Kapitujt

Isaia: 42. Kėnga e parė mbi Shėrbėtorin e Zotit

42

1 Ja, Shėrbėtori im qė unė e pėrkrah,

i Zgjedhuri im, nė tė cilin kėnaqet shpirti im,

mbi tė e kam ndikuar Shpirtin tim:

ai do t’ua japė tė drejtėn popujve.

2 Ai s’do tė bėrtasė, s’do ta ngrejė zėrin,

zėri s’do t’i dėgjohet nė sheshe.

3 Ai s’do ta thyejė as kallamin e copėtuar,

s’do ta ndalė as fitilin tymues

dhe pa u trembur ai do ta shpallė tė drejtėn.

4 S’do tė lodhet as nuk do tė pushojė

derisa ta ketė vendosur tė drejtėn nė tokė.

Ishujt e presin me afsh mėsimin e tij.

 

Pjesa e dytė

5 Kėshtu thotė Zoti Hyj

qė krijon qiejt dhe ata i shtrin,

qė e bėn tė fortė tokėn e ēka prej saj mbin,

qė u jep frymėn popujve qė e banojnė,

edhe shpirtin atyre qė mbi tė shkelin:

6 Unė, Zoti, tė thirra nė drejtėsi

e pėr dore tė kam marrė;

tė kam trajtuar e caktuar besėlidhje tė popullit

edhe dritė pėr tė gjithė popujt:

7 qė t’ua hapėsh sytė tė verbėrve,

qė t’i nxjerrėsh tė burgosurit nga burgu,

prej shtėpisė sė burgut ata qė rrinė nė terr.

8 Unė Zoti: ky ėshtė emri im;

lavdinė time tjetėrkujt s’ia jap,

as nderin tim idhujve tė gdhendur.

9 Ngjarjet qė mė parė i parakallėzova,

ja, tė gjitha ndodhėn,

po edhe ēka do tė ndodhė

para se tė ndodhė, do t’ju parakallėzoj.

Kėnga ngadhėnjimtare

10 Kėndojini Zotit njė kėngė tė re,

lavdinė e tij prej skajeve tė tokės,

le ta lavdėrojė deti me gjithēka

qė mban brenda,

ishujt me banorėt e tyre!

11 Le ta lartėsojė zėrin shkretėtira

dhe qytetet e saj,

le tė galdojnė fshatrat ku banojnė cedarėt,

le tė brohorisin banorėt e Qetės,

le tė klithin nga kreshtat e bjeshkėve!

12 Le t’i japin nder Zotit,

lavdinė e tij ta shpallin nėpėr ishuj!

13 Marshon Zoti porsi trim mbi trima,

si luftėtar trim flakė e ndez zemėrimin,

me britma lufte ushton zėri i tij,

ngadhėnjyes del mbi armiqtė e vet.

14 “Pėr njė kohė tė gjatė unė heshta, shujta,

qeshė i durueshėm,

tashti do tė bėrtas si lindėsja,

do tė gjėmoj, njėherėsh do tė turfėlloj!

15 Shkretėtirė do tė bėj male e kodra,

do tė pėrvėloj ēdo blerim tė tyre,

ishuj lumenjtė do t’i bėj,

kurse kėnetat do t’i pėrthaj!

16 Do t’i bėj tė verbėrit tė ecin udhės qė s’e njohin,

shtigjeve qė s’i njohin t’i bėj tė kalojnė,

errėsirėn para tyre nė dritė unė do ta kthej,

udhėt e shtrembėra do t’i bėj tė drejta.

Fjalėn qė ua dhashė pėr ta do ta zbatoj,

e ata dore s’do t’i lėshoj!

17 Do tė zmbrapsen me turp e turp

ata qė shpresojnė nė idhull,

ata qė trupores i thonė:

‘Ju jeni zotat tanė, ’“

Verbėria e popullit

18 Dėgjoni, ore shurdhana,

o tė verbėr, hapni sytė e shihni!

19 Kush ėshtė i verbėr porsi shėrbėtori im,

i shurdhėr porsi kasneci

qė e dėrgoj?

Kush ėshtė i verbėr si kasneci im?

Kush ėshtė i verbėr si shėrbėtori i Zotit?

20 Pe shumė gjėra, por s’ua vure mendjen,

veshėt i hape, por nuk deshe tė ndiesh!

21 I pėlqeu Zotit pėr shkak tė drejtėsisė sė vet

ta lartėsojė e ta madhėrojė Ligjin.

22 E pra ky ėshtė njė popull i plaēkitur e i rrėmbyer,

tė gjithė nė pranga tė hedhur nė gropa,

tė ndryer tė gjithė nė shtėpi burgjesh.

U bėnė pre e askush s’i shpėton,

i plaēkitėn e askush s’thotė: “Ktheji!”

23 Por kush prej jush ia vė veshin kėsaj?

Kush kujdeset e dėgjon pėr tė ardhmen?

24 Kush e lėshoi Jakobin pre tė bėhet,

e Izraelin kush ia dorėzoi cubave?

Vallė a jo Zoti, kundėr tė cilit mėkatuam?

Udhės sė tė cilit s’deshėn tė ecin

dhe s’ia zbatuan Ligjin e tij.

25 Mbi ta e zbrazi zemėrimin e hidhėrimit tė vet

edhe tmerrin e luftės sė fortė.

Gjithkah pėrreth e rrethoi zjarri

por as kėtė ai s’e kuptoi;

e pėrpiu flaka, porse vesh s’e mori!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Kėnga e parė mbi Shėrbėtorin e Zotit