Kapitujt

Predikuesi: 3. Gjithēka e ka kohėn e vet

3

1 Gjithēka e ka kohėn e vet

edhe secila punė nėn qiell e ka momentin e vet:

2 kohė pėr tė lindur e kohė pėr tė vdekur,

kohė pėr tė mbjellė e kohė pėr shkulur ēka u mboll,

3 kohė pėr tė vrarė e kohė pėr tė shėruar,

kohė pėr tė ndėrtuar e kohė pėr tė shkatėrruar,

4 kohė pėr tė qarė e kohė pėr tė qeshur,

kohė pėr tė bėrė gjėmė e kohė pėr tė kėrcyer,

5 kohė pėr tė shpėrndarė gurė e kohė pėr t’i mbledhur,

kohė pėr t’u pėrqafuar e kohė pėr tė mos u pėrqafuar,

6 kohė pėr tė kėrkuar e kohė pėr tė humbur,

kohė pėr tė ruajtur e kohė pėr tė flakur tej,

7 kohė pėr tė qepur e kohė pėr tė shqepur,

kohė pėr tė heshtuar e kohė pėr tė folur,

8 kohė pėr tė dashur e kohė pėr tė urryer,

kohė pėr tė luftuar e kohė e paqes.

9 Ē’fitim ka ai qė punon prej mundit tė vet?

10 E shqyrtoj punėn qė Hyji ua ka dhėnė bijve tė njerėzve pėr ta kryer. 11 Gjithēka ai bėn ėshtė e mirė nė kohėn e vet; por megjithėse ia ka dhėnė mundėsinė qė njeriu ta ketė parasysh gjatėsinė e gjėrave tė krijuara, megjithatė njeriu s’do tė mund ta kuptojė veprėn qė Hyji e bėn prej fillimit e deri nė mbarim. 12 Kuptova se asgjė s’ėshtė mė mirė pėr njeriun se tė gėzohet e tė bėjė mirė gjatė jetės sė vet. 13 Pastaj, ēdo njeri qė ha e pi dhe i gėzon tė mirat e mundit tė vet edhe kjo ėshtė dhuratė e Hyjit.

14 E kuptoj se tė gjitha gjėrat qė i krijoi Hyji do tė qėndrojnė pėr amshim: ne nuk jemi nė gjendje as t’u shtojmė as t’u mungojmė gjė: tė gjitha Hyji i krijoi qė ta kenė njerėzit frikėn e tij.

15 Ėshtė tani ēka ka qenė edhe mė parė, ēka do tė jetė, ka qenė edhe mė pėrpara: Hyji kėrkon ēka ka kaluar.

16 Por unė vura re nėn diell edhe kėtė: se nė vend tė sė drejtės ka paudhėsi dhe nė vend tė drejtėsisė ka padrejtėsi. 17 Atėherė thashė nė zemrėn time: “Hyji do t’i gjykojė tė drejtin e keqbėrėsin, sepse ėshtė koha pėr ēdo gjė e pėr ēdo veprimtari”.

18 Pastaj lidhur me bijtė e njeriut thashė vete me vete: Hyji do t’i vėrė nė provė e do tė dėftojė se ata prej vetvetes janė si bagėtia. 19 E vėrtet fati i bijve tė Adamit e tė kafshėve ėshtė po i njėjti: siē vdes njeriu vdesin edhe ato. Kanė po tė njėjtėn frymė jetėsore: njeriu s’ka asgjė mė tepėr se bagėtia, sepse gjithēka ėshtė kotėsi. 20 Gjithēka udhėton drejt tė njėjtit vend:

gjithēka vjen prej dheut

e gjithēka njėsoj kthehet nė dhe.

21 Kush e di se fryma jetėsore e bijve tė Adamit ngjitet lart e fryma jetėsore e bagėtive zbret poshtė nė dhe?

22 Kėndej edhe e mora me mend se s’ka gjė mė tė mirė pėr njeriun se ta gėzojė mundin e vet, sepse kjo ėshtė fati i tij. E njėmend kush mund t’ia dalė ta bėjė tė shohė se ēfarė do tė ndodhė pas tij?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Predikuesi > Gjithēka e ka kohėn e vet