Kapitujt

Predikuesi: 9. Fati

9

1 E njėmend, pėrsiata mbi tė gjitha kėto e hetova se si tė drejtėt e tė urtėt dhe veprat e tyre janė nė dorė tė Hyjit.

Njeriu nuk e njeh as dashurinė as urrejtjen: para tij gjithēka ėshtė kotėsi.

2 Tė gjithė kanė po tė njėjtin fat:

i drejti e keqbėrėsi,

i miri e i ligu,

i pastėrti e i papastėrti,

ai qė flijon e ai qė nuk flijon.

Si i miri ashtu edhe mėkatari,

si ai qė pėrbetohet ashtu edhe ai qė trembet tė pėrbetohet.

3 Kjo ėshtė e keqja mė e madhe ndėr tė kėqijat qė ndodhin nėn diell: pėr gjithkėnd ėshtė po i njėjti fat. Kėndej edhe zemrat e bijve tė Adamit janė plot me keqbėrėsi dhe me marrėzirė nė jetėn e tyre e pastaj... fundi i fundit ndėr tė vdekur. 4 Por pėr atė qė ėshtė nė shoqėri me tė gjallėt, ka shpresė:

Mė i mirė ėshtė qeni i gjallė se luani i cofur. 5 Sepse tė gjallėt e dinė se do tė vdesin, kurse tė vdekurit s’dinė mė asgjė dhe s’do tė kenė mė asfarė shpėrblimi, pasi kujtimin e tyre e mbulon harresa. 6 Po ashtu edhe dashuria e tyre, urrejtja dhe smira tė gjitha sė bashku morėn fund e mė nuk bėjnė pjesė nė kėtė shekull as nė veprimtarinė qė bėhet nėn diell.

7 Shko, pra, e haje me hare bukėn tėnde,

pije me gėzim verėn tėnde,

sepse Hyji tashmė i ka pėlqyer veprat e tua.

8 Nė ēdo kohė petkat e tua le tė jenė tė bardha

dhe kokės sate mos ia mungo vajėrat erėmirė.

9 Gėzohu nė jetė me gruan qė e do nė tė gjitha ditėt e jetės sate tė paqėndrueshme qė tė janė dhuruar nėn diell gjatė tėrė kohės sė jetės sate tė zbrazėt: sepse ky ėshtė fati qė tė takon nė jetėn tėnde e nė mundin qė bėn nėn diell.

10 Gjithēka tė jesh nė gjendje tė bėsh, bėje sa mė parė, sepse atje nė Dhe tė zi, ku do tė shkosh, s’ka as veprimtari as arsye as urti as dije.

11 Vėzhgova e pashė nėn diell edhe kėtė:

s’e fitojnė vrapimin tė shpejtėt,

as tė fortėt luftėn,

as tė urtėt bukėn,

as tė diturit pasurinė,

as tė maturit pėrkrahjen,

por gjithēka sjell koha e rasti.

12 E njėmend, njeriu nuk e di mbarimin e vet, por si peshqit qė bien nė rrjetėn ugurzezė dhe porsi shpendėt qė zihen nė lak, kėshtu edhe njerėzit bėhen pre e fatkeqėsisė qė u vjen papritmas.

Urtia e marria

13 E kam parė nėn diell edhe kėtė gjė nė lidhje me urtinė dhe e mbaj pėr tė rėndėsishme tė pėrsiatet:

14 ishte njė qytet i vogėl e pak njerėz kishte nė tė: e sulmoi njė mbret i fortė, e rrethoi dhe ndėrtoi rreth tij kulla luftimi tė forta. 15 Por u gjet nė qytet njė njeri i varfėr, por i urtė dhe, nė saje tė urtisė sė vet, e shpėtoi qytetin: mė vonė askujt s’i ra ndėr mend pėr atė njeri skamnor! 16 E unė them:

Mė e mirė ėshtė urtia se fuqia,

por urtia e skamnorit pėrbuzet,

fjalėt e tija nuk dėgjohen.

17 Fjalėt e buta tė tė urtėve dėgjohen

shumė mė tepėr se britma e prijėsit ndėr tė marrė.

18 Mė e mirė ėshtė urtia se armėt e luftės;

por njė mėkatar i vetėm humb tė mira tė mėdha.

Kapitujt

Kapitujt