Kapitujt

Zanafilla: 48. Jakobi i birėson dhe i bekon dy bijtė e Jozefit

48

1 Pas kėtyre ngjarjeve, Jozefin e njoftuan se i ishte sėmurė i ati. Jozefi i mori me vete dy bijtė e vet Manaseun dhe Efraimin. 2 I treguan plakut: “Ja, po vjen te ti djali yt, Jozefi!” Ky i dha vetes dhe ndenji ulur nė shtrat 3 e, kur Jozefi hyri tek ai, i tha: “Hyji i gjithėpushtetshėm m’u dėftua nė Luzė, qė ėshtė nė dheun e Kanaanit. Ai mė dha bekimin 4 dhe mė tha: “Unė do tė tė shtoj, do tė tė shumoj dhe do tė tė bėj njė shumicė popujsh. Unė do ta jap kėtė tokė ty dhe farės sate pas teje pėr pronė tė pėrhershme! 5 Dy bijtė e tu, qė tė lindėn kėtu nė Egjipt, para se tė vija unė kėtu te ti, do tė jenė tė mitė: Efraimi dhe Manaseu dhe do tė njehen tė mitė porsi Rubeni e Simoni. 6 Kurse tė tjerėt, qė do tė lindin pas tyre, do tė jenė tė tutė dhe do tė quhen nė emėr tė vėllezėrve tė tyre pėr nga trashėgimi”. 7 Mua, ndėrsa po kthehesha nga Padanarami, mė vdiq Rakela, nėna jote nė udhėtim, pak para se tė arrija nė Efratė. Aty, afėr rrugės pėr nė Efratė, e varrosa. Ky vend ndryshe quhet Betlehem”.

8 Kur i pa bijtė e tij, i tha: “Kush janė kėta?” 9 Jozefi iu pėrgjigj: “Janė djemtė e mi qė m’i fali Hyji nė kėtė vend”. “M’i afro ‑ tha ‑ t’u jap bekimin”! 10 Sytė e kishin lėnė Jakobin prej pleqėrisė sė thellė dhe nuk mund shihte qartė. Si i afroi pranė, i puthi, i pėrqafoi 11 dhe i tha djalit tė vet: “S’kam menduar se do tė shoh ty e ja, Hyji bėri qė t’i shoh edhe fėmijėt e tu”! 12 Kur i mori Jozefi prej prehrit tė tė atit u pėrkul thellė nė nderim. 13 Efraimin e vuri nė anė tė djathtė tė vetes d. m. th. nė tė majtė tė Izraelit, ndėrsa Manaseun nė tė majtė tė vetes, d. m. th. nė tė djathtė tė tė atit, dhe tė dy i afroi tek ai. 14 Jakobi e shtriu dorėn e djathtė dhe e vuri mbi krye tė Efraimit, vėllait tė vogėl, kurse tė majtėn mbi kokė tė Manaseut, qė ishte i madhi, duke i kryqėzuar kėshtu duart. 15 Jakobi i dha bekimin Jozefit e tha:

“Hyji, nė praninė e tė cilit ecėn

etėrit e mi, Abrahami e Izaku,

Hyji qė mė ruajti qė prej rinisė sime

deri nė ditėn e sotme,

16 Engjėlli qė mė shpėtoi nga ēdo e keqe,

i bekoftė kėta djelmosha!

Nė ta u pėrmendtė emri im

edhe emrat e etėrve tė mi, Abrahamit e Izakut!

U shtofshin dhe u shumofshin pėrmbi tokė”!

17 Kur vuri re Jozefi se i ati e vuri dorėn e vet tė djathtėn mbi kokėn e Efraimit, nuk i pėlqeu dhe ia kapi dorėn tė atit, u mundua t’ia heqė prej kresė sė Efraimit e t’ia kalojė mbi kokėn e Manaseut. 18 Ai edhe i tha t’et: “Nuk bėn ashtu, babė! Sepse ky ėshtė i parėlinduri, vėre dorėn e djathtė mbi kokė tė tij”! 19 Por, Jakobi, duke mos dashur, tha: “E di, biri im, e di! Edhe ky do tė bėhet njė popull, do tė bėhet i madh, porse vėllai i tij mė i vogėl, do tė jetė mė i madh se ai dhe fara e tij do tė bėhet njė shumicė popujsh”! 20 Dhe atė ditė u dha bekimin me kėto fjalė:

“Me ty do tė bekojė Izraeli e do tė thotė:

‘Tė bėftė Perėndia porsi Efraimin e porsi Manaseun’!”.

Kėshtu e vuri Efraimin para Manaseut.

21 Atėherė i tha Jozefit, djalit tė vet: “Ja, unė po vdes. Por, Hyji do tė jetė me ju dhe do t’ju kthejė nė tokėn e tė parėve tuaj. 22 Ty po ta jap njė pjesė mė tepėr se vėllezėrve tė tu, atė qė e mora prej dorės sė Amorreut me shpatė e me harkun tim”.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Jakobi i birėson dhe i bekon dy bijtė e ...