Kapitujt

Isaia: 41. Zoti thėrret Cirin

41

1 Le tė heshtin para meje ishujt,

edhe popujt le tė pėrtėrijnė fuqinė;

le tė afrohen e le tė flasin,

tė shpejtojmė sė bashku nė gjyq tė pėrballohemi!

2 Kush e ngriti prej Lindjes atė,

hapin e tė cilit po e ndjek drejtėsia?

Para tij po i shtron popujt,

para tij po i ul mbretėrit,

shpata e tij pluhur i bėn,

shigjetat e tij porsi byku kur e rrėmben era!

3 I ndjek ferrė pa i hyrė nė kėmbė,

thua se kėmbėve u ka vėnė fletė!

4 Kush e bėri dhe e sendėrtoi kėtė?

‑ Ai qė i thėrret nė jetė breznitė qė nė fillim:

Unė jam Zoti, i pari,

po edhe me tė sprasmit jam!

5 Shohin ishujt edhe dridhen,

skajet e tokės i kap tmerri,

po afrohen, ia arritėn!

6 Secili e ndihmon tė afėrmin,

vėllait tė vet i thotė: “Me guxim!”

7 Shkrirėsi i jep zemėr argjendarit,

lėmuesi me maj atij qė rreh nė kullė,

i thotė pėr zierjen: “Mirė ėshtė!”

dhe e forcon me gozhda

qė tė mos lėvizė.

Hyji ėshtė me Izraelin

8 E ti, o Izrael, shėrbėtori im,

ti, o Jakob, qė vetė tė zgjodha,

fara e Abrahamit, mikut tim,

9 ti qė tė mora nga skaji i botės,

qė tė thirra prej viseve tė largėta

e tė thashė: “Ti je shėrbėtori im;

unė tė zgjodha e nuk tė pėrbuza”.

10 Mos druaj se me ty jam,

mos u shmang se unė jam Hyji yt:

do tė tė bėj tė fortė, unė do tė tė ndihmoj,

do tė tė pėrkrah me tė djathtėn e drejtėsisė sime.

11 Ja, do tė turpėrohen e do tė skuqen

tė gjithė ata qė hidhėrohen nė ty;

do tė jenė si tė mos ishin

e do tė sharrojnė ata qė tė kundėrshtojnė ty.

12 Do t’i kėrkosh e s’do t’i gjesh

ata qė grinden me ty;

do tė jenė si tė mos ishin, njė asgjė,

ata qė luftojnė kundėr teje.

13 Sepse jam unė Zoti, Hyji yt,

qė tė marr pėr dore

e tė them: “Mos druaj,

unė do tė tė ndihmoj!

14 Mos u tremb, Jakob he krimb,

o burra tė Izraelit!

Unė do tė tė ndihmoj” ‑ thotė Zoti,

Shpėtimtari yt, Shenjti i Izraelit.

15 Ja, po tė bėj trinė tė re trinojėse,

qė ka grremēa tė dhėmbėzuar;

malet do t’i trinosh, do t’i gėrryesh,

pluhur kodrat do t’i bėsh.

16 Do t’i terplotosh, era do t’i tretė,

vorbulla do t’i shpėrndajė

e ti do tė gėzohesh nė Zotin,

do tė galdosh nė Shenjtin e Izraelit.

Mrekullitė e reja tė Daljes sė re

17 Skamnorėt e tė varfėrit ujė kėrkojnė,

por ujė s’ka,

gjuha e tyre nga etja u tha,

Unė, Zoti, do t’i vėshtroj,

unė, Hyji i Izraelit, s’do t’i braktis.

18 Lumenj do tė shpėrthej nė kodra tė shogėta,

nė lugina do tė pėlcasė ujėt e gjallė;

Shkretėtirėn kėnetė do ta bėj,

tokėn e thatė burime ujėrash!

19 Nė shkretėtirė do ta mbjell cedrin,

akacjen, mirtėn e ullirin;

nė shkretėtirė bredhin do ta mbjell,

bashkė me vidh e qiparis,

20 qė tė shohin e ta kuptojnė,

ta mendojnė e vesh ta marrin njėherėsh,

se dora e Zotit kėtė e bėri,

e krijoi Shenjti i Izraelit.

Zoti ėshtė Hyji i vetėm

21 Paraqiteni ēėshtjen tuaj, thotė Zoti,

sillni, nėse keni prova tė forta, thotė Mbreti i Jakobit.

22 Tė afrohen e tė na tregojnė ē’do tė ndodhė,

na i tregoni gjėrat qė kaluan,

kėshtu qė ne tė mund t’i kujtojmė,

ose shpallni ēfarė do tė ngjasė,

qė ta dimė se ēka do tė ndodhė!

23 Parakallėzoni ēka nė tė ardhmen do tė ndodhė,

qė ta pranojmė se jeni zota!

Bėni diēka qoftė mirė qoftė zi,

qė ta shohim e tė mahnitemi!

24 A po shihni se jeni askushi,

vepra juaj s’vlen asgjė,

i pėrbuzshėm ėshtė kush ju zgjedh.

Zoti e ka parakallėzuar fitoren e Kirit

25 Unė e ngrita nga veriu

e erdhi nga Lindja e diellit;

pėr emėr vetė atė e thirra,

porsi baltėn do t’i shkelmojė tė mėdhenjtė,

si vorbėtari qė e shkel baltėn.

26 Kush e parakallėzoi qė moti qė ta dinim,

qė nė kohė tė vjetra qė tė mund tė themi: ‘Ėshtė e vėrtetė!’

Jo, s’ka lajmėrues, s’ka parakallėzues,

askush s’i dėgjoi fjalėt tuaja.

27 Unė i pari i thashė Sionit: “Ja, tek janė!”,

Jerusalemit ia dėrgoj sihariqtarin!

28 Shikova, por s’ishte askush,

asnjė qė kėshillė tė jepte,

askush s’ishte qė tė pyetej

e tė mund tė pėrgjigjej!

29 Ja, tė gjithė kėta janė njė asgjė,

tė pa farė vlere veprat e tyre:

erė e kotėsi idhujt e tyre!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Zoti thėrret Cirin