Kapitujt

Fjalėt e urta: 28. Kush shkel Ligjin lėvdon mėkatarin,

28

1 Ikėn mėkatari edhe pa e ndjekur kush,

ndėrsa i drejti, porsi luani, ėshtė i sigurt nė vetvete.

2 Kur vendi mėkaton, ka krerė tė shumtė,

kurse me njeri tė urtė e tė matur

qeverisja ėshtė e gjatė.

3 Skamnori qė i shpifet skamnorit

ėshtė shi i furishėm qė pėrgatit urinė.

4 Kush shkel Ligjin lėvdon mėkatarin,

ndėrsa ata qė e zbatojnė Ligjin e luftojnė.

5 Njerėzit e kėqinj nuk e kuptojnė tė drejtėn,

ndėrsa ata qė e kėrkojnė Zotin kuptojnė ēdo gjė.

6 Mė i mirė ėshtė skamnori qė jeton nė thjeshtėsinė e vet,

se pasaniku qė ecėn udhėve tė veta tė kėqija.

7 Kush e ruan Ligjin, ėshtė djalė i urtė,

kurse ai qė i maj grykėsit, turpėron tė atin.

8 Kush e shton gjėnė e vet me uzurė e me kamatė,

bashkon pėr atė qė ka mėshirė pėr skamnorėt.

9 Kush i sjell veshėt nė anė tjetėr pėr tė mos e dėgjuar Ligjin,

edhe lutja i bėhet e urryeshme.

10 Kush i shpie tė drejtėt nė udhė tė keqe vret vetveten,

dhe tė thjeshtėt do t’i trashėgojnė tė mirat e tija.

11 Pasanikut i duket vetja i urtė,

porse skamnori i urtė do ta pėrgėnjeshtrojė.

12 Kur ngadhėnjejnė tė drejtėt, ėshtė lavdi e madhe,

kurse kur lartėsohen tė paudhėt, njeriu fshihet.

13 Kush i fsheh fajet e veta, s’do tė pėrparojė,

kurse kush i pranon dhe u shmanget,

do tė gjejė pėrdėllim.

14 Lum njeriu qė ka pėrherė frikėn e Zotit,

ndėrsa ai qė e bėn zemrėn gur, do tė bjerė nė mjerim.

15 Luan ulėritės, arķ i uritur

ėshtė sundimtari i paudhė pėr popull tė varfėr.

16 Prijėsi, qė i mungon urtia, bėn edhe mujshi tė shumta,

kurse kush e urren lakmimin, e zgjat jetėn e vet.

17 Njeriun qė i ka pėrgjakur duart me vrasjen e ndokujt,

edhe nė vrapoftė drejtė gropės,

askush tė mos e ndalė!

18 Kush jeton me nder, do tė shpėtojė,

kush ecėn udhėve tė mbrapshta, papritmas do tė sharrojė.

19 Kush punon tokėn e vet, do tė ngihet bukė,

ndėrsa kush ndjek papunėsinė,

do ta mbulojė skamja.

20 Njeriu i ndershėm do tė ketė shumė bekime,

kurse ai qė shpejton tė pasurohet

s’do tė mbesė i pafajshėm.

21 Kush mban krah nė gjygj, nuk bėn mirė,

sepse i tilli, edhe pėr njė mys buke, bėn padrejtėsi.

22 Njeriu lakmues i kamjes vrapon tė pasurohet

e s’di se do ta mbulojė skamja.

23 Kush e qorton njeriun, pastaj do tė gjejė hir

shumė mė tepėr se ai qė e pėrkėdhel me gojė.

24 Kush i rrėmben ndonjė gjė babait e nėnės

e thotė: “S’ėshtė mėkat”,

ėshtė shok i vrastarit.

25 Kush ėshtė tepėr lakmues, ngjall grindje,

ndėrsa kush shpreson nė Zotin, gjė s’do t’i mungojė.

26 Kush i beson mendjes sė vet, ėshtė i marrė,

kurse ai qė ecėn me urtėsi, do tė shpėtojė.

27 Kush i jep skamnorit, nuk do tė vuajė nga skamja,

ndėrsa kush i mbyll sytė, do tė mallkohet.

28 Kur ngriten tė paudhėt, njerėzit fshihen,

e kur ata e marrin tė keqen, shumohen tė drejtėt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Kush shkel Ligjin lėvdon mėkatarin,