Kapitujt

Predikuesi: 8. Kush ėshtė si i urti?

8

1 Kush ėshtė si i urti?

E kush di t’i shqyrtojė gjėrat?

Urtia e njeriut e ndriēon fytyrėn e tij

dhe ia shndėrron vrazhdėsinė e fytyrės sė tij.

2 Zbatoji urdhrat e mbretit e pėr arsye tė pėrbetimit tė Hyjit, 3 mos u ngut tė largohesh prej pranisė sė tij dhe mos qėndro me kokėfortėsi nė tė keqe, sepse ai do tė bėjė gjithēka do.

4 Sepse fjala e tij ėshtė fuqiplote dhe askush s’mund t’i thotė: “Pse po vepron kėshtu?”

5 Kush e zbaton urdhrin, s’do tė provojė asnjė tė keqe, i urti e di kohėn dhe gjyqin. 6 E njėmend ēdo gjė ka kohėn e gjyqin e vet dhe e keqja e njeriut bie rėndė mbi atė qė e bėn, 7 sepse ky nuk di se ēka do tė ndodhė e njėmend si do tė jetė e ardhmja, kush mund t’i dėftojė? 8 Sepse nuk ėshtė nė pushtetin e njeriut fryma jetėsore dhe ai s’ėshtė i zoti ta ndalė tė mos i dalė shpirti, nuk ka pushtet mbi ditėn e vdekjes e s’ėshtė e mundur t’i iket luftimit; paudhėsia nuk e shpėton tė paudhin.

9 Tė gjitha kėto i shqyrtova dhe e vrava mendjen time lidhur me gjithēka bėhet nėn diell ku njeriu zotėron me njeriun nė dėmin e vet. 10 Ndėrkaq pashė tė patenzonė duke i varrosur; njerėzit dilnin nga vendi i shenjtė dhe harroheshin nė qytet se kishin vepruar kėshtu: por edhe kjo ėshtė kotėsi. 11 E, pasi nuk jepet menjėherė vendimi gjykatės kundėr veprave tė kėqia, kėndej edhe zemra e njerėzve mbushet me ligėsi. 12 Edhe mėkatari qė bėn keq edhe njėqind herė jeton gjatė. Porse, prapėseprapė e kam vrojtuar se do tė jenė mirė ata qė e druan Hyjin, qė e kanė frikė fytyrėn e tij, 13 kurse nuk do tė jetė mirė i patenzoni dhe s’do t’i zgjasė, si hijen, ditėt e veta ai qė nuk e ka frikė fytyrėn e Hyjit.

14 Por ėshtė edhe njė kotėsi qė ndodh mbi tokė: ka tė drejtė qė u ndodhin tė kėqija si tė kishin qenė tė paudhė, por ndodh edhe qė ka tė paudhė qė u prihet mbarė sikurse veprat e tyre tė ishin tė mira: edhe kjo ėshtė punė shumė boshe sipas gjykimit tim.

15 Prandaj unė e pėrfill harenė se s’ka pėr njeriun tjetėr tė mirė nėn diell, por tė hajė, tė pijė e tė gėzojė. Kjo gjė le ta pėrcjellė nė mundin e tij gjatė jetės sė tij qė ia dhuroi Hyji nėn diell.

16 Kur u vura me tėrė kujdesin pėr ta njohur urtinė e pėr ta kuptuar mundin qė derdhet mbi tokė ‑ pa u dhėnė gjumė syve as ditė as natė ‑ 17 dhe ja, e vėzhgova tė gjithė veprėn e Hyjit e pashė se s’ka njeri qė mund ta zbulojė psehin e gjėrave qė ndodhin nėn diell. Madje, sa mė fort tė mundohet njeriu duke shqyrtuar, aq mė pak do tė mund tė zbulojė; po edhe nėse thotė ndonjė i ditur se e di, askush s’mund ta zbulojė psehin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Predikuesi > Kush ėshtė si i urti?