Kapitujt

Fjalėt e urta: 29. Ai qė e do urtinė, gėzon tė atin;

29

1 Njeriu qė i pėrbuz qortimet me kokėfortėsi,

papritmas do tė sharrojė pa shpresė shėrimi.

2 Kur tė drejtėt e kanė pushtetin nė dorė, gjindja gėzohen,

kurse kur sundon i paudhi, rėnkon populli.

3 Ai qė e do urtinė, gėzon tė atin;

kush ndjek laviret, prish pasurinė.

4 Mbreti me drejtėsi e ngrit vendin,

kurse ai qė i pėlqejnė dhuratat, e shkatėrron.

5 Ai qė e pėrkėdhel mikun e vet,

ia qet rrjetėn kėmbėve tė tija.

6 Nė mėkat ėshtė laku i mėkatarit,

kurse i drejti galdon e gėzohet.

7 I drejti e kupton ēėshtjen e skamnorit,

kurse i mbrapshti nuk e merr vesh dijen.

8 Njerėzit e prishur e rrėnojnė qytetin,

kurse tė urtėt e largojnė zemėrimin.

9 I urti, nėse gjykohet me tė marrin,

si nė u zemėroftė si nė u qeshtė,

qetėsi s’do tė ketė.

10 Gjakėsorėt e urrejnė tė ndershmin,

kurse tė drejtėt e kėrkojnė.

11 I marri u lėshon fre tė gjitha epsheve tė veta,

kurse i urti i pėrmban ato.

12 Kryetari, qė me ėndje e dėgjon fjalėn e rreme,

tė gjithė nėpunėsit i ka tė kėqij.

13 I vobekti dhe ndrydhėsi takohen:

tė dyve Zoti ua ndriēon sytė.

14 Mbreti, qė ua jep plotėsisht tė drejtėn skamnorėve,

do ta ketė fronin e patrandshėm pėrherė.

15 Me thupėr e me qortim jepet urtia,

kurse fėmija qė i lėshohet vullnetit tė tij,

do ta turpėrojė tė ėmėn.

16 Kur shumohen tė kėqijtė, shumohen paudhėsitė,

e tė drejtėt do ta shohin sharrimin e tyre.

17 Qortoje djalin tėnd e do tė jesh i qetė,

dhe do tė kėnaqet shpirti me gėzim.

18 Pa zbulesė hyjnore populli prishet,

por i lum do tė jetė ai qė e zbaton Ligjin.

19 Skllavi nuk ndreqet me fjalė,

sepse, megjithėse kupton, nuk dėgjon.

20 A e pe njė njeri qė ėshtė i shpejtė nė tė folur?

Edhe i marri ka mė shumė shpresė se ai!

21 Kush e rrit skllavin me tė butė qė nė fėmijėri

mė nė fund do t’i bėhet i padėgjueshėm.

22 Idhnaku shkakton grindje

dhe, kush hidhėrohet me shpejt, bėn shumė mėkate.

23 Krenaria e pėrul njeriun,

kurse kush pėrvujtėrohet fiton nderime.

24 Kush bashkėpunon me vjedhėsin e urren shpirtin e vet,

e dėgjon pėrbetimin e nuk dėfton.

25 Frika para njerėzve kthehet nė lak,

kush ka besim nė Zotin do tė jetė i sigurt.

26 Shumė e kėrkojnė pėrkrahjen e prijėsit,

por Zoti ia jep tė drejtėn gjithkujt.

27 Njeriun e keq e kanė bezdi tė drejtėt,

por edhe tė kėqijtė i urrejnė tė drejtėt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Ai qė e do urtinė, gėzon tė atin;