Kapitujt

Vajtimet: 2. Vajtimi i dytė

2

1 Oh, si e nxiu nė zemėrim tė vet Zoti

Bijėn e Sionit!

Nga qielli pėr tokė e flaku

nderin e Izraelit,

s’iu kujtua shtroja e kėmbėve tė veta

ditėn e zemėrimit tė vet!

Bet

2 Zoti i shkretoi pa mėshirė

mbarė kullosat e Jakobit;

i rrafshoi nė zemėrim tė vet

fortesat e Bijės sė Judės;

pėr tokė e rrėzoi, e mallkoi

mbretėrinė e krerėt e saj!

Gimel

3 Nė flakėn e zemėrimit tė vet

Izraelit i theu ēdo pushtet,

e tėrhoqi tė djathtėn e vet

para fytyrės sė armikut,

flakė e ndezi nė Jakob zjarrin

qė pėrpin gjithēka pėrreth.

Dalet

4 Si armik e ngrehu harkun,

s’iu dridh dora mė se kundėrshtarit,

pėr pa vrarė nuk la asgjė

tė bukur pėr shikim

nė tendėn e Bijės sė Sionit:

zemėrimin si zjarr e shfreu.

He

5 U bė Zoti si tė ishte armik,

e pėrpiu Izraelin,

ia pėrpiu tė gjitha fortesat,

ia rrafshoi tė gjitha kullat,

e shtoi mbi Bijėn e Judės

pikėllimin edhe trishtimin.

Vau

6 Kopsht tė shthurur ia bėri Tempullin,

e shkatėrroi Tendėn e vet:

bėri Zoti tė harrohen nė Sion

e kremtja edhe e shtuna,

i pėrbuzi nė furi tė vet

mbret e prift!

Zain

7 Iu mėrzit lteri i vet,

Shenjtėroren e vet mallkoi;

i lėshoi nė dorėn e armikut

muret e shtėpive tė saj:

krisi britma nė Shtėpi tė Zotit

porsi ditėn e festimit!

Het

8 Vendosi Zoti tė rrėnojė

murin e Bijės sė Sionit,

e ngrehu pėr masė konopin,

nuk e ndali dorėn nga rrėnimi:

nė zi i veshi avlli e mur,

tė dy sė bashku po rrėzohen.

Tet

9 Dyert e saj i mbuloi dheu;

i theu, i copėtoi shtatkat e saj.

Mbreti e princat tė humbur ndėr paganė,

u zhduk Ligji!

As profetėt mė nuk kanė

vegim prej anės sė Zotit!

Jod

10 Rrinė nė pluhur edhe heshtin

pleqtė e Bijės sė Sionit,

me pluhur e pluhuruan kokėn

e u ngjeshėn me grathore;

pėr tokė ulin kokėn e vet

virgjėrat e Rruzalemit!

Kaf

11 Sytė e mi prej lotėsh u verbuan,

u pėrzien pėrbrendėset e mia;

u derdh pėr tokė mėlēia ime

se u shkatėrrua bija e popullit tim,

ndėrsa meket foshnja dhe ferishtja

nėpėr sheshet e Qytetit.

Lamed

12 U thoshin nėnave tė veta:

“Ku ėshtė drithi, ku ėshtė vera?”

E mekeshin si tė plagosur

nėpėr rrugėt e Qytetit

e shpirti atyre u dilte

n’prehrin e nėnave tė veta.

Mem

13 Me kė tė tė krahasoj? Kujt tė them se i pėrngjan,

o Bija e Jerusalemit?

Me kė tė tė barazoj pėr tė tė

ngushėlluar,

Bukuroshja Bijė e Sionit?

I madh si deti ėshtė rrėnimi yt,

kush mund tė tė sjellė shėrim?

Nun

14 Profetėt e tu pėr ty patėn vegime

tė rreme e tė marra;

s’ta zbulonin fajėsinė tėnde,

qė ta ndėrronin fatin tėnd,

por tė treguan profeci trillimesh,

rrene e edhe ngashnjimi.

Sameh

15 Pėrmbi ty shuplakat rrahin

tė gjithė ata qė udhės kalojnė,

fėrshėllejnė dhe kokat lėkundin

pėrmbi Bijė tė Jerusalemit:

“Ky ėshtė Qyteti ‑hijeshia e

pėrsosur‑

hareja e botės mbarė?!”

Fe

16 Hapin gojėn kundėr teje

tė gjithė kundėrshtarėt e tu,

fėrshėllejnė, me dhėmbė kėrcėllojnė

e thonė: “E pėrpimė!

Ja, dita qė kaherė prisnim:

ia mbėrritėm me sy ta shohim!”

Ain

17 E ēoi nė vend Zoti ē’vendosi,

e plotėsoi fjalėn e vet,

tė urdhėruar qė qėmot:

rrėnoi e nuk pati mėshirė!

Bėri tė gėzojė mbi ty armiku,

armiqve tė tu fuqinė ua rriti.

Sade

18 T’i klithė Zotit zemra jote

pėrmbi muret e Bijės sė Sionit,

lėr rrėke le tė derdhen lotėt

ditė e natė!

Mos i jep pushim vetvetes,

tė mos pushojė qepalla e syrit tėnd!

Kof

19 Ngrihu e natėn gjėmo

kur fillon turni i rojės,

zbraze si ujėt zemrėn tėnde

pėrpara fytyrės sė Zotit!

Lartėsoji drejt tij duart e tua,

kėrko ndihmė pėr foshnjat e tua

qė po meken nga uria

nė krye tė tė gjitha udhėve.

Res

20 “Kėqyr, o Zot, e deh, shiko,

me kė u solle der tani kėshtu?

Vallė tė hanė gratė frytin e vet,

foshnjat qė duhet tė rriten?

Thua tė vriten nė Shenjtėrore tė Zotit

priftėrinjtė edhe profetėt?

Sin

21 Dergjen pėr tokė nė rrugė tė madhe

fėmijė e plak,

virgjėrat e tė rinjtė e mi

ranė prej shpatės:

i vrave ditėn e zemėrimit tėnd,

i godite dhe nuk pate mėshirė.

Tau

22 Ti i mblodhe si pėr ditė feste

tmerruesit e mi pėrreth;

ditėn e zemėrimit tė Zotit

kush s’shpėtoi, askush gjallė s’mbeti

tė cilėt i mėkova dhe i ushqeva:

armiku im farėn ua treti!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Vajtimet > Vajtimi i dytė