Kapitujt

Predikuesi: 6. “I gjithė mundi i njeriut ėshtė pėr tė ngrėnė

6

1 Por ėshtė edhe njė e keqe tjetėr qė unė e pashė nėn diell, e madje kjo edhe shumė i rėndon njerėzit: 2 ėshtė ai tip njeriu, tė cilit Hyji i dha kamje e pasuri e ndersa qė asgjė nuk i mungon prej tė gjitha qė mund t’i dėshirojė zemra, por Hyji nuk ia jep mundėsinė qė tė hajė prej saj e do t’i pėrlugtojė tė gjitha kėto tė mira njė njeri i huaj: kjo ėshtė njė kotėsi dhe njė mjerim i keq!

3 Pastaj: nėse dikush i ka njėqind fėmijė, nėse edhe jeton shumė vjet e nėse ditėt e jetės sė tij janė tė shumta, por nėse nuk i gėzon tė mirat e veta aq sa s’ka as varr pėr t’u kondisur, pėr tė tillin unė pohoj: dėshtaku ėshtė mė i mirė se ai! 4 Sepse kot lindi e shkoi nė errėsirė dhe edhe errėsira do ta mbulojė emrin e tij. 5 Nuk e pa diellin, s’pa asgjė, e prapė mė i madh ėshtė pushimi i kėtij se i atij! 6 Po edhe sikur ai tė jetonte edhe dy mijė vjet, por nė mos i gėzoftė tė mirat e veta, a thua s’do tė shkojnė tė gjithė nė tė njėjtin vend!

7 “I gjithė mundi i njeriut ėshtė pėr tė ngrėnė

e prapė shpirti i tij nuk ngihet.”

8 Ēka ka mė shumė i urti se i marri? Ēka ka skamnori qė di tė sillet mirė ndaj tė gjallėve? 9 ”Mė mirė ėshtė tė shikohet me sy se sa tė endet me dėshira”. Por edhe kjo ėshtė kotėsi dhe mund i kotė. 10 Gjithēka ėshtė e ka emrin e vet prej kohėsh. Dihet edhe se kush ėshtė njeriu dhe se s’ėshtė i zoti tė paditet me atė qė ėshtė mė i fortė se ai.

11 Ku ka fjalė shumė, shumohet edhe kotėsia. E ē’dobi ka atėherė njeriu? 12 Kush e di ēka ėshtė e mirė pėr njeriun nė jetėn e tij, nė ditėt e pakta tė jetės sė kotė tė tij qė i kalojnė porsi hija? Kush mund t’i tregojė njeriut ēka do tė jetė pas tij nėn diell?

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Predikuesi > “I gjithė mundi i njeriut ėshtė pėr tė n...