Kapitujt

Vajtimet: 3. Vajtimi i tretė

3

1 Unė jam njeriu qė e sprovoi mjerimin

nėn frushkullin e zemėrimit tė tij.

Alef

2 Ai mė urdhėroi e mė bėri tė ec

nėpėr terr e jo nė dritė.

Alef

3 Veē kundėr meje e solli, e risolli

gjith’ditėn dorėn e vet.

Bet

4 Ma shkriu lėkurėn edhe mishin,

i thėrmoi eshtrat e mia.

Bet

5 Pėrreth meje ndėrtoi mur,

me helm e pikėllim mė rrethoi.

Bet

6 Mė ndryu tė jetoj nė njė vend tė errėt

porsi tė vdekurit e pėrhershėm.

Gimel

7 Mė rrethoi nė mur qė tė mos mund tė dal,

mė lidhi nė pranga tė rėnda.

Gimel

8 Nėse thėrras e kėrkoj ndihmė,

e pėrbuz lutjen time.

Gimel

9 M’gurė tė latuar m’i muroi rrugėt,

m’i mbylli shtigjet e mia.

Dalet

10 Arushė nė pritė u bė pėr mua,

luąn qė sulet befasisht.

Dalet

11 Me ferra m’i zuri rrugėt,

mė copėtoi e mė la nė mjerim.

Dalet

12 E ngrehu harkun e vet, mua mė vuri

shenjė shigjete.

He

13 I nguli nė tė hollėt tim

bijat e kukurrit tė vet.

He

14 U bėra pėrqeshje e pop’llit tim,

kėnga e pėrditshme e tyre.

He

15 Mė ka ushqyer me hidhėrime,

me lėng mendre mė ka dehur.

Vau

16 Me gurė dhėmbėt m’i thėrmoi,

mė zhgėrreu nė pluhur.

Vau

17 Shpirti im mė s’di ē’ėshtė paqja,

mė nuk di ē’ėshtė lumturia.

Vau

18 Thashė: “Lamtumirė, o lumturi,

e gjithēka prisja prej Zotit!”

Zain

19 Mė kujto skamjen e endjen time,

mendrėn e helmin tim!

Zain

20 I kujtoj, s’mund t’i harroj

e mė copėtohet shpirti im.

Zain

21 Ja, se ēka pėrbluaj nė zemėr

e prandaj mė ngjallet shpresa:

Het

22 “Lavdi Zotit qė fara s’na u shua,

qė s’munguan pėrdėllimet e tij!

Het

23 Mu, ēdo mėngjes Ai i pėrtėrin!

Besa jote s’ka kufi!

Het

24 ‘Pjesa ime ėshtė Zoti’‑mė thotė shpirti‑

kėndej vazhdoj tė kem shpresė nė Tė.”

Tet

25 I mirė ėshtė Zoti pėr ata qė shpresojnė nė Tė,

ndaj shpirtit qė e kėrkon.

Tet

26 Ėshtė mirė tė pritet nė heshtje

shėlbimi qė vjen prej Zotit.

Tet

27 Ėshtė mirė pėr burrin ta mbartė

zgjedhėn qė prejrinisė sė vet.

Jod

28 Le tė rrijė vetėm e tė qėndrojė nė heshtje

kur Zoti ta mbrehė nė zgjedhė.

Jod

29 Le ta vėrė gojėn e vet nė pluhur:

sepse ndoshta ende ka shpresė.

Jod

30 Le t’ia sjellė faqen goditėsit,

le tė ngihet me poshtėrime!

Kaf

31 Sepse Zoti

nuk pėrbuz pėr pėrgjithmonė.

Kaf

32 Nėse ndėshkon, Ai do tė ketė dhimbje

sipas mėshirės sė vet tė madhe.

Kaf

33 S’i do zemra t’i pėrvujtėrojė,

t’i ndėshkojė bijtė e njeriut.

Lamed

34 Tė ndrydhen, tė shtrohen nėn kėmbė

tė gjithė tė munduarit e vendit.

Lamed

35 T’i shtrembėrohet e drejta njeriut

para syve tė tė Tejetlartit,

Lamed

36 e padrejtė nė gjyq t’i bėhet tjetrit:

a thua Zoti s’i sheh kėto tė gjitha?

Mem

37 Kush ėshtė ai qė tha e ashtu u bė?

Vallė s’ėshtė Zoti ai qė merr vendim?

Mem

38 Prej gojės sė tė Lartit a nuk rrjedhin

tė vėshtirat e tė mirat?

Mem

39 Vdekatari pse tė murmurisė?

Tė zotėrojė burri mbi mėkatet e veta!

Nun

40 “T’i shqyrtojmė e t’i kėrkojmė udhėt tona

e tė kthehemi kah Zoti!

Nun

41 T’i lartėsojmė duart tona e zemrėn

te Zoti qė ėshtė nė qiell.

Nun

42 Ne mėkatuam, kundėr Teje u ēuam,

ja, pėrse Ti nuk na fale!

Sameh

43 Me furi u armatose, na godite,

na vrave, nuk na fale!

Sameh

44 Ti e vure pėr pritė renė

tė mos na mbėrrijė te ti lutja.

Sameh

45 Na ērrėnjose, llom na bėre

mes popujsh!

Fe

46 U ngėrdheshėn kundėr nesh

pa dallim tė gjithė armiqtė tanė.

Fe

47 Shorti ynė u bė tmerri e gropa,

shpartallimi dhe rrėnimi!

Fe

48 Rrėke rrjedhin prej syve tė mi lotėt

pėr rrėnimin e Bijės sė popullit tim.

Ain

49 Sytė e mi lotojnė e nuk pushojnė,

sepse s’mund tė ketė qetėsi

Ain

50 derisa tė shikojė e tė shohė

Zotynė prej qiellit.

Ain

51 Syri im dhimbje mė shkakton

pėr bijat e Qytetit tim.

Sade

52 Mė pėrndjekin si gjuetari shpendin

ata qė pa arsye mė urrejnė.

Sade

53 Jetėn ma borėn nė humnerė,

pėrmbi mua hodhėn gurė.

Sade

54 Pėrmbi kokė mė vėrshuan ujėrat

e unė thosha: “Kam mbaruar!”

Kof

55 Atėherė, Zot, emrin tėnd thirra

nga thellėsia e humnerės.

Kof

56 Ma ndieve britmėn: “Mos i mbyll veshėt

nė dėnesjen e nė kushtrimin tim!”

Kof

57 Ti u afrove kur tė rashė ndore

e the: “Frikė mos ki!”

Res

58 E mbrojte, o Zot, ti ēėshtjen time,

ma shpėrbleve jetėn time.

Res

59 E pe, o Zot, tė padrejtėn qė m’u bė:

mbroje ti tė drejtėn time!

Res

60 E pe tė gjithė furinė e tyre,

synimet e tyre kundėr meje.

Sin

61 I dėgjoje fyerjet e tyre, o Zot,

synimet e tyre kundėr meje.

Sin

62 Buzė e mend tė armiqve tė mi

kundėr meje janė gjith’ditėn.

Sin

63 Vėri re: si kur ulen si kur ēohen

unė jam kėnga pėrqeshėse e tyre.

Tau

64 Shpaguaj ti si e meritojnė, o Zot,

sipas veprave tė duarve tė tyre!

Tau

65 Bėje zemrėn e tyre tė ngurtė,

mbi ta tė bjerė mallkimi yt!

Tau

66 Ndiqi, o Zot, me furinė tėnde,

ērrėnjosi nėn qiellin tėnd!”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Vajtimet > Vajtimi i tretė