Kapitujt

Predikuesi: 2. Pėr qeshje thashė: “Trashamani!”

2

1 Atėherė i thashė vetvetes: “Dua tė bėj t’i sprovosh gėzimet: dėfrehu!”. Por, ja, edhe kjo gjithashtu kotėsi.

2 Pėr qeshje thashė: “Trashamani!”,

e pėr gėzime: “Ēfarė pėrfitimi”?

3 Atėherė vendosa nė mendjen time ta kėnaq trupin tim me verė, kurse zemrėn time t’ia kushtoj urtėsisė;

vendosa tė jepem pas marrisė tė shoh se ē’pėrfitim u sjell bijve tė Adamit ēka bėjnė nėn diell nė ditėt e paka tė jetės sė tyre.

4 Atėherė ndėrmora tė bėj vepra tė mėdha: ndėrtova pėr vete shtėpi e mbolla vreshta;

5 bėra kopshte e pemishte dhe mbolla nė to pemė frutore tė ēdo lloji, 6 ndėrtova liqene uji pėr tė ujitur tė mbjellat.

7 Bleva skllevėr e skllave, pata edhe shėrbėtorė shtėpiakė, pata bagėti tė trasha e grigja bagėtish tė imėta tė mėdha mė shumė se tė gjithė paraardhėsit e mi nė Jerusalem.

8 Grumbullova gjithashtu edhe argjend e ar,

pasurinė e mbretėrve e tė krahinave,

mblodha edhe kėngėtarė e kėngėtare dhe kėnaqa pėr bijtė

e njerėzve.

gota e enė shėrbimi pėr tė dikuar verė.

9 U bėra i madh aq sa i tejkalova tė gjithė ata qė kishin qenė para meje nė Jerusalem e ndėrkaq urtia nuk u nda prej meje.

10 Pastaj asgjė prej atyre qė dėshironin sytė e mi nuk ua mohova. Nuk i ndalova zemrės sime asnjė kėnaqėsi dhe zemra ime gėzoi veprat e mundit tim: ishte kjo shpėrblimi i tė gjithė veprimtarisė sime.

11 Atėherė u solla e i vrojtova tė gjitha veprat e mia, gjithēka prodhuan duart e mia, tė gjithė mundin nė tė cilin e kisha derdhur djersėn time

dhe ja, gjithēka - kotėsi e mundim i kotė dhe s’ka farė dobie nėn diell!

12 U solla pastaj ta rrah mendjen lidhur me urtinė, marrėzirėn dhe ēmendurinė dhe e pyeta veten: “Ēfarė do tė bėjė pasardhėsi i mbretit? Atė qė ėshtė bėrė mė parė”!

13 E pashė se urtia aq mė shumė ka pėrparėsi se marria, sa ka drita mė tepėr se errėsira.

14 I urti i ka sytė nė ballė,

kurse i marri ecėn nė errėsirė.

Por e di edhe se tė dy do tė kenė po tė njėjtin fat!

15 Atėherė i thashė vetes:

“Nėse tė njėjtin fat do tė kemi i marri dhe unė, atėherė ē’dobi qė u pėrpoqa shumė rreth urtisė”? Pėrblova me mendjen time e hetova se edhe kjo ėshtė kotėsi.

16 Sepse s’ka pėrkujtim tė pėrhershėm as pėr tė urtin as pėr tė marrin, ditėt e ardhshme do t’i mbulojnė tė gjitha me harresė: vdes i dituri sikurse i padituri!

17 Kėndej edhe mė ēon tė vjellėt jeta ime, sepse e gjej tė keqe gjithēka bėhet nėn diell:

gjithēka ėshtė kotėsi dhe mundim i kotė!

18 Urrej tė gjithė punėn qė e kam bėrė nėn diell, tė cilėn do t’ia lė trashėgim atij qė do tė vijė pas meje. 19 Kush mund ta dijė a do tė jetė i urtė apo i marrė? E, pra, ai do tė zotėrojė me tėrė mundimin tim e djersėn time qė e bėra nėn diell. Po a s’ėshtė edhe kjo kotėsi?!

20 Dhe erdha dhe e bora vullnetin pėr tė gjithė mundin qė e hoqa nėn diell.

21 E njėmend ka njeri qė punon me urti, me dije e me kujdes dhe gjithēka do t’ia lėrė pėr trashėgim njėrit qė aspak pėr tė s’ėshtė munduar. Ja, pra, edhe kjo ėshtė njė kotėsi dhe e keqe e madhe!

22 Sepse ēka fiton ai prej tė gjithė mundit tė vet e prej tėrė pėrpjekjes personale qė e bėri nėn diell? 23 Tė gjitha ditėt e jetės sė tij kaluan nė dhimbje, mund e kujdesim dhe as natėn nuk mundi ta kalojė nė qetėsi. Edhe kjo gjithashtu ėshtė kotėsi!

24 S’ka pėr njeriun tjetėr tė mirė pėrveē tė hajė, tė pijė e t’i gėzojė tė mirat e punės sė vet. Dhe shoh se kjo gjė ėshtė dhuratė e Hyjit. 25 E kush njėmend do tė mund tė hajė e t’i gėzojė tė mirat pa Tė? 26 Sepse Ai ia jep njeriut, qė ėshtė i mirė para syve tė tij, urtinė, dijen e gėzimin, kurse mėkatarit ia vė pėr detyrė ta bashkojė e ta mbledhė dhe t’ia japė atij qė i pėlqen Hyjit. Por edhe kjo ėshtė kotėsi e mundim i kotė!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Predikuesi > Pėr qeshje thashė: “Trashamani!”