e ari nė furrė,

ashtu edhe njeriu nga goja e atyre qė e lėvdojnė.

22 Edhe nėse e rreh tė marrin si elbin nė shterė me shtypės

prej tij nuk do tė hiqet marria.

23 Me vėmendje njihe gjendjen e bagėtive tė tua,

me zemėr kujdesohu pėr grigjat,

24 sepse pasuria nuk ėshtė e pėrhershme.

Pse, a thua se kurora trashėgohet brez pas brezi?

25 Mblidhet sana, del bari i gjelbėr

e mblidhet tagjia prej bjeshkėve;

26 atėherė do tė kesh qengjat pėr veshje

e kecat pėr tė blerė arėn

27 dhe s’do tė tė mungojė qumėsht dhish pėr vete

as pėr ushqim tė familjes e pėr shujtė tė shėrbėtoreve tė tua.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Mos u lavdėro pėr tė nesėrmen