Kapitujt

Isaia: 57. Vajtim kundėr idhujtarisė

57

1 I drejti sharron

e askush s’shqetėsohet;

njerėzit e mirė zhduken

e askush s’kujtohet

se i drejti zhduket

pėr shkak tė sė keqes.

2 Ai hyn nė paqe;

pushon nė shtrojėn e vet

ai qė ecėn udhės sė drejtė.

3 Afrohuni kėtu, o bij tė shortares,

bijtė e pushtit e tė lavirės!

4 Kė mendoni tė vini nė shpoti?

Kujt ia ngėrdheshni buzėt e i qitni gjuhėn?

Pse a s’jeni bami i mbrapshtė,

pjellė rrenacake?

5 Ju qė ndizeni flakė ndėr hala,

nėn ēdo lėndė tė gjelbėruar

e i flijoni fėmijėt nė lugina,

nė zgavrra qetash!

Vajtim kundėr idhujtarisė

6 Pjesa jote ėshtė nė krahinat e luginės,

ato janė shorti yt,

atyre ti u bėre flinė e njomjes,

therore u kushtove!

Vallė, a me to unė do tė ngushėllohem?

7 Mbi mal tė lartė, shumė tė lartė,

e vendose shtratin tėnd

dhe atje u ngjite fli tė kushtosh.

8 Pas dere e pragu e vure

shenjėn pėrkujtuese tėnden,

sepse larg meje e zbulove,

re nė shtrat dhe e hape shtratin tėnd;

me to lidhe besėlidhje,

t’u pėlqye shtrati i tyre,

me to bėre lavirėsi.

9 Hyre te mbreti me erėra tė mira,

s’i kurseve erėrat e mira;

larg i nise kasnecėt e tu

e u pėrule deri nė ferr.

10 Nė njė rrugė tė tillė ti u lodhe e u kėpute,

por nuk the: “Punė e kotė!”

I gjen fuqi ti dorės sate

e prandaj nuk u ligėshtove.

11 Pėr kė shqetėsohesh e trembesh,

qė tė rresh e mua tė mė harrosh

dhe as ndėr mend tė mos tė tė bjerė pėr mua?

Vallė, pse heshta pėr kohė tė gjatė,

ti nuk mė trembesh?

12 Por unė do ta shpall “drejtėsinė” tėnde

e veprat e tua qė gjė s’do tė tė ndihmojnė.

13 Kur tė kushtrimosh, le tė shpėtojnė idhujt e tu.

Por ata era do t’i marrė,

do t’i tresė njė puhi e lehtė.

E ai qė shpresėn e ka nė mua

do ta trashėgojė Tokėn,

pronė do ta ketė Malin tim tė shenjtė.

Kėnga e ngushėllimit

14 Do tė thuhet:

“Shtroni, shtroni, gati bėjeni udhėn,

largoni pengesat nga udha e popullit tim!”

15 Sepse kėshtu thotė i Larti, i Tejetlarti,

qė fronin e ka tė amshueshėm,

e emrin e ka tė shenjtė:

“Banoj nė vend tė lartė e tė shenjtė,

por jam edhe me tė ndrydhurin

dhe me atė qė ėshtė i pėrvujtėruar nė shpirt,

pėr t’i dhėnė jetė shpirtit tė tė pėrvuajturve,

pėr t’i dhėnė jetė zemrės sė tė ndrydhurve.

16 Sepse nuk dua vazhdimisht tė grindem

as s’dua pėrgjithmonė tė hidhėrohem,

sepse para meje do tė mbaronte fryma,

do tė zhdukeshin qeniet e gjalla qė i bėra.

17 Pėr shkak tė horrjatisė sė tij u zemėrova,

e godita dhe e fsheha fytyrėn time

dhe kundėr tij u hidhėrova,

e ai u end udhės sė zemrės sė vet.

18 I pashė udhėt e tij,

por do ta shėroj e do ta kthej,

do ta ngushėlloj atė dhe ata qė qajnė bashkė me tė.

19 Do tė vė fjalėt e lavdit nė buzėt e tij.

Paqe, paqe pėr atė qė ėshtė larg e afėr,

thotė Zoti,

dhe do ta shėroj.”

20 Tė paudhėt janė porsi deti me valė

qė nuk di tė qetėsohet,

valėt e tė cilit lym e baltė vjellin.

21 Thotė Hyji im:

“S’kanė paqe tė paudhėt!”

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Isaia > Vajtim kundėr idhujtarisė