Kapitujt

Kantiku i Kantikėve: 5. Poema e katėrt

5

1 tė mė vijė i dashuri nė kopsht tė vet

e t’i hajė frutat mė tė mirat!

I fejuari

Ja, pra, hyra nė kopshtin tim,

motra ime, o nusja ime,

mblodha mirrėn me erėra tė mia,

hėngra fashollin me mjaltė,

piva verėn me qumėshtin tim!

Merrni, o miq, hani e pini,

dehuni, o shumė tė dashur!

POEMA E KATĖRT

E fejuara

2 Unė fle, por zemra mė rri zgjuar.

Prit! I dashuri im troket!

“Ma hap derėn, motra ime!

Pėllumbesha ime, mikesha ime,

e papėrlyera ime!

Sepse plot vesė e kam kokėn,

kaēurrelat me pika nate!”

3 ‑ “Po unė jam zhveshur!

Si tė veshem vetė pėrsėri?

I lava kėmbėt!

Si pėrsėri ato t’i zhys”?

4 I dashuri im pėr vrime futi dorėn

e njė rėnqethje ma pėrshkoi mbarė trupin.

5 U ngrita tė dashurit derėn t’ia ēel,

duart e mia riguan mirrė,

me mirrė tė zgjedhur m’u mbushėn gishtat

mbi dorezė tė kajnacės sė derės.

6 Tė dashurit ia hapa derėn,

porse ai ishte larguar,

kishte ikur...

Mė ra tė pakėt qė kishte shkuar.

E kėrkova, por s’e gjeta,

e thirra, por s’m’u pėrgjigj.

7 Rojėtarėt qė ruajnė qytetin mė gjetėn,

mė rrahėn e mė plagosėn...

mė zhveshi petkun roja e mureve.

8 O ju bija tė Rruzalemit, pash Zotin,

nėse ma gjeni tė fejuarin tim,

ēka pėr mua ju do t’i thoni?

Se jam sėmurė nga dashuria.

Kori

9 Ēka ėshtė mė i mirė se tjerėt i dashuri yt,

o mė e bukura ndėr gra?

Ēka ėshtė mė i mirė se tjerėt i dashuri yt,

qė ti kėshtu po na pėrben?

E fejuara

10 I dashuri im i bardhė e i kuq,

ndahet nė shenjė ndėr njė mijė vetė!

11 Koka e tij ėshtė ar i pastėr,

kaēurrelat pinjollė palme,

zi e zi si penda e korbit!

12 Sytė e tij si pėllumbeshat

bregut tė ujėrave tė pėrroit

tė lara me qumėsht

kur pushojnė brigjeve tė lumit!

13 Mollėzat i ka porsi zagna

tė mbjella me bimė tė erėndshme

‑ vllaja barnash qė erėzojnė;

buzėt e tija janė porsi zambaku,

rigojnė mirrėn e dorės sė parė!

14 Duart e tija mbidorėsa tė arta,

plot xhevahirė;

barku i tij krejt i fildishtė,

i stolisur me safirė!

15 Kėmbėt e tija shtyllė mermeri,

tė ngulura nė themele tė arta!

Vigan nė tė pamė porsi Libani,

ardhur shtatit porsi cedri!

16 Fjala e tij veē ėmbėlsirė:

veē i tillė mund tė dėshirohet!

I tillė ėshtė i dashuri im,

tė tillė mikun unė e kam,

o bija tė Jerusalemit!

Kapitujt

Kapitujt