Kapitujt

Isaia: 14. Kthimi nga shpėrngulja

14

1 Pėr Jakobin Zoti dhimbje do tė ketė,

do ta zgjedhė pėrsėri Izraelin,

prapė nė tokė tė vet do t’i vendosė.

Edhe tė huajt me ta do tė bashkohen,

do t’i mbėshteten shtėpisė sė Jakobit.

2 Popujt e tjerė kėta do t’i marrin

e do t’i ēojnė nė atdheun e tyre.

Ata shtėpia e Izraelit

nė tokė tė Zotit do t’i bėjė

shėrbėtorė e shėrbėtore tė veta.

Ata qė i patėn robėruar,

do tė bėhen robėrit e tyre,

nėn sundim tė vet do t’i vėnė

ata qė i patėn pushtuar.

Vdekja e mbretit tė Babilonisė

3 Ditėn kur Zoti tė ketė ēliruar nga vuajtja jote, e vėshtira, nga skllavėria e rėndė, nė tė cilėn t’u desh tė shėrbesh mė parė, 4 kėndoje kėtė kėngė pėrqeshėse kundėr mbretit tė Babilonit. Thuaj:

“Po si kėshtu mbaroi tirani?

E si fund kėshtu mori shtypja?!”

5 Zoti ua theu shkopin tiranėve,

pushtuesve ua copėtoi lozėn,

6 qė furishėm i godiste popujt,

qė i plagoste pa pushim,

qė i pushtonte me tėrbim kombet,

i pėrndiqte pa kurrfarė mėshire!

7 Pushoi i qetė dikur mbarė dheu!

Shpėrthen i gėzueshėm nė brohoritje!

8 Mbi ty gėzohen deri bredhat

edhe cedrat e Libanit:

“Qė kur vdiqe mė kush s’erdhi

pėr tė na shkurtuar!”

9 Deri Nėntoka u shqetėsua

pėr lajmin e arritjes sate.

Nė takim me ty ajo i zgjon hijet,

tė gjithė zotėruesit e dikurshėm tė dheut,

i bėn tė ēohen nga fronet e veta

tė gjithė mbretėrit e kombėsive.

10 Tė gjithė tė pėrgjigjin edhe tė thonė:

“Sharrove edhe ti si ne,

i ngjashėm me ne u bėre!”

11 Madhėrisė sate iu desh tė zbresė nė Nėndhe,

tingėllima e harpave tė tua,

pėr shtrojė ti do tė kesh kalbėsirėn,

mbloja jote do tė jenė krimbat!

12 Po si munde tė biesh nga qielli,

o Dritėsjellės, biri i Agimit?

U shtrove pėr dhe, ti qė shtroje

pėr dhe popujt anembanė!

13 Ti qė tė thoshte mendja jote:

“Nė qiell do tė ngrihem,

lart mbi yje tė Perėndisė

do tė ngre stolin,

do tė rri nė malin e tubimit,

nė skaj tė veriut.

14 Do tė ngjitem pėrsipėr resh,

do tė jem porsi i Larti Zot!”

15 Dhe ja zbrite nė Nėntokė,

u plandose nė fund tė Humnerės!

16 Kush tė sheh, sytė t’i ngul

e tė vėren me plot kujdes:

“Vallė, a ėshtė thua ky ai burrė,

qė tė trandej tokėn bėnte,

qė i tundi mbretėritė,

17 qė shkretėtirė e bėri botėn,

qė qytetet i rrafshoi,

qė tė lidhurve s’u hapi burgun?

18 Mbretėrit e tė gjitha kombeve,

tė gjithė me nder pushojnė nė varr tė vet,

19 kurse ti u flake nga varri

si dėshtaku i urryshėm,

i mbėshtjellė me tė vrarė nga shpata,

tė hedhur mbi pllakat e varrit

si cofėtina e shkelmuar!

20 S’do tė varrosesh si tė tjerėt nė varr,

sepse vendin tėnd shkretove,

popullin tėnd ti vetė e vrave:

dhe askurrė mė s’do tė pėrmendet

fara e njerėzve qė bėjnė tė keqen.

21 Bėni gati masakrėn e fėmijėve

pėr tė padrejtat e prindėrve tė tyre,

qė tė mos ngrihen mė tė pushtojnė tokėn

e ta mbulojnė faqen e dheut.”

22 “Unė do tė ngrihem kundėr tyre

‑ flet Zoti i gjithėpushtetshėm ‑

Babilonisė do t’ia shlyej emrin,

s’do t’i lė as shenjė as dukė,

farė as fis ‑ ėshtė fjala e Zotit;

23 pronė iriqėsh do ta bėj,

nė kėnetė uji tė amullt do ta shndėrroj,

do ta fshij me fshesė shkatėrruese, ”

‑ flet Zoti i gjithėpushtetshėm.

Kundėr Asirit

24 Bėri benė Zoti i Ushtrive:

“Pėr tė vėrtetė,

siē mendova ashtu do tė ndodhė,

siē pleqėrova ashtu do tė ndodhė:

25 Nė tokėn time do ta shfaros Asirin,

do ta vė nėn kėmbė nė bjeshkėt e mia.

Zgjedha e tij prej tyre do tė hiqet,

barra e tij do tė bjerė prej krahut tė tyre.”

26 Ky ėshtė vendimi qė u mor kundėr mbarė tokės,

kjo ėshtė dora e shtrirė kundėr tė gjitha kombeve.

27 Sepse kėshtu Zoti i Ushtrive vendosi;

kush mund ta bėjė tė kotė?

Dora e tij ėshtė e shtrirė:

kush mund ta largojė?

Kundėr filistinėve

28 Atė vit kur vdiq mbreti Akaz u bė kjo profeci:

29 “Mos u gėzo ti, o Filisteja mbarė,

pse u thye shkopi qė tė rrihte,

sepse nga rrėnja e shlligės kapastreci do tė dalė

e pjella e tij do tė jetė dragoi fluturues!

30 Do tė kullotin tė parėlindurit e skamnorėve,

tė vobektit do tė pushojnė nė qetėsi,

do tė bėj tė vdesė urie skota jote

e ēka tė mbetet prej teje do ta vras.

31 Vajto, o derė! Lėsho gjėmė, o qytet!

Dridhu, Filisteja mbarė!

Sepse nga veriu po vjen tymi

dhe askush nuk ikėn nga ēetat e luftėtarėve tė tij!”

32 E ēka do t’u pėrgjigjet kasnecėve tė popujve?

“Zoti e ka themeluar Sionin,

nė tė do tė strehohen skamnorėt e popullit tė tij.”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kthimi nga shpėrngulja