Kapitujt

Isaia: 48. Zoti Zotėruesi i vetėm i tė ardhmes

48

1 Dėgjojeni kėtė, shtėpia e Jakobit,

ju qė thirreni nė emėr tė Izraelit,

ju qė dolėt nga burimi i Judės.

Ju qė pėrbeheni nė emėr tė Zotit,

qė e thirrni Hyjin e Izraelit,

por pa ēiltėri e drejtėsi:

2‑sepse quhen: ‘Ata tė Qytetit tė Shenjtė’

dhe mbėshteten mbi Hyjin e Izraelit,

qė e ka emrin Zoti i Ushtrive ‑

3 Ngjarjet e kaluara i lajmėrova qėmoti,

ato dolėn nga goja ime

dhe bėra qė tė dėgjohen.

Papritmas veprova e ngjanė.

4 E dija se ti je kokėfortė

se zverku yt ėshtė thupėr hekuri

e se ballin e ke tė bronztė.

5 Qė atėherė unė t’i parakallėzova,

t’i lajmėrova para se tė ndodhnin,

qė tė mos thuash:’Idhulli im e bėri kėtė gjė,

truporja e gdhendur e shtatorja e shkrirė

e dhanė kėtė urdhėr.’

6 I dėgjove parakallėzimet,

shihi pra se u plotėsuan!

Pse, vallė, nuk e pranon?

E tashti do tė bėj tė dėgjosh tė reja,

lėnė tė fshehta, qė nuk i njihje.

7 Kėto tashti u krijuan e jo qėmoti,

para ditės sė sotme, s’ke dėgjuar pėr to

qė tė mos thuash: ‘Ja, e dija!’

8 Jo, as s’dėgjove, as nuk dite,

as veshi yt s’qe i hapur qė atėherė,

sepse e di se vėrtet je i prishur

dhe se quhesh:’Kryengritės nga barku i nėnės’.

9 Pėr nder tė emrit tim e pėrmbajta

zemėrimin,

pėr lavdi time e frenova vetveten

qė tė mos tė qes fare.

10 Ja, tė shkriva e tė kullova porsi argjendin,

tė provova nė furrėn e skamit.

11 Pėr nderin tim, pėr nderin tim e bėj kėtė

qė tė mos shahem;

lavdinė time njė tjetri s’ia jap!

Ciri ėshtė i dashuri i Zotit

12 Mė dėgjo, Jakob,

Izrael, qė tė kam thirrur:

unė, unė jam i pari

edhe unė jam i fundit!

13 Dora ime e themeloi tokėn,

e djathta ime i shtrin qiejt;

unė vetėm i thėrras,

e njėherėsh mė vijnė pėrpara!

14 Bashkohuni tė gjithė edhe dėgjoni:

cili prej tyre i ka paralajmėruar kėto?

Zoti e deshi atė:

do tė bėj vullnetin e Zotit kundėr Babilonit

do tė jetė krahu i tij kundėr kaldenjve.

15 Unė, unė fola dhe e thirra,

e bėra tė vijė, mbarė do tė shkojė ndėrmarrja e tij.

16 Afrohuni tek unė e dėgjoni:

Unė askurrė, qė nė fillim, nuk fola fshehtazi,

qė moti, para se tė ndodhė, isha aty:

e tani Zoti Hyj mė dėrgoi me Shpirtin e vet!

Synimet e Zotit me Izraelin

17 Kėshtu thotė Zoti, Shpėrblyesi yt,

Shenjti i Izraelit:

Unė jam Zoti, Hyji yt,

qė tė mėsoj pėr tė mirėn tėnde,

tė drejtoj tė shkosh udhės qė ecėn.

18 Oh, sikur tė kishe pasur kujdes pėr

urdhėrimet e mia!

Do tė kishte qenė si lumi mirėqenia jote,

kurse drejtėsia jote, porsi valėt e detit!

19 Fara jote do tė kishte qenė si rėra,

bami i barkut tėnd si kokrrat e saj;

emri i tij nuk do tė ishte shuar,

s’do tė ishte shlyer kurrė pėrpara meje!

Kėnga e daljes nga Babiloni

20 Dilni nga Babiloni, ikni nga kaldenjtė!

Lajmėroni me zė gėzimi,

bėni ta dėgjojnė kėtė,

tė merret vesh deri nė skaj tė dheut!

Thoni:’E shpėrbleu Zoti shėrbėtorin e vet, Jakobin!’

21 S’pėsuan etje kur nėpėr shkretėtirė u

printe:

bėri prej shkėmbi t’u rridhte ujėt,

e plasi shkėmbin e rrodhi ujėt!

22 S’ka paqe pėr tė patenzonė ‑ thotė Zoti!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Zoti Zotėruesi i vetėm i tė ardhmes