Kapitujt

Fjalėt e urta: 30. Kurrė nuk mėsova urti,

30

Fjalėt e Agurit, birit tė Jacesit, nga Masa.

Thėniet e kėtij njeriu tė drejtuara

Itielit pėr Itielin e pėr Ukalin.

2 Po, vėrtet, unė jam mė i padijshmi njeri,

dija njerėzore nuk rri tek unė.

3 Kurrė nuk mėsova urti,

as s’e njoh menēurinė e shenjtėrve.

4 Kush u ngjit nė qiell e pastaj zbriti?

Kush mundi ta mbajė erėn nė grusht tė vet?

Kush i bashkoi ujėrat nė mallotėn e vet?

Kush i caktoi skajet e dheut?

Si e ka emrin ai e si e ka emrin biri i tij, a e di?

5 Ēdo fjalė e Hyjit ėshtė e sprovuar

dhe ėshtė mburojė pėr ata qė shpresojnė nė tė.

6 Asgjė mos u shto fjalėve tė tija

qė tė mos qortohesh

e tė dalėsh rrenacak.

7 Tė lutem tė mė japėsh dy gjėra,

mos m’i moho deri tė vdes:

8 dėboji prej meje kotėsi e gėnjeshtėr,

mos mė jep as skam as pasje,

mė jep vetėm sa mė kėrkohet pėr jetesė;

9 sepse, tepėr mirė i ngirė, mund tė tė mohoj

e tė them: “Kush ėshtė Zoti?”,

ose, i shtytur nga varfėria e tepėrt, tė vjell,

e kėshtu ta ēnderoj emrin e Hyjit tim.

10 Mos iu shpif shėrbėtorit para zotėrisė sė tij,

qė tė mos nėmė e mbi ty tė bjerė nėma e tij.

11 Ka pjellė tė keqe qė e mallkon babain e vet

dhe qė nuk e bekon nėnėn e vet.

12 Pjellė qė e mban veten pėr tė pastėr

e s’ėshtė larė nga ndytėsia e vet;

13 pjellė qė, o sa lart i mban sytė

e sa fort i lartėson qepallat e veta!

14 Pjellė qė dhėmbėt i ka shpatė

e, nė vend tė dhėmbėve prerės, thika

pėr t’i ngrėnė skamnorėt e vendit

e tė vobektit prej mesit tė njerėzve.

VII. PROVERBAT NUMĖRORĖ

15 Dy bija ka ushunjėza:

“Jep, jep”!

Tri gjėra nuk ngihen kurrė,

madje katėr nuk thonė kurrė: “Mjaft!”:

16 varri, barku i beronjės,

toka qė s’ngopet me ujė

dhe zjarri qė kurrė s’thotė: “Mjaft!”.

17 Syrin e atij qė pėrqesh tė atin

e tė atij qė nuk e dėgjon tė ėmėn:

ia nxjerrshin korbat e pėrroit,

ia ngrėnēin zogjtė e shqiponjės!

18 Tri gjėra janė pėr mua tepėr tė vėshtira,

madje katėr s’i marr aspak vesh:

19 udhėn e shqiponjės nėpėr ajr,

udhėn e gjarprit nėpėr qetė,

udhėn e anijes nėpėr det

e udhėn e njeriut drejt vajzės sė re.

20 E tillė ėshtė edhe udha e gruas kurorėshkelėse,

e cila ha, i fshin buzėt dhe thotė:

“S’bėra asgjė tė keqe.”

21 Ja tri gjėra prej tė cilave trandet toka,

madje katėr qė s’mund t’i durojė:

22 Prej skllavit kur bėhet mbret,

prej tė marrit kur ngihet me bukė,

23 prej vajzės djemnueshė kur merret pėr grua,

prej shėrbėtores kur zė vendin e gruas.

24 Katėr kafshė janė shumė tė vogla mbi tokė,

por janė mė tė urta se tė urtėt:

25 Thneglat, qenės tė pafuqishėm,

tė cilat verės e bėjnė gati ushqimin pėr vete;

26 vjedullat kafshė tė paaftėsi,

qė nė zgavrra tė shkėmbinjve ndėrtojnė banesėn;

27 karkaleci qė mbret s’ka

e tė gjithė udhėtojnė tė rreshtuar;

28 hardhuca qė kapet me dorė

e banon nė pallatet e mbretit.

29 Tre qenės ecin me madhėri,

madje katėr janė qė kanė ecje tė bukur:

30 luani, kafsha mė e fortė,

qė s’trembet tė ndeshet ballė pėr ballė me askėnd;

31 gjeli me ijė tė ngjeshura e dashi

dhe mbreti kur me vete ka ushtrinė.

32 Nėse e dėftove veten tė marrė, pasi u mbajte i madh,

e nėse u kujtove, vėrja dorėn gojės:

33 sepse kur e tund fort qumėshtin del tėlyeni,

kush tepėr u fryen hundėve del gjak

dhe kush shkakton grindje nxjerr pėrēarje.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Fjalėt e urta > Kurrė nuk mėsova urti,